...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Bashkia e Tiranës vjedh me thes për të sterilizuar qentë e braktisur

Por të tregosh ‘faktin’ pa treguar shkaqet nuk është as në detyrën e gazetarisë as detyrë e shkencës por bishtnim dhe një lloj tjetër korrupsioni

SHJ

05/07/2018 - 09:42

Emisioni “Stop”, për të cilin s’kemi ndonjë simpati, jo vetëm se është një koncept i vjedhur dhe konkurron “Fiksin”, i cili gjithashtu është kopjuar nga të tjerë, fakt që tregon mungesën e risive në masmedia nga të ashtuquajturit “gazetarë”, ku përfshijnë “zogun” e vajzave që pranojnë të tregojnë hiret e tyre në publik për hir të rrogës dhe ndoshta famës, në hyrje dhe mbyllje të emisionit, një pratikë që fyen çdo familje të virtytshme shqiptare, një fakt që nënkupton se sa të korruptuar janë pronarët, regjizorët dhe gazetarët e emisioneve përkatëse, por edhe mënyra se si e paraqet problematikën e kafshëve të braktisura është qartësisht politike: sepse po t’ua ndjente për kafshët do të kishin hetuar vetë dhe nuk do të mjaftoheshin me kontributin e vyer të animalistëve.

Pa përmendur faktin se sa herë që përmedin fjalën “qen” i japin asaj ngjyra ironie! Si duket, janë ndikuar nga shoqëria shqiptare që për të treguar se është më e mirë se kashët e tjera të universit ironizon qenin duke përmendur në çdo rast, si për shembull: “jetë qeni” e të tjera si këto. Dhe pa përmendur faktin se çështja e kafshëve duhet të fillojë nga edukimi i njerëzve dhe që të edukosh njerëzit kërkohet dije teorike. Këtë fakt e shpërnjohin gazetarët në fjalë dhe përqendrohen vetëm te ‘korrupsioni’ i bashkisë që është vërtet kriminal.

Por të tregosh ‘faktin’ pa treguar shkaqet nuk është as në detyrën e gazetarisë as detyrë e shkencës por bishtnim dhe një lloj tjetër korrupsioni. Kur? Kur ne kemi publikuar një studim që supozohet se të parët që duhet ta lexojnë –dhe edukohen— janë gazetarët. Gazetarë dhe masmedia të tilla janë vërtetë të padëshirueshëm. Për të njëjtën arsye, ftojmë animalistët —të gjithë njerëzit që kanë dashuri për jetën që na rrethon— ta bojkotojnë masmedian kriminale dhe ngadalë të krijojmë një hapësirë tjetër masmediatike që ka në zemër të saj DASHURINE për jetën që na rrethon. 

Dhuratë për vitin e ri 2018: ç’është, nga buron dhe si edukohet dashuria? (1)

      

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA