...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Athina dhe amerikanët nxjerrin blof qeverinë “Rama” për “qendrën energjitike” të rajonit

Marrëveshja greke nxjerr blof propagandën e qeverisë “Rama” se ajo do ta kthejë Vlorën ―bashkë me amerikanët― në qendër energjitike për gjithë rajonin.

Ylli Përmeti

05/05/2022 - 20:02

Marrëveshja greke përfshin amerikanët, vendet e rajonit dhe BE-në. Ajo u inagurua në fillim të majit 2022, kur rajoni kërcënohesh me mungesë gazi nga sanksionet perëndimore ndaj Rusisë dhe u nënshkrua nga Miçotaki dhe kryeministri bullgar Kiril Petkov, në prani të presidentit të Këshillit Evropian, Charles Michel, presidentit serb, Aleksandër Vuçiç, ambasadorit të SHBA në Greqi, Geoffrey R. Pyatt dhe aksionerëve. Njësia (ose terminali FSRU) e re e gazit do të nisë punën në dhjetor të vitit tjetër.

Qëllimi i Athinës është të jetë furnitorja kryesore e rajonit dhe të furnizojë tregjet e Bullgarisë, Rumanisë, Serbisë Maqedonisë Veriore etj. Madje synon të furnizojë dhe Ukrainën. Njësia lundruese shmang dhe Turqinë.

Si pasojë, Greqia shtoi dhe një pikë tjetër furnizimi me gaz krahas asaj në Revithusa, ishull në perëndim të Athinës; ndërsa planifikon të ndërtojë një të tretë në Korintho; një të katërt në Selanik; një të pestë në Trakë; dhe një në Volo. Tre të parat do të kenë një vëllim tërësor prej 8.500.000 m³. Ndërsa kostua tërësore e fundores së Aleksandropulit është 410 milionë euro ajo u financua me fondet evropiane (166.7 milionë euro, përmes Programit Operacional të NSRF/“Competitiveness, Enterpreneurship and Innovation 20142020/EPAnEK) dhe vendore me përfshirjen e aksionerëve privatë.

Njësia filloi të ndërtohësh në gusht të vitit 2016 kur u nënshkrua një marrëveshje mes Ciprës dhe homologut të tij bullgar, Borisov. Ajo do të qendrojë në det, rreth 18 km larg nga qyteti, dhe do ta shpërndajë gazin përmes një tubi nënujor i cili do të lidhet me linjën tokësore dhe do të shpërndahet brenda dhe jashtë vendit. Njësia shpërndarëse do të furnizohet me anije nga burime të ndryshme gazi ku do të përfshihet dhe gazi amerikan.

Kryefjala e kësaj marrëveshjeje ishte se Greqia po shkon drejt pavarësisë energjitike dhe se ajo po kthehet në një qendër energjitike për rajonin. Në fakt, as të parën dhe as të dytën nuk mund të realizojë Greqia për sa kohë që varet nga prodhimi i vendeve të tjerë dhe praktika e njësive lundruese shton koston e gazit dhe e bën atë të papërballueshëm për klasat e ulëta të shoqërisë.

Por marrëveshja greke nxjerr blof propagandën e qeverisë “Rama” se ajo do ta kthejë Vlorën ―bashkë me amerikanët― në qendër energjitike për gjithë rajonin. Madje pak ditë përpara se të nënshkruhësh marrëveshja “greke” Rama dhe ministrja e tij e energjitikës (ose turpit) propaganduan edhe një herë “pavarësinë” energjitike të Shqipërisë dhe kthimin e saj në vend “eksportues” me ndihmën e gazit amerikan dhe ndërtimin e hidrocentralit të Skavicës!

Në të njëjtën linjë ―propaganduese― ishte dhe shtypi dhe media jonë e “majtë”: gazeta “Dita”, për shembull, përktheu një “broçkull” të gazetës greke “To Vima”, sipas të cilës ne kthehemi në qendër energjitike për rajonin falë gazit amerikan ndërsa “Top Channel” publikoi të njëjtën broçkull por të marrë nga një portal grek: Euroactive! Pas këtyre rendën dhe idiotë të tjerë të medias vendore.      

Këtë fiasko e kisha parashikuar vitin e kaluar në analizën që vijon:   

Zgjerimi i kapitalit amerikan në Shqipëri përmes megaprojekteve dhe sfidat      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA