...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si u përballa me infeksion (C-19 & !) të dyfishtë dhe si qeveria dhe mjekët vrasin pacientët?

Arsyeja kryesore se pse dëshmoj infeksionin tim është shkencore: sepse në shkencë është domosdoshmëri që faktet të vrojtohen

Ylli Përmeti

22/01/2022 - 19:09

Arsyeja kryesore se pse dëshmoj infeksionin tim është shkencore: sepse në shkencë është domosdoshmëri që faktet të vrojtohen. Një arsye tjetër lidhet me detyrimin që ka qeveria aktuale që t`u përgjegjet nevojave të pacientëve në përgjithësi dhe nënshkruesit në veçanti, meqë e kam paralajmëruar me një studim lidhur me pandeminë aktuale që kur ajo ishte në Kinë; një tjetër lidhet me shoqërinë, sepse edhe ajo ka detyrime ndaj kontribuesve në shoqëri; dhe një e fundit lidhet me edukimin: sepse shumica e njerëzve nuk dinë t`i përgjigjen infeksioneve dhe mirë është të mësojnë nga dija dhe përvoja e një tjetri.  

Nga infektimi me C-19 në infektim bakterial

Pas rreth 10 ditëve —duke jetuar me dy prindër të infektuar— dhe pavarësisht faktit se u ruajta, duke mbajtur maskë por dhe duke iu shmangur prekjeve fizike, mu shfaq edhe mua një simtomë e C-19: temperaturë. Si fillim me ethe (këto shkaktohen sepse gjaku fillon të alarmohet dhe përqendrohet në pjesët e trupit ku është infektuar) dhe më pas me temperaturë: rreth 39 gradë. Pasi u “ngjesha” mirë me një ushqim që përgatita ndërsa isha i pushtuar nga ethet, mora një antipiretik; dhe kështu filloi gjaku të qetësohësh dhe temperatura të binte ndërsa filluan djersët. Gjithë natën pata djersë dhe një gjumë jo dhe aq të mirë. Sidoqoftë, në mëngjes ndihesha pak i pamundur por gjatë ditës—pasi bëra një dush dhe eca në natyrë, u ndjeva mirë.

Por gjatë orëve të vona të mbrëmjes të po të njëjtës ditë, rreth orës 11, pata pak temperaturë dhe ftohtë. Për pasojë mora dhe një antipiretik. Pas pak minutash temperatura ra dhe trupi u ngroh. Si pasojë flejta por me hope: duke u zgjuar disa herë. Në mëngjes, rreth orës 8, u zgjova me dhimbje në fyt (ndoshta ngaqë piva gjatë ditës pije të ftohta), diku në qendrën e tij: dhimbje mesatare. Kuptova se virusi ishte përqendruar në fyt. Por pata dhe pak temperaturë dhe ethe. Kështu u çova, shkova në banjë, mes ethesh mesatare, dhe mora disa substanca biokimike. Pas rreth gjysmë ore piva dhe një antipiretik ndërsa prisja efektin e tij, të cilin e dha dhe më pas hënga mëngjesin. Por fytit i rierdhi dhimbja. Pas rreth 6 orësh, bëra një çaj dhe mora dhe një antiperitik.

Që nga ky çast filloi sulmi i ri: temperaturë, ethe, dhe dhimbje në fyt aq sa nuk ushqehesha dot nga dhimbjet. Kaluan rreth 24 orë në këtë gjendje dhe u rraskapita keq aq sa nuk çohesha dot nga shtrati, sepse më dhimbte trupi dhe më merreshin mend. Fillova të dyshoj se në fyt nuk vepronte vetëm virusi por dhe ndonjë infeksion tjetër, bakterial, këtë herë. Ky lloj infeksioni bëhet i mundur sidomos në kushte kur jemi të infektuar dhe të pamundur.

Dhe kështu doli: shkova pas tre ditësh në spital, në Dr, pasi mësova se spitali privat e kishte bërë 2 mijë euro nata shtrimin. Erdhi ambulanca dhe më mori në shtëpi. Brenda saj ishte shumë ftohtë dhe punonjësi saj nuk bëri asnjë ndërhyrje tek unë. Në urgjencë, si zakonisht: “prit gomar të mbijë bar”! Mjekët ishin të shpërdarë si zogjtë e korbit dhe nuk gjendeshin aty. Nën dhimbje dhe me durim, bëra disa ekzaminime.

Si i vrasin mjekët pacientët?

Otorinolaringologia pa se isha infektuar në fyt edhe me bakter. Kështuqë më dha një torbë me ilaçe: antibiotik etj. Dozën e parë e bëra në spital. Katër të tjerat do t`i bëj në shtëpi. Pas rreth një ore ndieva një lloj zbutje të dhimbjes së fytit. Temperaturë nuk kisha, ca si pasojë e 24 orëve gjatë cilave derdha shumë djersë dhe ca si pasojë e qetësuesve. Por jam çujësuar (“dehidratuar” e thonë mjekët dhe të tjerët pas tyre!).

Sidoqoftë, pas bërjes së serumit, temperatura vazhdoi me një farë qendrueshmërie për gjithë orët në vijim, aq sa flejta mjaft gjatë. Temperatura në fakt, ra përpara se të shkoja në spital, kryesisht si pasojë e antipiretikut dhe djersëve që pasuan. Sidoqoftë, dhimbja e shkaktuar nga inflamacioni në laring është e njëjtë pavarësisht dozës së parë të serumit: ajo pengonte kapërditjen e çdo ushqimi. Këtë fakt ia përmenda mjekes me aq sa kisha zë dhe mund. Qëllimi im ishte ta drejtoja drejt ripërtëritjes së tij. Por ajo e anashkaloi!

Një pacient me laring të inflamuar nuk mund të ushqehet dhe për pasojë ai ka nevojë për ushqim intravenoz ose edhe nëse konsiderohet ushqimi, ai duhet të jetë i veçantë: i butë, i vakët etj., me qëllim që mos të dëmtohet më shumë inflamacioni. Por ngaqë ky lloj ushqimi vështirë të gjendet në spitale, pacienti ndihmohet, të paktën në fazën e parë, me ushqim intravenoz.

Kështu ai mund ta luftojë inflamacionin dhe infeksionin (virusal dhe bakterial) më mirë dhe përcillet në shtëpi pasi të ketë filluar të hajë (duke mos harruar se në mjekësi synohet shërimi!). Por mjekja nuk veproi kështu. Ajo jo vetëm që nuk më pyeti se nëse kisha zhvilluar ndonjë rezistencë antibiotike (abc-ja në mjekësi!) por më përcolli në shtëpi me fyt të inflamuar dhe trup të infektuar, duke u bazuar vetëm tek serumi dhe përmbajtja e tij! Nuk këshilloi as edhe ndonjë lloj ushqimi. Thjesht, ekzaminoi (pa gjendjen e fytit) dhe shkroi antibiotikun. As e mbikyri pacientin në shtëpi. As bashkëveproi me mjekun e familjes për ta mbikqyrur atë! U mjaftua me pesë minuta “punë“ dhe më përcolli në koridoret kaotike të spitalit.

Ajo, në fakt, bëri “moral” si fillim: iu drejtua shoqëruesit tim dhe i tha se pse e keni lënë në këtë gjendje!

Por fakti më i dhimbshëm ishte se testi` C-19 nuk e bënin në spital por duhet ta bëja te mjeku i familjes, sepse thoshin infermieret, testi në spital bëhet vetëm kur shtrohesh! Kështu sipas tyre duhet të shkoja prapë në lagjen time dhe të kthehesha në spital! Domethënë, kërkonin nga një njeri i rraskapitur të rraskapitësh më shumë! Por ngaqë s`kisha mundësi të ngrija zërin, heshta, ndërsa njëri nga shoqëruesit e mi reagoi fort kundër kthimit pas te mjeku i familjes për një veprim që mund ta bëjë spitali.

Tani jam pak orë dozës së dytë të serumit dhe ndihem më mirë se një ditë më parë. Por do të kisha qenë më mirë nëse mjekja vepronte në përputhje me nevojat e pacientit: të ushqente trupin e tij me ushqim intravenoz meqë dëmi në laring ishte dyfishtë: edhe nga C-19 edhe nga bakteret—dhe nuk ushqehësh dot nga dhimbjet inflamatore. 

Gjithë kjo gjullurdi në spital dhe pjesën tjetër që s`po e përmend këtu, shkaktohet kryesisht nga qeveria: me drejtorët e saj. Mirëpo këta po marrin jetë njerëzish dhe na thonë paralelisht se mjekët janë heronj!      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA