...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Biznesi shqiptar 'përgënjeshtron' Majkon: kërkon bashkim ekonomik me Kosovën

Prodhuesit shqiptarë kërkojnë lehtësira nga qeveritë e shqiptarëve në Tiranë dhe Prishtinë dhe mirë bëjnë. Qeveria në këmbim të kërkesave të tyre nuk duhet të kërkojë rendiment, cilësi dhe punësim më të lartë?

Monitor

05/02/2018 - 16:57

Theksi i vazhdueshëm mbi rritjen e bashkëpunimit dhe lehtësimit të procedurave mes Shqipërisë dhe Kosovës nuk ka ndihmuar në bërjen efektive të këtyre objektivave. Kjo ka bashkuar prodhuesit e dy vendeve në një takim zyrtar duke hartuar një draft me kërkesa konkrete për atë që duhet të bëjë politika.  Këtë të hënë “Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë” në bashkëpunim të ngushtë me “Klubin e Prodhuesve të Kosovës” dhe nën kujdesin dhe mbështetjen e “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë” ndanë në dy kategori problematikat që hasin dhe masat që duhet të merren nga qeveritë respektive .

Majko: Nuk na lë biznesi të hapemi me Kosovën - po Putini si e administron biznesin rus për qëllime kombëtare?

Hapi i parë i kërkesave konsiston në problematikat dhe procedurat tarifore dhe jo-tarifore në sektorin doganor, konkretisht si më poshtë:

  1. Heqjen e pagesës për skanerin në Republikën e Shqipërisë për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Shqipërisë, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 maj 2018).
  2. Heqja e pagesës për terminalet doganore në Republikën e Kosovës për të gjithë qarkullimin tregtar import-eksport, Shqipëri-Kosovë dhe Kosovë-Shqipëri; (Kërkesa i drejtohet qeverisë së Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018).
  3. Njohja e çertifikimeve dhe analizave fitosanitare të të gjithë produkteve që i nënshtrohen këtyre analizave dhe çertifikatave; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
  4. Thjeshtimi i procedurave për eksportimin e produkteve farmaceutike për sipërmarrësit e Kosovës dhe Shqipërisë; (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 mars 2018).
  5. Përshpejtimi i procedurave doganore, në trajtimin e praktikave të qarkullimit tregtar dhe ekonomik ndërmjet dy shteteve. (Kërkesa i drejtohet të dy qeverive si Shqiptare dhe asaj të Kosovës, afati i përmbushjes së kësaj kërkese 30 prill 2018)
  6. Të rishikohet kufiri për akcizën e birrës. Aktualisht është 200.000 hektolitër. Në mënyrë që konkurrenca të jetë në favor të të gjithë sipërmarrësve kërkohet që kufiri të vendoset:
  7. a) ose të ulet në000 hektolitër;
  8. b) ose të ngrihet në000 hektolitër.

(Kërkesa i drejtohet qeverisë Shqiptare, afati i përmbushjes së kësaj kërkese është 30 mars 2018).

Hapi i dytë i kërkesave konsiston si më poshtë:

  1. Të hartohet një plan i përbashkët strategjik i dy qeverive, për eleminimin e të gjithë barrierave tarifore dhe jo-tarifore në qarkullimin ekonomik dhe tregtar;
  2. Të hartohet një plan i detajuar i mundësive dhe potencialeve që ofrojnë shtetet tona për një ekonomi komplementare në kontekstin e investimeve të përbashkëta;
  3. Të hartohet një axhendë e specifikuar lidhur me njehsimin e sistemeve fiskale në kontekstin tarifor dhe procedurial;
  4. Të bëhen pjesë e mbledhjeve të qeverive të përbashkëta përfaqësues të “Bashkimit të Prodhuesve Shqiptarë”, përfaqësues të “Klubit të Prodhuesve të Kosovës” si dhe përfaqësues të “Forumit Ekonomik të Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë”.

(Afati për katër pikat e fundit është mbledhja e parë e përbashkët e të dy qeverive).

Në rast se qeveritë nuk do të përmbushin kërkesat sipas afateve të përcaktuara, atëherë Bashkimi i Prodhuesve Shqiptarë, Klubi i Prodhuesve të Kosovës, si dhe Forumi Ekonomik i Prodhuesve Kombëtar Shqiptarë, do të përshkallëzojë me protesta në të gjithë pikat doganore.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA