...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndryshimi` qasjes amerikane, lufta e re e Berishës kundër farsës zgjedhore të Ramës dhe jolufta e partive të reja

Katër janë ngjarjet kryesore që u zhvilluan përpara, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 11 majit: frika se Trampi do t`i ndryshojë trajektoren Shqipërisë; kuptimi` vonuar i Berishës se ai duhet të vazhdonte luftën kundër narkoshtetit me mosnjohje të zgjedhjeve; qendrimi (jo i papritur) i partive të reja; dhe implikimi Melonit dhe Dumanit dhe organeve të drejtësisë në përgjithësi me përpjekjen e Ramës për të blerë votat

Ylli Përmeti

25/05/2025 - 07:40

Njohja kundërthënëse e zgjedhjeve të 11 majit nga ambasada amerikane dhe shpresa ime

Rreth dy javë pas urimit të disa vendeve evropiane me në krye von der Lejen, pasoi dhe urimi` ambasadës amerikane: por ndryshe nga urimi` vitit 2021 kur ajo iu drejtua Ramës, këtë herë ajo uroi vetëm popullin e Shqipërisë për zgjedhjet parlamentare ndërsa pret të vazhdojë “partneritetin e ngushtë me Shqipërinë”.

Me pjesën e dytë të fjalisë ajo njeh qeverinë “Rama” dhe “pret” të vazhdojë bashkëpunimin. Por paralelisht kërkon nga ajo të luftojë kartelet e drogës dhe krimin e organizuar. Qendrimet e ambasadës amerikane duhet të përputhen me udhëzimet e përgjithshme të presidentit mbi politikën e jashtme dhe nëse nuk përputhen, ato mund të ndëshkohen sipas urdhërit të presidentit: “one voice”.

Le të shpresojmë se ajo e ka këshilluar qendrimin e saj, sepse njohja e zgjedhjeve nuk nënkupton vetëm njohjen e shkeljeve ligjore nga Rama lidhur me zgjedhjet por dhe njohjen e karteleve. Sidoqoftë, po të kemi parasysh se Trampi ka luftuar kundër vjedhjes së zgjedhjeve në vitin 2020, sorosistët i ka në shenjestër dhe po lufton tregtinë e drogës nga Meksika, shpresë s`ka vdekur. Megjithatë, shpresa e vetme që unë kam, është populli` ndershëm dhe luftarak shqiptar.        

Përpara zgjedhjeve, në Bruksel —reportonte Politico— qarkullonte shqetësimi se Trampi kishte plane për “ndryshimin e trajektores” së Shqipërisë ose për braktisjen e qëllimit të saj për t`u integruar në BE, për sa kohë që ai e ka në shënjestër BE-në lidhur me politikat e saj tregtare. Përveç qëllimit të tij lidhur me BE-në, Rama në sytë e Trampit është një “armik” meqënse kreu` Shqipërisë ka mbajtur qendrime armiqësore ndaj tij dhe përfaqëson kreun e Sorosit në Ballkan, armiku kryesor i Trampit.

Strategjia e Ramës për blerjen e zgjedhjeve përfshin Melonin dhe Dumanin

Zgjedhjet (ose “votimet” siç u quajnë disa “analistë” televizionesh me në krye Bushatin) implikojnë  së pari organet tona të drejtësisë dhe së dyti qeverinë “Rama” dhe kundërshtinë “Berisha” (lidhur me ligjin e medias). Ndaj nuk duhet të kursehet Dumani dhe gjithë të tjerët që kanë përgjegjësi ligjore. Sipas nenit 148, pika 2, a, prokurori shkarkohet nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë kur “kryen shkelje të rënda profesionale ose etike që diskretitojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës”. Në rastin e Dumanit ai ka kryer —sipas meje— “shkelje tejet të rënda profesionale” jo thjesht “të rënda” me mos hetimin e Xhaçkës dhe Ramës dhe me mos hetimin e shkeljeve ligjore nga Rama por dhe nga Berisha (lidhur me ligjin e medias) gjatë zgjedhjeve.

Nëse Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk vepron kundrejt Dumanit por dhe kundrejt Çelës, sepse edhe ai ka përgjegjësi ligjore lidhur me shkeljet ligjore, atëherë do të përballet me protesta.

Berisha po mundohet të dijësojë (“informojë” thotë dashnori latinishtes dhe jodashnori` shqipes!) Trampin (dhe disa evropianë) lidhur me zgjedhjet ose “farsën zgjedhore” siç i quan ai me të drejtë, me qëllim që më pas të përligj përpjekjen e tij për të kërkuar qeveri teknike dhe ripërsëritje të zgjedhjeve. Përpjekja nuk është e padrejtë por vështir ta besojnë pavarësisht se ai mund t`u paraqes atyre prova të pakundërshtueshme. Një rrugë tjetër që ka Berisha është shfrytëzimi` Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 131 të Kushtetutës, pika e, Gjykata Kushtetuese e ka për detyrë të shqyrtojë “çështjet që lidhen me zgjedhshmërinë dhe papajtueshmërinë në ushtrimin e funksioneve të Presidentit të Republikës të deputetëve, të funksionarëve të organeve të parashikuara në Kushtetutë, si dhe verfikimin e zgjedhjes së tyre”.

Me gjasë Berisha do ta shfrytëzojë dhe atë nen dhe zgjedhjet mund të shpallen të paligjshme nëse hamendësojmë se anëtarët e gjykatës përkatëse veprojnë në pavarësi nga Rama, sepse dihet se kryekrimineli ka disa anëtarë të “dorës së tij” atje. Megjithatë, pavarësisht se gjasat janë të pakta që Gjykata Kushtetuese të gjykojë drejt, ajo duhet të shfrytëzohet paralelisht me përpjekjen tjetër për të mbajtur “ndërkombëtarët” larg njohjes së Ramës dhe zgjedhjeve të tij. Më pas mund ta përshkallëzojë përpjekjen me protesta dhe pse jo dhe greva në institucionet kryesore vendimarrëse dhe kështu ta detyrojë Ramën të pranojë qeverinë teknike dhe përsëritjen e zgjedhjeve.

Këto përpjekje mund t`i bënin partitë e reja por siç duket qartë nga qendrimet e tyre, ato mezi po presin të shkojnë në kuvend dhe të shijojnë “famën” e deputetit, duke i vënë “vulën” një herë e përgjithmonë të ardhmes së tyre politike: sepse është e qartë jo vetëm nga qendrimet dhe programet e tyre parazgjedhore (plotë profka dhe pa dije shkencore lidhur me drejtimin e shtetit) por tashmë dhe nga fakti se ato pranojnë të ushtrojnë “detyrën” në kushte kur janë shkelur ligjet nga Rama (por dhe nga Berisha, lidhur me ligjin e medias) dhe në kushte kur Shqipëria është kthyer në narkoshtet dhe shqetësim për popujt e tjerë (me Britaninë ta heshtë deri diku përfshirjen e mafias shqiptare në tregun e saj, kryesisht sepse përfitojnë miliarda nga tregtia e drogës por vendet e Amerikës Latine po ngren zërin dhe na tregojnë si mos më keq). Shqetësimin përkatës e tregoi dhe SHBA-ja: ajo dërgoi prokurorin e përgjithshëm, i cili kërkoi nga ligjzbatuesit tanë të kenë përparësi “eliminimin e karteleve, krimin e organizuar ndërkombëtar dhe emigracionin e paligjshëm”.

Zgjedhjet e 11 majit 2025: me shkelje të ligjit të zgjedhjeve dhe medias dhe përsëritje e ‘oligarkisë përfaqësuese’

Sigurisht, pasi ambasada amerikane e mësoi “ujkun” (Ramën) me “mëlçi” në qafë ose me pushtet dhe vjedhje të njëpasnjëshme të zgjedhjeve dhe të shtetit, që nga viti 2013. Tani, meqënse ndryshoi drejtimi` Shtëpisë së Bardhë, kërkon prapë nga “ujku” të luftojë narkoshtetin e tij por në kushte kur Evropa po shtyn për mbështetjen e Ramës (hamendësisht, sepse ka frikë se i del Shqipëria nga sfera e ndikimit) dhe Rama e ka kuptuar se nuk do të gjejë mbështetje në Shtëpinë e Bardhë pavarësisht se po përpiqet t`i shesë Sazanin dhëndërit të Trampit.

Me siguri presidenti amerikan ka menduar dhe mendon se është më e rëndësishme të luftojë narkoshtetin e Shqipërisë dhe bashkë me të dhe vasalët e Sorosit se sa thjesht të pranojë dhuratën e Ramës. Do të ishte e pafalshme për Trampin që të bënte një “sy qorr dhe një vesh shurdh” për karakterin e shtetit shqiptar që i ka dhënë Rama dhe Sorosi për hir të Sazanit. Heshtja e Trampit lidhur me zgjedhjet por mos-heshtja e tij lidhur me karakterin e shtetit shqiptar, tregojnë se ai ka zgjedhur ta ndihmojë Shqipërinë me mosnjohjen e zgjedhjeve dhe me shtrëngimin e Ramës dhe organeve të drejtësisë për të luftuar krimin e organizuar.

Por duke qenë se kreu i mafias është Rama dhe Trampi s`e ka të vështirë ta kuptojë se kush qendron në krye të narkoshtetit, ai me siguri do të kërkojë të veprojnë shërbimet amerikane në Shqipëri kundër Ramës. Deri tani, këto të fundit, kanë qenë “as verë e as uthull” (megjithëse, për Ramën ka qenë “verë e kaluar verës”) por do të detyrohen të bëhen “uthull” dhe të shtrëngojnë në të gjithë drejtimet e mundshme (kryesisht përmes Spak-ut) për krijimin e një qeverie teknike dhe rizhvillimin e zgjedhjeve. Por tashmë s`kanë shumë “asa” në duar për t`i përdorur kundër Ramës, sepse është e qartë se Dumani po e mbron Ramën dhe ka vendosur, në padijen e tij t`i shërbejë narkoshtetit dhe bashkë me të – të radhitet në “ushtarët” e Sorosit kundër Trampit.   

Loja e pistë e qeverisë britanike dhe Ramës me mërgimtarët shqiptarë (2*)

Ky editorial është përditësuar 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA