...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Opinion” dhe kaosi tij: nga thumbat e Ramës te sharjet e Bashës

Fakti që emisioni përkatës quhet ‘opinion’ ai nuk synon të vërteta shkencore por të vërteta shqisore

Ylli Përmeti

16/10/2020 - 16:33

Emisioni “Opinion” i mbrëmjes së 15 tetorit tregoi edhe një herë mungesën e virtyteve (etikë dhe intelektualë) te Rama. Por edhe “hetuesit” e tij —gazetarët— nuk ndryshonin shumë nga Rama. Kujtoj se opinionet krijohen kryesisht përmes përshtypjeve ndërsa arsyetimi shkencor zhvillohet kryesisht përmes studimeve. Kështuqë fakti që emisioni përkatës quhet ‘opinion’ ai nuk synon të vërteta shkencore por të vërteta shqisore. Nga të “vërteta” të tilla gjithnjë do të ketë kaos dhe pështjellim. Kujtoj, gjithashtu, se kur ftohet kryeministri i një vendi, hetuesit e tij, gazetarët, duhet të shkojnë të përgatitur për çështjet që pyetet—domethënë, kanë hetuar dhe kanë zhvilluar të vërteta ndryshe nga të vërtetat që mbron kryeministri apo dikush tjetër i veshur me pushtet. Gazetarët e emisionit përkatës nuk kishin hetuar mjaftueshëm asnjë nga çështjet që përmendën. Për pasojë, shpesh shkaktonin reagim tek i ftuari i tyre: Rama, i cili reagimin e tij e quante “pasion”…për të shfajësuar veten nga tepëritë në sjelljen e tij. Kujtoj në këtë kontekst një nga aksiomat e vyera të Aristotelit: “se pasioni mbi të gjitha është i etshëm të turret në rrezik”.

Por gafa më e rëndësishme e Ramës ishte kur pohoi —pasi u nxit nga drejtuesi i emisionit lidhur me gjuhën e përdorur nga kundërshtari i tij, Basha, në një qendrim— se gjuha e tij ndryshon nga gjuha e Bashës. Sipas tij, gjuha e tij është ‘retorikë’! Gazetarët përkatës nuk bën ndonjë dallim mes thumbave të Ramës dhe sharjeve të Bashës. Hamendësisht, sepse…Gjuha e tij, në fakt, nuk ka asnjë lidhje me retorikën: sepse ajo karakterizohet nga ‘thumbimet’ dhe jo nga retorika. Kjo e fundit nuk përdor kurrë ‘thumbime’ në përmbajtjen e saj. Ja si e përcakton retorikën fjalori ynë: “dija që shtjellon rregullat e parimet për të folur bukur e në mënyrë bindëse dhe për të ndikuar te njerëzit me anë të fjalës”. Për dijen përkatëse ka folur gjerë e gjatë Aristoteli. Ndaj ai nxjerr përfundim se retorika përdor kryesisht enthimemën, silogjizmin dhe dialektikën. Ai sqaron çdo koncept dhe e themelon dialektikën në baza shkencore. Kështu, ndërsa Aritoteli nuk lexohet dhe nuk studiohet seriozisht në anët tona, dhe për pasojë termi ‘retorikë’ nuk kuptohet drejtë, nuk do të ishte e çuditshme që Rama ta konsiderojë veten retoricien dhe të dallojë veten nga kundërshtari i tij, Basha, dhe ta quajë gjuhën e tij ‘sharëse’.

Ky i fundit vërtet është sharës në shumë qendrime publike lidhur me Ramën. Shpresh herë dhe kërcënues. Kështuqë gjuha e tyre publike ndryshon: njëri përdor gjuhë thumbuese; tjetri gjuhë sharëse dhe kërcënuese. Asnjëri s`mund të quhet retoricien meqënse as kuptimin s`ia dinë termit as edhe, rrjedhimisht, do të përpiqen të jenë të tillë ndonjë herë. Po ta kishin të qartë kuptimin e termit ‘retorikë’ me siguri do ta përdornin atë dhe bashkë me të mund të ‘edukonin’ dhe gazetarët dhe dëgjues të tjerë. Këta të fundit nuk janë vetëm pa mendim shkencor —në rastin konkret shkuan për të hetuar pushtetarin kryesor të shoqërisë sonë pa hetime serioze— por dhe marjoneta të pronarëve të televizioneve. Domethënë, ata nuk kanë për objektiv të vërtetën por gjysëm të vërtetat me qëllim që t`i shërbejnë synimit të pronarëve: të tregojnë kryeministrin si të pavërtetë ose si gënjeshtar dhe kundërshtarin e tij më të denjë për rolin e kryeministrit. Kështuqë gazetarët përkatës kanë një mangësi shkencore kur shkojnë për të hetuar kryeministrin dhe një shtysë më shumë (të realizojnë qëllimet e pronarit) për të përfunduar në një emision ku vetëm për hetim dhe të vërtetat e tij nuk flitet. Në rastin konkret mbizotëroi pështjellimi dhe tensioni aq sa shpesh Rama kontrollohësh thuajse tërësisht nga emocionet...

Lexo këtu, Pse shajnë njerëzit dhe si mund ta tejkalojmë?

Kjo lloj gjuhe është përdorur nga të dy kaq vite dhe e njëjta gjuhë do të përdoret në vijim, sidomos në kushte parazgjedhore: Rama do të thumbojë dhe shtrembërojë të vërtetat (thubat e tij i përdor ndonjë herë dhe Basha dhe Meta) ndërsa Basha herë do të shajë, herë do të shtrembërojë të vërteta dhe here do të kërcënojë. Kur krerët e partive janë të tillë, pa virtyte…si mund të jenë krijesat e tyre, gazetarët dhe pedagogët e partive? Po populli?              

Por cilat janë gjysëm të vërtetat që thonë krerët e partive. Lidhur me impiantet e riciklimit të mbetjeve, për shembull, Basha thotë se me projektin e tij kur ishte kryebashkiak i Tiranës, qytetarët e kryeqytetit nuk do të paguanin “asnjë qindarkë” më shumë për mbetjet ndërsa akuzon Ramën se impiantet kanë kushtuar shumë dhe impiantet nuk punojnë. Rama kundërakuzon, bazuar në një dokument, se bazuar në projektin e Bashës shqiptarët do të paguan 30% për qind më shtrenjtë se sa projekti aktual duke cituar koston e tonit prej 29 euro dhe duke përmendur disa kosto të tjera të disa vendeve të tjerë të cilët e kanë dyfish dhe trefish koston e tonit të mbetjeve. Koston përkatëse Rama e paraqet me të drejtë si më të mirë se kostoja e Bashës por nuk përmend as faktin se për të ulur koston e tonit shfrytëzohen punëtorët; as faktin se sa kushtuan impiantet; as si u fituan përgjatë fazës tenderuese; as edhe, më e rëndësishmja, mundësinë e një Shqipërie të pastër pa impiante. Këto janë, në fjalë të tjera, gjysëm të vërteta që janë dhe kriminale meqë shpërdorohen kursimet tona.            

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA