...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Banka Kombëtare ble euro në kohën kur BQE-ja sinjalizon ndalim të politikës monetare

Banka jonë kombëtare jo vetëm që nuk kupton shkaqet e vërtetë pse euroja u dobësua në raport me lekun por dhe fakti se politika e saj për ta fuqizuar lekun —duke nxitur përdorimin e lekut në ekonomi se sa euron— braktiset në kohën kur BQE-ja njofton braktisjen e mundshme të politikës së saj monetare dhe fuqizimit automatik të devizës së bllokut duke blerë euro vetë banka jonë!

SHJ

06/06/2018 - 18:26

S’kishte si të ndodhte ndryshe: Banka Kombëtare dhe “ekspertët” e establishmentit për javë të tëra na tregonin (kodra pas bregut) se shkaqet e fuqizimit të lekut dhe dobësimit të euros ishin vetëm endogjenë — domethënë, pasojë e ofertës dhe kërkesës në rënie për euro. Ky qendrim shpërnjeh plotësisht gjendjen politike dhe ekonomike në BE dhe politikën monetare të BQE-së!

Pse establishmenti akademik nuk tregoi shkaqet e vërtetë të (zh)vlerësimit të euros dhe lekut?

Nuk është e rastit që kur qarkulloi lajmi se BQE-ja mund të ndalojë politikën e saj monetare (pavarësisht gjendjes së dobët), euroja u rritë në vlerë — kuptohet pse: sepse mjafton qendrimi i BQE-së dhe efekti në (zh)vlerësimin e monedhës së bllokut ndryshon kurs - për shkaqe të tjerë që nuk është vendi këtu t’i shqyrtojmë. Çka do të thotë se banka jonë kombëtare jo vetëm që nuk kupton shkaqet e vërtetë pse euroja u dobësua në raport me lekun por dhe fakti se politika e saj për ta fuqizuar lekun —duke nxitur përdorimin e lekut në ekonomi se sa euron— braktiset në kohën kur BQE-ja njofton braktisjen e mundshme të politikës së saj monetare dhe fuqizimit automatik të devizës së bllokut duke blerë euro vetë banka jonë! Ajo synon të eliminojë tepëricën e përkohshme të valutës në treg dhe frenimin e forcimit të mëtejshëm të kursit të këmbimit. Paralel me këtë veprim banka jonë uli interesin e lekut – hamendësisht që të ulë vlerën e tij ose që ta zhvlerësojë kundrejt euros.      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA