Strategjia e Ramës për blerjen e zgjedhjeve përfshin Melonin dhe Dumanin
Spak-u dënoi kryebashkiakun e Himarës, Gjergj Goron, me tre vjet burg për grabitje të disa pronave, të cilat ishin në pronësi të bashkëshortit të Xhaçkës, dhe kjo e fundit, sipas tij, nuk ishte në dijeni të grabitjes përkatëse
Ylli Përmeti
15/05/2025 - 08:13
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, kërkoi rreth dy muaj më parë (28.02.2025) mosregjistrimin e hetimit të Olta Xhaçkës nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, dhe Gjykata e Apelit për Korrupsion dhe Krimin e Organizuar, e miratoi kërkesën e saj pikërisht një ditë pasi u bë e qartë se Rama kishte vjedhur zgjedhjet.
Arsyeja se pse Prokuroria e Posaçme kërkoi mosregjistrimin e rastit përkatës lidhet me hetimin e saj se ajo s`kishte gjetur asnjë të dhënë lidhur me “përfitimin e trojeve të sekuestruara apo konfiskuara për shkak të detyrës që ushtronte” Xhaçka në atë kohë. Por e njëjta prokurori kërkoi tre vjet burg për ish-kryebashkiakun e Himarës, Gjergji Goron, për “falsifikim” të dokumentave, shpërdorim detyre, dhe përvetësimin e pronave që zotërohen nga Artan Gaçi ose bashkëshorti i ish-ministres si “investitor strategjik”!
Disa raste tregojnë se kreu` Spak-ut nuk po u përmbahet parimeve juridike; në vënd të tyre, ai ka zgjedhur të përdor “politikën” në variantin e saj të shtrembëruar: të shtiret. Rasti “Xhaçka” është rasti` fundit: përmes tij kuptojmë shtirjen e Dumanit, sepse rreth tre muaj më parë kur kërkohej të hetohej Xhaçka, kreu i prokurisë së posaçme, kërkoi pezullimin e hetimeve mbi arsye që nuk bindin—jo vetëm sepse është e qartë se Xhaçka ka qenë në dijeni të përpjekjes së bashkëshortit të saj por dhe sepse ai po përpiqet të shpëtojë dhe Ramën nga implikimet me rastin në fjalë.
Mjafton ky veprim (se për parandalimin e vjedhjes së zgjedhjeve s`pamë ndonjë veprim) për të kuptuar se Spaku ka marrë fund dhe shpresa jonë se ai do të hetojë Ramën, ka vdekur. Madje, në vend të shihnim ndonjë përpjekje për parandalimin e krimit elektoral, pamë gati një javë më pas, një mbledhje të Dumanit, Celibashit, Çelës dhe disa ambasadorëve, ku gjoja zotohen se do të luftojnë krimin elektoral...zgjedhjet e ardhshme!
Shpresa shuhet po të kemi parasysh dhe të vërtetën tjetër se pak ditë pas zgjedhjeve, ministri` drejtësisë Manja dhe Dumani u përplasën lidhur me krijimin e një “strukture të re” e cila synon, sipas kreut të Spak-ut, ta kontrollojë atë. Manja nuk përmendi ndonjë “strukurë” të re, por Dumani sheh një “strukturë të re”; ndoshta ai ka parë propozimet e këshillit të ministrave në variant tjetër.
Megjithatë, fakti që qeveria “Rama” e fillon veprimtarinë e saj pas zgjedhjeve pikërisht nga rishkimi` Spak-ut, tregon se ajo e ka qëllim kontrollin e tij dhe në vijim mund të shtohen propozimet dhe të marrin karakter më të qartë. “Strategjia” e Ramës lidhur me zgjedhjet dhe drejtësinë u bë më e qartë dy ditë më pas kur Dumani paraqiti me “krenari” asgjësimin e një organizate kriminale, bashkë me autoritetet italiane. Por nuk tha se autoritetet italiane kishin lëshur urdhërndalime që në shkurt dhe ai -bashkë me autoritetet italiane- urdhëruan ndalimin e anëtarëve të organizatës pikërisht pas zgjedhjeve!
Përmblethtas, urdhërndalimet e gjykatës italiane (Barit) të lëshuara që në shkurt të vitit 2025 kundër “krimit të organizuar transnacional”, siç e quajti Dumani, të kryer në bashkëpunim me autoritetet italiane dhe Eurojust, nëntë mandatet e Ramës në Vlorë nga tetë në vitin 2021, dhe zbatimi` urdhërndalimeve gati një javë pas zgjedhjeve, tërheqja e Dumanit nga hetimi Xhaçkës përpara zgjedhjeve por e mbajti atë pezull deri sa u bë e qartë “fitorja” e Ramës, dhe një ditë pas zgjedhjeve urdhëroi për tërheqjen përfundimtare nga rasti në fjalë, i cili implikon qartazi Ramën, dhe në fund, përpjekja e Ramës për të krijuar një strukturë kontrolluese të Spakut, sipas Dumanit, të nisur një javë pas zgjedhjeve, tregojnë së pari një marrëveshje mes Melonit dhe Ramës për të mbajtur pezull urdhëndalimet e gjykatës se Barit dhe për t`i përdorur parátë e mafias Rama për zgjedhjet dhe së dyti një bashkëpunim mes Dumanit dhe Ramës për të njëjtin qëllim por duke i shtuar dhe një tjetër: ta paraqes Ramën si “luftëtar” kundër “krimit të organizuar” jo vetëm në sytë e popullit tonë por kryesisht në sytë e elitave perëndimore...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 271 reads