...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përçartjet artistike dhe politike të Ramës me teatrin kombëtar dhe udhëkryqi i artistëve

Në të vërtetë, ato nuk janë thjesht përçartje. Por së pari krime politike.

SHJ

19/03/2018 - 10:56

Teatri aktual është një ndërtesë karakteristikat e të cilës nuk janë ‘kombëtare’. Nuk ka ndërthurur, në fjalë të tjera, virtytet kryesore të popullit tonë në arkitekturë dhe nuk ka marrë në konsideratë aspektet e shikimit dhe dëgjimit siç merreshin në konsideratë nga arkitektët e antikitetit. Por është një ndërtesë me karateristika të shkollës italiane të arkitekturës e cila ndërthur karakteristikat e perandorisë romake me karakteristika moderne. Sidoqoftë, ajo është një ndërtesë praktike që mbulon deri diku nevojat e artistëve tanë.

Nga reagimet dhe veprimet e artistëve pas deklaratës së Ramës se teatri do të prishet dhe në vend të tij do të ndërtohet një tjetër, pa parime, kuptojmë se atyre u dhimbset teatri meqënse kanë jetuar me të për shumë vite. Kjo është një lidhje shpirtërore që duhet respektuar. Në fakt, artistët tanë, me prishjen e teatrit marrin një goditje tjetër pas goditjes që mori kinostudioja. Ata kanë qenë pasivë kaq vite në luftën për të drejta sociale dhe kombëtare. Por aktivë —deri diku— lidhur me çerdhen e tyre të fundit. Kjo sjellje në vetë-vete është e kritikueshme: sepse përputhet me sjelljen “o mete për vete”. Sidoqoftë, tashmë ata gjenden në udhëkryq. Dhe bashkë me ta, dhe populli ynë: sepse duhet theksuar se teatri dhe kinematografia janë pasuri të vyera të një populli nëse i shërbejnë atij — edukimit të tij.

Sidoqoftë, si artistë, kaq kohë duhet ta kishin kuptuar se Rama do të sillësh keq me ta sepse vetë Rama, si artist, piktor, dhe me pushtet politik, thuajse absolut, nuk do të ngurronte të realizonte përçartjen e tij artistike edhe në qytete. Theksoj se piktura e Ramës është e natyrës abstraktive dhe jonatyraliste. Si e tillë, ajo nuk përmban parime. Kështu, një njeri pa parime në art nuk mund të ketë dhe krijojë parime në politikë. Për të njëjtën arsye, ai, iu përgjigj menjëherë përçudnimit të arkitektit të huaj: sepse një njeri pa parime dhe i paqartë në pikturë dhe arkitekturë do ta shikojë arkitekturën e re të “lidhur” me arkitekturën e vjetër pikërisht nga këndvështrimi i tij: abstraktiv. Në sytë e tij, rrjedhimisht, një ndërtesë e re pa parime arkitekturore mund të gërshetohet me ndërtesa deri diku, me parime.

Qartësisht, edhe në këtë rast, artistët tanë, u treguan naivë kur shumë prej tyre, e mbështetën me votë apo pa votë. Tani ata dhe ne, vuajmë pasojat. Në nivel ekonomik, ndërtimi i teatrit të ri propozohet në kohën kur ekonomia jonë nuk është stabilizuar dhe s'ka krijuar struktura të reja ekonomike për rritje të saj, cilësore dhe sasiore, dhe borxhi ynë vazhdon të jetë i lartë dhe do të rritet më shumë me politikën e PPP-së!   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA