...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndryshimet mes policisë së Enverit dhe Berishë-Ramës dhe shkaqet e degjenerimit të saj

Elita komuniste përpiqësh ta edukonte policin edhe me veshjen e policisë. Veshja e tyre u zgjodh sipas qasjes së përgjithshme komuniste në estetikë: thjeshtësisë. Kjo qasje u braktis nga elita e dekadave të fundit, sepse është e papërputhshme me ideologjinë kapitaliste. Domethënë, me luksin. Thjeshtësia dhe luksi janë gjithnjë shije të kundërta. Shijet e luksit u theksuan më shumë me Ramën. Ky i fundit e ka dashur luksin që në rininë e tij...

SHJ

12/12/2020 - 14:12

Keqformilimi i ligjit për policinë dhe keqedukimi i policisë nga elita

Rastet e përdorimit të dhunës dhe gazit lotsjellës në protesta lidhen pikërisht me moskuptimin e drejtë të ligjit ose teorisë dhe praktikës së policisë. Në fakt ligji nuk sqaron drejtë se si përkthehet në praktikë koncepti i “proporcionit”! Fjala “proporcion” ka disa kuptime dhe si fjalë përdoret në gjuhët me prejardhje latine dhe gjermanike (anglisht etj.). Si duket ligjhartuesi mendonte anglisht kur e shkruante ndërsa kërkon të vendosë në veprim policët shqiptarë shumica e të cilëve nuk di anglisht dhe rrjedhimisht kuptimi i fjalës përkartëse mbetet e vagët! Kështuqë, mirë është ta sqarojmë si koncept. Kuptimi i saj lidhet me forcën që duhet të përdorë polici kur përballet me një apo më shumë qytetarë. Forca e policit duhet të jetë e barabartë me forcën që ushtron qytetari kundrejt policit. Ligji synon të mbrojë qytetarin nga dhuna e policit dhe i thotë këtij të fundit që mos ta tejkalojë dhunën e qytetarit. Në rast të kundërt, polici dënohet.

Pjesë nga analiza e Ylli Përmetit. Këshillohet të lexohet e gjitha: 

Padija e establishmentit akademik dhe politik dhe nevoja e ri-edukimit të policisë

Mirëpo, përkthimi i kësaj “fuqie” në praktikë mbetet i vagët edhe nëse kuptimi është e drejtë: së pari, sepse ligji nuk konsideron raportin e pabarabartë mes një polici dhe një qytetari (policin e pajisim me pajime mbrojtëse ndërsa qytetari është i pambrojtur) dhe së dyti, sepse që të ushtrojë “forcë” të barabartë me qytetarin një polic duhet të zhvillojë artin ushtarak që njihet si “art që lufton duke u mbrojtur” por me një synim të mëtejshëm: të ruajë shëndetin e atij që e sulmon pavarësisht se e sulmon. Ky “art luftarak” nuk synohet nga ligji as e kemi dëshmuar nga veprimet policore kur patrullojnë apo përballen me protesta. Përveç një rasti: kur u sulmua kryeministria në mbrëmjen e 9 dhjetorit ku një grup i vogël policësh u ‘sakrifikua’ për mbrojtjen e godinës. Por jo sepse policia ka zhvilluar “artin luftarak” që përmenda. Por sepse ndihësh fajtore. Pas asaj nate, policia shkeli ligjin. Dhuna që dëshmuam ishte e turpshme për mos të thënë kriminale. Por sërish, ajo është pasojë e keqedukimit të policëve në raport me ligjin. Vetë ligji, është keqformuluar dhe përdor terma të huaj kur dihet se i drejtohet shqiptarëve dhe ai nuk zbërthehet nga “profesorët” kur kualifikojnë policët as në teori as në praktikë.

Një çështje tjetër është mungesa e shqyrtimit dhe gjykimit nga trupa policore e veprimeve të policisë në terren. Kjo praktikë do të ndihmonte policinë të zhvillonte arsyetimin dhe të rriste kuptimin për rolin e saj në shoqëri - veçanërisht për të rinjtë e rekrutuar në të. Se pse nuk zhvillohet “vetgjyqësia” në gjirin e policisë lidhet me ministrinë e rendit. Për shembull, Lleshaj pohoi se ai donte të “udhëhiqte” me “shembullin” e tij. Kjo është një qasje që ndiqet nga elitat e dy shekujve të fundit, komuniste apo borgjeze qofshin ato. Mirëpo, kjo qasje shpërnjeh jo vetëm rolin e edukimit në raport me ligjin (teorinë dhe praktikën) por dhe efektin e “shembullit”: në rastin konkret Lleshaj si “shembull” udhëheqës kishte një qendrim të ‘ashpër’ në publik (ndoshta ai vetë mund ta konsiderojë sjelljen e tij si autoritare meqënse besohet nga elitat se përmes autoritarizmit vendoset rregull dhe disiplinë) deri sa kulmoi me fyerjen e policëve në mes të parlamentit kur u “përlesh” me Murrizin.

Qartësisht, policia ka nevojë për edukim në raport me ligjin dhe rinkoncetim organizativ me qëllim që të mbrojë qytetarin dhe mos të degjenerojë. Por ka një ndryshim të madh, sidoqoftë, mes policisë së socializmit dhe policisë së elitës sonë borgjeze të 30 viteve të fundit: ajo zhvillohësh në dinamikën e ideologjisë socialiste ku mbrotja dhe lumturia e popullit ishte e para dhe ku korrupsioni dënohësh ndërsa policia e sotme jo vetëm që nuk miredukohet në raport me ligjin që administron por kurruptohet së pari nga qeveritë (ministrat dhe kryeministrat) dhe së dyti, kur korruptimi fillon nga lartë, ashtu do të veprojnë dhe të tjerët në shkallaret e tjera të hierarkisë policore. Korrupsioni në polici është endemik. Një studim i realizuar në vitin 2014, “Police Integrity and Corruption in Albania”: Arjan Dyrmishi, tregon shkallën e korrupsionit në polici dhe ndonëse përpiqet të tregojë shkaqet e tij dhe i lidh ata me faktorë edukativë dhe strukturor ose organizativë, ai nuk bën një lidhje të qartë mes ligjit dhe filozofisë së tij dhe efektit të hierarkisë.    

Një ndryshim tjetër, që lidhet me angazhimin politik të elitave, është punësimi i plotë gjatë socializmit dhe punësimi i pjesshëm gjatë 30 viteve të fundit. Punësimi i plotë i shoqërisë nga elita e kohës pakësonte nevojën për policim të shoqërisë ndërsa mospunësimi i plotë nga elita e 30 viteve të fundit rrit nevojën për policim të shoqërisë: sepse një njeri i papunë dhe pa virtyte gjithnjë do të përfshihet në veprimtari kriminale. Punësimi i plotë mundësonte dhe shkollimin e fëmijëve ndërsa mospunësimi i plotë krijon analfabetë dhe familje të brishta dhe thekson klasat sociale. Kështu me punësimin e plotë dhe arsimimin e gjithë shoqërisë elita komuniste -marksiste- reduktoi nevojën e policimit të shoqërisë.

Kjo është arsyeja se pse raporti mes numrit të policëve dhe shoqërisë ishte tejet i vogël në atë kohë ndërsa është rritur gradualisht dekadat e fundit dhe bashkë me ta dhe kostua. Kështuqë, edhe nëse ka të rinj që protestojnë pa u nxitur nga partitë kundërshtare të qeverisë aktuale, ata protestojnë sepse jetojnë në një shoqëri klasore shumë më të mprehte se shoqëria e shekullit të kaluar. Shoqëria klasore, me radhë, krijon dinamika shoqërore të ndryshme (padrejtësi më të mëdha, zemërim më të madh etj.). Arsyeja se pse policia është kthyer në dhunë sistematike, rrjedhimisht, lidhet së pari me mosangazhimin politik të elitës aktuale për punësim të plotë; dhe së dyti me padijen e elitës (politike dhe akademike) për të edukuar policët dhe përgjithësisht shoqërinë.

Por duhet thënë se elita komuniste përpiqësh ta edukonte policin edhe me veshjen e policisë. Veshja e tyre u zgjodh sipas qasjes së përgjithshme komuniste në estetikë: thjeshtësisë. Kjo qasje u braktis nga qeveria “Nano” e vitit 1998, sepse ishte e papërputhshme me ideologjinë kapitaliste. Domethënë, me luksin. Kështu ajo u përputh me uniformat e vendeve europiane. Thjeshtësia dhe luksi janë gjithnjë shije të kundërta. Shijet e luksit u theksuan më shumë me Ramën. Ky i fundit e ka dashur luksin që në rininë e tij, sepse ishte pjesë e fëmijëve borgjezë që lindnin nga gjiri i elitës komuniste. Për këtë dukuri ishin në dijeni anëtarët e elitës dhe shqetësoheshin. Por nuk e kuptonin se pse fëmijët e tyre degjeneruan nga vlerat socialiste drejt vlerave borgjeze.                            

Por si e fitoi autoritetin policia e Enverit?

‘Autoritet’, në kuptimin e respektimit të figurës së policit nga populli. Policia e Enverit ishte pasojë e luftës. Kjo e fundit spikati organizatorët dhe luftëtarët “më të mirë”. Rrjedhimisht, kur u çlirua Shqipëria policia u drejtua nga “më të mirët” e luftës. Autoriteti i saj ishte i padiskutueshëm. Por ngadalë ajo degjeneroi pavarësisht se përpjekjet për edukimin e saj nuk munguan. Arsyeja kryesore ishte përqendrimi në ideologji se sa në zhvillimin e virtyteve të domosdoshëm në polici. Ideologjia kërkonte që policia të udhëhiqte popullin me veprimet e saj. Domethënë, të ishte mbi të gjitha e drejtë. Por që të “udhëhiqte” asaj i nevojiteshin njerëz virtuozë dhe Marksi nuk i mësonte komunistët se si të zhvillonin njerëz virtuozë—me vlera sociale të qendrueshme. Për pasojë, policia humbi autoritetin e saj dhe në dekadën e fundit të socializmit filluan të qarkullonin talljet e popullit me figurën e tij dhe nuk mungonte as në rolet e teatrit aq sa shumë fëmijë —unë gjithashtu— shpesh kalonim ditën duke përsëritur talljet popullore me policët.          

Dy dekadat e para të socializmit policia ishte aq e suksshme —në uljen e kriminalitetit, në zbulueshmëri, në eliminimin e gjakmarrjes etj.—saqë në vitin 1970 presidiumi i kuvendit popullor e dekoroi me “Urdhrin e Shërbimit të Klasit të Parë”. 

Edukimi universitar i policisë filloi në vitin 1971. Që nga ajo kohë nuk vërehet përmirësim mes policëve. Kualifikimi nuk bazohet në zhvillimin e balancuar mes mendjes dhe trupit. Domethënë, koha mes “stërvitjes” mendore dhe fizike, nuk është e balancuar. Për pasojë, shumica e policëve janë mbipeshë. Kjo e fundit shkakton një sërë sëmundjesh (diabet, kancer etj.). Mbipesha ul dhe efiçencën në punë dhe rrit stresin. Si pasojë e padijes, klasa politike e rriti aq shumë numrin e policëve saqë në vitin 2019 kaloi disa fish mesataren e BE-së: për 100 mijë banorë ajo ka rreth 392 policë – rreth 74 policë më shumë se mesatarja e BE-së ose 1 polic për çdo 254 banorë! Të dhënat e drejtorisë së përgjithshme të policisë thonë se kemi rreth 10,985 policë. Në BE ka rreth 312 policë për çdo 100 mijë banorë ndërsa gjithë unioni ka rreth 1,6 milionë oficerë policie. Numri i tyre atje ka ardhur duke u pakësuar ndërsa në Shqipëri duke u shtuar. Udhëheq, në fjalë të tjera, në dhunë policore ndërsa në gjithçka tjetër është e fundit!             

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA