...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përçudnimet kriminale të programeve televizive (Opinion, Open etj.): çështja e detit

Negociatat me qeverinë “Cipras” nuk dolën në një përfundim sepse pala jonë kërkoi nga pale greke që pretendimet e saj lidhur me detin t`i zgjidhnin përmes një pale të tretë, të pëlqyer nga të dyja palët, ose në gjykatën ndërkombëtare

Ylli Përmeti

12/09/2020 - 11:52

Dy emisione, Opinion dhe Open, në dy televizione kombëtare, Klan dhe Top Channel, kanë intesifikuar garën këtë vit ndërsa pretendojnë se shqyrtojnë çështjet kryesore që shqetësojnë popullin apo publikun dhe ndriçojnë realitetin në të cilin jetojmë. Në të vërtetë në emisionet përkatëse mbizotëron përçudnimi ndërsa tregojnë gjysëm të vërteta dhe shpesh të vërteta të përmbysura. Për shembull, për çështjen e detit një gjysëm e vërtetë është të tregosh aspektet teknike, se, për shembull, mes dy vendeve nuk mund të zbatohet parimi i 12 miljeve kudo; dhe një e “vërtetë” e përmbysur është argumenti se qeveria “Rama” ndryshe nga qeveria “Berisha” po “negocion” drejtë. Për aspektet teknike pyeten zakonisht ekspertët e të drejtës ndërkombëtare lidhur me çështjen e ujërve detare (Zaganjori etj.). Për ta, ato që thonë janë të vërteta të “plota”. Por këta shpërnjohin gjeopolitikën greke në rajon dhe pasojën e saj: varësinë që ka krijuar vendin ynë në raport me të dhe efektet që ka varësia ndërshtetërore në vendimet politike të vendit tonë! Ndërsa qeveria “Rama”, e cila veproi pasi ngriti zërin Myslym Pashaji, dhe kërkoi rrëzimin e marrëveshjes “Berisha-Basha” në Gjykatën Kushtetuese ku dhe u rrëzua si marrëveshje…nuk po “negocion” më drejtë se qeveria “Berisha”. Por le të kemi parasysh shkeljet e marrëveshjes “Berisha” përpara se të gjykojmë drejtë marrëveshjen “Rama”. Ja katër arsyet e Gjykatës Kushtetuese të rrëzimit të marrëveshjes “Berisha”:

“Për delimitimin e zonave të tyre përkatëse, të shelfit kontinental dhe zonave të tjera detare që u përkasin në bazë të së drejtës ndërkombëtare”, është e papajtueshme me Kushtetutën sa i takon çështjeve lidhur me: a) mospajisjen e delegacionit shqiptar me plotfuqi të rregullt nga Presidenti i Republikës për zhvillimin e negociatave dhe lidhjen e marrëveshjes; b) mangësitë serioze në përmbajtjen e marrëveshjes; c) moszbatimin e parimeve bazë të së drejtës ndërkombëtare për ndarjen e hapësirave detare midis dy vendeve me qëllim arritjen e një rezultati të drejtë dhe të ndershëm; ç) mosmarrjen parasysh të ishujve si rrethana të veçanta në delimitimin e hapësirave detare. (Shënim: Gjykata Kushtetuese përdor terma të huaj, ‘delimitim’; ‘shelf etj!)

Për plotfuqishmërinë e negociatave “Bushati” pati autorizimin e presidentit Meta. Por tre pikat e tjera burojnë nga marrëveshja përfundimtare. Për sa kohë që marrëveshje përfundmitare nuk pati me negociatat “Bushati” për aq kohë tre pikat e përmendura në marrëveshjen “Berisha” nuk mund të konsiderohen në këtë rast. Se pse nuk pati marrëveshje gjatë këtyre negociatave na e tregoi —“pa dashje”— Rama kur po kundërargumentonte në “Open” se kundërshtarët e tij, Berisha dhe Meta, thjesht peshkojnë popullin kur thonë se Rama “shiti detin”. Rama ishte i acaruar aq shumë sa që rrëfeu plotë të vërteta lidhur me “negociatat” që zhvilloi Bushati. Kryesorja: se negociatat me qeverinë “Cipras” nuk dolën në një përfundim sepse, sipas tij, pala jonë kërkoi nga pale greke që pretendimet e saj lidhur me detin t`i zgjidhnin përmes një pale të tretë, të pëlqyer nga të dyja palët, ose në gjykatën ndërkombëtare—të njëjtin qendrim mbajti në konferencën e organizuar nga “The Economist” në Athinë pas vizitës së tij në Turqi…dhe fakti që s`pati marrëveshje tregon se pala greke s`ka pranuar qasjen e qeverisë “Rama” ndërsa tregon qëllimin e saj të vërtetë: se kërkoi të përdorë “negociatat” për zgjidhjen e çështjes sepse vetëm përmes “negociatave” mund të zhvaste ndonjë “llokmë” tjetër. Tregon, gjithashtu, faktin se pala jonë ndihet e pafuqishme në “negociata” dhe kërkon ta zgjidhë çështjen e detit përmes një të “treti”…tregon, për shumë, se vetëm bisedime me bazë të drejtën ndërkombëtare nuk janë zhvilluar.

Kështu, duke mos treguar gjeopolitikën greke, varësinë e krijuar nga ajo dhe efektet e varësisë përkatëse në vendimet e qeverisë tonë, disa nga të ftuarit e emisioneve përkatëse nuk shqetësohen lidhur mundësinë e humbjes së ndonjë “zone ekonomike” në jug të Shqipërisë! Spahiu, për shembull, juristi e “kuqezinjëve” ka “zero shqetësim” për çështjen e detit sepse “asnjë nga qeveritë shqiptare nuk mund të marrë dot barrën e ekspertizës për të rënë dakord në negociatat me Greqinë”! Ky nuk kundron as për faktin se qeveria “Rama” kur mbyllet në dhomat e “negociatave” nuk “negocion” të drejtën ndërkombëtare por dëgjon palën tjetër dhe pasi e dëgjon dhe kupton qëllimin e saj të mirëditur —të lëshojë pala jonë meqë është kapur gjeopolitikisht— i tregon asaj palën e tretë dhe gjykatën ndërkombëtare si rrugëzgjidhje të mundshme meqë nuk mund ta përballojë “diplomacinë” e “negociatave” greke.

Disa të tjerë nuk e kanë fare të qartë se çfarë ka ndodhur me negociatat që zhvilloi qeveria “Rama” me qeverinë “Cipra”: për shembull, Milua, historiani i mirënjohur, i cili e ka për detyrë të ndjekë hap pas hapi “negociatat”, jo vetëm sepse është historian por dhe sepse është pjesë e klasës politike dhe privilegjeve të saj, nuk është në dijeni se qeveria “Rama” përparoi kërkesën e qeverisë greke për varrezat dhe po përparon kërkesën për ndryshimin e teksteve shkollor të historisë lidhur me Çamërinë. Milua nuk duhet të ishte thjesht në dijeni të këtij fakti por duhet të tregonte dhe arsyet se pse qeveria greke përparon me kërkesat e saj—domethënë, faktin se ajo po përdorë “armët” e saj gjeopolitike, të cilat nuk do të ishin krijuar nëse Milua, homologët e tij (Xhufi etj.) dhe klasa politike, do të përpiqeshin të tregonin realitetin politik dhe gjeopolitik të dy vendeve, jo vetëm lidhur me të kaluarën por kryesisht lidhur me të tashmen dhe të ardhmen.

Krisafi, i cili është përfshirë në negociatat përkatëse si kompetent dhe që me qendrimet e tij është më shumë se flori për grekët, “nuk ngutet me negociatat”: sepse sipas tij “në ngushticën mes Sarandës dhe Korfuzit nuk mund të zbatohet parimi i 12 miljeve sepse do të duhet që grekët të kalonin mbi kodrat e Sarandës” ndërsa ne, nëse zgjeronim ujërat detare si Greqia, “do të duhet të kalojmë në mes të Korfuzit”, duke shtuar se “Meksika po negocion me SHBA-në për rreth 118 vjetë për 2 km² dhe Norvegjia dhe Finlanda pre 100 vjetësh për 1 ha e 400 m²”!

Ndërsa “ekspertët” e establishmentit paraqiten kështu - kanë mundësi të paraqiten më të vërtetë “opinionistët” dhe gazetarët? Kurrë! Këta të fundit më shumë se kushdo tjetër flasin bazuar në disa fakte dhe përshtypje që krijojnë nga shtypi dhe bisedat televizive. Për shembull, gazetari Ferdinand Dervishi argumentoi në të njëjtin emision pak ditë më pas se “ka shumë të ngjarë se gjykata ndërkombëtare të mos na vijë neve aty ku duam me atë çfarë vendosi gjykata jonë kushtetuese”, domethënë, është më e vështirë ta bëjë këtë, çfarë na ngec ne, sharra në gozhdë, midis Greqisë dhe Shqipërisë, për detin…dhe është më e lehtë ta bëjë një marrëveshje dypalëshe Shqipëri-Greqi sesa një gjykatë ndërkombëtare”. Në fjalë të tjera, gazetari në fjalë nuk shpërnjeh vetëm gjeopolitikën greke, të cilën hamendësisht nuk e njeh meqë nuk ka realizuar ndonjë studim, por dhe parimet e të drejtës ndërkombëtare! Nuk mungoi t`i binte këmbanës së alarmit dhe mendimtari gazetës “Dita” që vetëm “ditë” nuk është, Shaban Murati, i cili e konsideroi pranimin e palës greke —sepse Miçotaqi pohoi pas konferencës së “The Economist” në Athinë se kishte pranuar që çështja të shkonte në gjykatën ndërkombëtare— kurth dhe gazeta përkatëse, e zhytur në padije, ta vendoste kryelajm!  Pak ditë përpara se dëgjonim qendrimet kundër, pedagogu i të drejtës ndërkombëtare, Zaganjori argumentonte se Greqia nuk mund t`i zgjerojë ujërat në mënyrë të njëanshme sepse:

...lexo më tej

Papërgjegjshmëria kriminale e klasës politike, akademike dhe gazetareske lidhur me detin Jon              

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA