...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërmarrja shtetërore e Bonifikimit dhe parandalimi i përmbytjeve në ultësirën e Shkodrës

‘Dokumentari’ përkatës, në fakt, nuk është dokumentar në kuptimin e plotë të fjalës: domethënë, autori të ketë fituar dije paraprake dhe ta zbërthejë atë për teleshikuesin me qëllim që të kuptohet drejt çështja dhe ndihmohet nëse bëhet fjalë për kizë

Ylli Përmeti

01/02/2021 - 09:49

Gjatë pandemisë RTSH-ja realizoi një “dokumentar” për ndërmarrjen shtetërore të “Bonifikimit”, të cilën e ngriti qeveria komuniste e Enver Hoxhës. Fjala “bonifikim” është italiane (“bonificare”) dhe ka kuptimin e “shërimit përsëri”, “tharjes” ose përmirësimit të kushteve natyrore të tokave bujqësore jo vetëm për shtimin e prodhimit bujqësor por dhe për parandalimin e përmbytjeve të të mbjellave, banesave dhe natyrës në përgjithësi. ‘Dokumentari’ përkatës, në fakt, nuk është dokumentar në kuptimin e plotë të fjalës: domethënë, autori të ketë fituar dije paraprake dhe ta zbërthejë atë për teleshikuesin me qëllim që të kuptohet drejt çështja dhe ndihmohet nëse bëhet fjalë për kizë. Ai thjesht tregon dëshmitë e protagonistëve të kohës (inxhinierë etj.) se si ata realizuan shumë vepra kullimi dhe vaditje përmes ndërmarrjes përkatëse që për sot duken të pa-realizueshme.

Regjizori Red Mazi, në fjalë të tjera, dëshmitë e tyre nuk i shoqëron me zbërthim dhe shtjellim: sepse kjo është detyra e një dokumentaristi. Por si duket RTSH-ja dhe punonjësit e saj nuk e kanë të qartë natyrën e dokumentarit! Nëse autori në fjalë e kishte të qartë natyrën e dokumentarit, do të kishte lexuar shumë përpara se ta realizonte. Dhe nëse lexonte, me siguri do të përballësh me tezën time lidhur parandalimin e përmbytjeve dhe jo vetëm. Por është e qartë se nuk ka proceduar nga leximi dhe kuptimi i drejtë problematikës për sa kohë që në “dokumentar” paraqiten vetëm dëshmi dhe tregim se si punonin teknikët e ndërmarrjes së Bonifikimit. Për të njëjtë arsye ai duhet të ri-realizohet: sepse nuk e ndihmon plotësisht problematikën. Një dokumentar i plotë, rrjedhimisht, do ta fillonte nga numri i punonjësve të përfshirë në ndërmarrjen përkatëse (historiku); më pas do të citonte shumën e kursimeve që caktonte qeveria për të mbuluar nevojat e saj (koston); dhe do të vazhdonte duke cituar veprat dhe punën që shpesh ishte heroike e punëtorëve përkatës (realizimet).

Të paktën nga dëshimtë e inxhinierëve kuptojmë se ata kishin zhvilluar një qasje të përgjithshme për parandalimin e përmbytjeve: masnin volumin maksimal të rreshjeve dhe në bazë të volumit përkatës ndërtoheshin veprat ose kanalet e kullimit. Kjo është një qasje që përdoret nga gjithë inxhinierët e bonifikimit. Inxhinierët holandezë, për shembull, të cilët janë më të famshmit e kohës sonë, përdorin të njëjtën qasje. Por si në rastin e holandezëve ashtu dhe në rastin e teknikëve tanë mungon kuptimi i rolit të pemëve në parandalimin e përmbytjeve; mungon, gjithashtu, efekti i ndryshimeve klimatike në të cilët ndikojnë edhe ata me mos tregimin dhe luftimin e shkaqeve. Për pasojë, ata përqendrohen kryesisht në prita prej betoni dhe gurësh, shpesh të mbështetur me rrjeta teli. Ndaj kjo qasje është e pjesshme dhe problematike. Dhe ndaj ajo duhet të rikonceptohet.

Për përmbytjet në zonën fushore të nënshkodrës, për shembull, për të cilat disa banorë thonë se fajin e kanë kaskadat e hidrocetraleve të lumit Drin (Fierza, Komani, dhe Vau i Dejës) —shkarkesat e mëdha të ujit— dhe të tjerë thonë se është paaftësia për të kontrolluar prurjet ujore që sjellin lumenjtë, liqeni, por dhe hidrocentrali i Vaut të Dejës, ndërsa drejtuesi i koorporatës elektro-energjitike të Shqipërisë, Benet Beci, kundërshton se si në rastin kur kontrollohen mirë apo keq ujërat kaskada është ndihmë ose një lehtësuese e përmbytjeve në zonën përkatëse. “Pas përmbytjeve masive të vitit 2010, ekspertët më të mirë të fushës së hidroenergjitikës, në bashkëpunim me ekspertë të huaj, studiuan gjithë pellgun ujor të Shkodrës si dhe sistemin mbrojtës të argjinaturave, ku u investuan më shumë se 10 milionë dollarë. Megjithatë, fshatrat e Nënshkodrës vazhdojnë të përmbyten thuajse çdo vit” (Voa).

Fakti që është realizuar një studim me ekspertë të huaj dhe vendorë dhe është investuar në argjinatura, dhe kaskadat ndihmojnë në frenimin e prurjeve të ujit, siç thotë drejtuesi i koorporatës elektro-energjitike, pse përmbytjet janë biblike? Këtë përgjigje duhet të na e japin “ekspertët” sepse edhe e kanë studiuar realitetin përkatës edhe kanë marrë masa për parandalimin e përmbytjeve. Por nuk është e vështirë për t`u kuptuar se pse përmbytet ultësira e Shkodrës: në njërën janë rreshjet në sasi të mëdha shiu (ndryshimet klimatike tek të cilat kontribojnë të gjithë — edhe ata që përmbyten) dhe në anën tjetër, janë argjinaturat, për të cilat, “ekspertët” duhet të na thonë se për cilin volum ujë janë ndërtuar, me qëllim që të masim volumin e rreshjeve në raport me volumin që përballojnë argjinaturat.

Dhe fakti që nuk e përmendin këtë fakt “ekspertët” tregon se ose nuk kanë zbatuar ndonjë parim inxhinierik kur ndërtuan argjinaturat ose e fshehin si volum për mos t`u ekspozuar. Por edhe nëse kanë ndërtuar pa parim inxhinierik (përllogaritjen e raportit mes volumit maksimal të rreshjeve dhe përmasës së argjinaturave) apo kanë ndërtuar me parimin përkatës por kanë gabuar, është e qartë se nëse argjinaturat, sado qofshin ato, shoqëroheshin me pemë, mbi 70% e ujit do të shkonte në thellësi të tokës dhe përmbytjet dhe shpërdorimi i kursimeve tona të pakta për dëmshpërblime, do të ishin shmangur. Ato do të ishin shmangur edhe më shumë nëse përgjatë ultësirës përkatëse, ku aktualisht vetëm shkurre kanë mbetur (si pasojë e padijes) do të mbilleshin pemë (në linja dhe përgjatë çdo kanali me qëllim që të krijoheshin barrikada me pemë) dhe do të punohësh për mirëmbajtjen e kanaleve. Por të gjitha këto punë nuk mund të bëhen pa një ndërmarrje shtetërore.                

Lexo, për më shumë       

Shkaqet e përmbytjeve dhe masat e parandalimit

Në datën 11 shkurt gjendja në Shkodër ishte biblike:

Për shkak të prurjeve të shumta nga territori i Malit të Zi, Liqeni i Shkodrës arriti sot nivelin 9 metër e 15 centimetër, ose 45 centimetër mbi nivelin maksimal. Ndërsa në Lumin Drin, niveli i ujit kaloi me 10 centimetër kuotën maksimale. Po të njëjtën ditë harta e përmbytjeve shkoi në 1025 hektarë duke arritur në një sipërfaqe totale prej 5300 hektarësh, pjesa më e madhe në Dajç dhe Anë të Malit. Në Obot 4 banesa janë të përmbytura, ndërsa në Dajç dhe Berdicë 145 banesa u rrethuan nga uji. Rruga e Obotit dhe disa fshatrave të Dajçit u bllokuan nga uji. Si pasojë e përmbytjeve, rreth 200 shtëpi në zonën periferikeve të Livadheve kanë prani uji në oborre, ndërsa në 5 të tjera uji ka hyrë në banesa.

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA