...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Teknolog nga Vlora pretendon se mund të përdorë hidrogjenin e ujit për energji (video)

Një teknolog nga Vlora pretendon se ka shpikur teknologjinë për përdorimin e hidrogjentit të ujit për energji

SHJ

20/08/2018 - 07:53

Hidrogjeni kur digjet prodhon energji të pastër – domethënë, nuk prodhon elementë ndotës për ekosistemin. Nga teknologjitë që janë zhvilluar deri tani, hidrogjeni nuk ka premtuar ndonjë burim të rëndësishëm energjie; për të njëjtën arsye, ai nuk është besuar se mund të zëvendësojë naftën. Por dihet se uji përbëhet në dy të tretat e tij nga hidrogjeni. Shfrytëzimi i tij për energji do të ishte vërtet me vlerë.

Në videon e mëposhtëme, autori pretendon se kthen ujin në energji, duke shfrytëzuar pikërisht hidrogjenin e tij. Por mbetet për t’u shqyrtuar energjia e shpenzuar —sepse sistemi përdor energji elektrike— dhe energjia e fituar. Mbetet, gjithashtu, i paqartë vetë sistemi: sepse do të ishte mirë që ta paraqeste në një skicë me qëllim që të kuptohet dhe pse jo, të krijohet një ndërmarrje për prodhimin e sistemeve për të mbuluar nevojat energjitike në vend.     

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA