...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Si të ngrohim Përmetin me energji gjeotermale?

Në vendin tonë janë disa vatra vullkanike. Vatra vullkanike e Përmetit, për shembull, e cila është afër qytetit, mund të shfrytëzohet për ngrohje

Ylli Përmeti

14/03/2021 - 09:25

Energjia gjeotermale, e cila është përdorur si fillim afër Romës në vitin 1904, dhe që buron nga rrymat e ngrohta nëntokësore, mund të kontribojë në ngrohjen e banesave. Botërisht, energjia gjeotermale është një industri prej 4.6 bilion dollarë me më shumë se 500 impiante energjie që elektrifikojnë mijëra banesa. Ajo është energjia e dytë më e bollshme pas energjisë diellore. Energjia gjeotermale ka nevojë për më pak tokë se energjia e erës, diellit dhe qymyrit. Impianti i parë gjeotermik për tregtim u ndërtua në vitin 1958 në Zelandën e Re. Në vitin 1960-të një fushë me 28 impiante gjeotermale mbaroi në rajonin e Geiservil (Geyserville) në veri të Kalifornisë. Burime të tilla gjenden afër pllakave tektonike dhe burimeve të ngrohta dhe vende si Amerika, Islanda, India, Kenia, Filipinet, Indonezia, Japonia dhe Tajlanda kanë shfrytëzuar burimet gjeotermale.

Kenia udhëheq vendet me energji gjeotermale: me 38% ndërsa po shton aftësitë prodhuese me 27% me një impiant të ri (Olkaria). Ky do të jetë impianti më i madh në botë. Impianti ndan ujin nga avulli dhe avulli me radhë shkon tek turbinat; këto vendosen në lëvizje nga avulli dhe prodhojnë energji. Turbinat rrotullohen me 3,000 rrotullime në sekondë. Në dhomën e kontrollit punojnë dy inxhinierë me dy turne prej 12 orësh. Energjia e prodhuar mbulon dhe nevojat e banimeve deri në 500 km. Kenia filloi studimin dhe shfrytëzimin e energjisë përkatëse në vitet `50. 

Më pak se 1 % e sasisë së energjisë globale vjen nga burimet gjeotermale. Periudha në të cilën shterimi arrin pikën ku burimet nuk janë të shfrytëzueshëm në nivel tregtar është vlerësuar të jetë në shkallën 40 deri 100 vjet për pjesën më të madhe gjeotermale. Por kur shihet kundrejt sfondit të nevojave të energjisë botërore, kontributi i saj - qoftë edhe nëse potencialiteti është realizuar plotësisht - zbehet në rëndësi. Aktualisht energjia gjetermale po zhvillohet jo vetëm në vatra të krijuara natyrshëm nga forcat e planetit tonë por dhe artificialisht: duke shpuar thellë në tokë! Sipas vlerësimeve disa puse të thellë —pranë magmës— mund të përputhen me prodhimin e një impianti të tërë dhe të furnizojë me energji dhjetra-qindra banesa. 

Pranë magmës temperatura arrin deri në 500°C dhe në presion atmosferik rreth 200 dhe temperaturë mbi 400°C uji merr një formë të veçantë, duke u kthyer në atë çka njihet si “lëng superkritik”: ai nuk është as lëng as gas, por mund të rrjedhë si avull i presuar. Kjo është “nafta” e shpimit gjeotermal. Por çdo shpim mund të shkaktojë tërmete dhe një sërë problemesh për ujërat e nëntokës. Dëmton livadhet dhe çliron CO²: sasia ndryshon nga një pus në tjetrin por kur krahasohet me energjinë fosile ajo është vetëm 2.7% krahasuar me qymyrin dhe 5% krahasuar me gazin natyral. Disa impiante e kapin karbonin dhe groposin nën dhé ku mineralizohet dhe bëhet i padëmshëm. Sidoqoftë, ai mund të zhvillohet me kujdes në disa vende, kryesisht në vendet vullkanike, e të kontribojë në burimet e tjerë energjitikë dhe nuk mund të krijohen artificialisht vatra vullkanike siç por veprojnë shumë inxhinierë aktualisht: sepse shkakton një sërë problemesh jetike për ekosistemin. 

Në vendin tonë janë disa vatra vullkanike. Vatra vullkanike e Përmetit, për shembull, e cila është afër qytetit, mund të shfrytëzohet për ngrohje. Por pa e dëmtuar vatrën dhe duke lënë një pjesë të saj në vendin e origjinës —për të gjithë ata që kanë nevojë për “banja termale”— dhe pjesën tjetër për ngrohje. Shfrytëzimi i vatrave vullkanike do të kontribonte në uljen e çlirimeve toksike në oksigjen nga automjetet dhe djegia e druve dhe do të kontribonte në rritjen e përqindjes së gjelbërt në natyrë meqë do të priteshin më pak pemë për ngrohje dhe në shëndetin e përgjithshëm të shoqërisë.      

*Grafiku që shoqëron këtë analizë -të shkëputur nga studimi i autorit mbi burimet energjitike, të cilin klasa jonë politike, akademike dhe mediatike e çensuron, nuk është udhëzues por thjesht për të krijuar një ide. Referencat gjenden në studim.

Mashtrimi dhe krimi me mega-projektet dhe energjinë teknologjike: drejt një revolucioni tekno-energjitik

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA