...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Brukseli pranon vetëm një qeveri pro-europiane nga Kosova

Pak ditë pas zgjedhjeve parlamentare në Kosovë, Parlamenti Evropian e ka mirtuar të mërkuren me një shumicë të madhe raportin për Kosovën. Raporti paraqet disa kërkesa të rëndësishme.

DW

15/06/2017 - 11:04

Parlamenti Evropian e ka mirtuar me shumicë të madhe Raportin e raportuese së posaçme për Kosovën, Ulrike Lunacek, e cila pas vendimit tha se "në këtë mënyrë mbahet e hapur edhe perspektiva evropiane" e këtij vendi. "Në rrugën e saj drejt vendosjes së shtetit juridik, zhvillimit demokratik dhe ekonomik, Kosova ka nevojë për një perspektivë të qartë evropiane. Bllokada politike e muajve të fundit duhet të përfundojë menjëherë", thotë Lunacek, e cila kërkon krijimin e shpejtë të një qeverie proevropiane dhe kthimin tek një politikë konstruktive që synon zgjidhjen e problemeve të qytetarëve të Kosovës.

Plotësimi i kërkesave për liberalizimin e vizave

Parlamenti Evropian e ka miratuar raportin me një shumicë të madhe: 474 për, 134 kundër dhe 64 abstenime. Lunacek pas këtij vendimi kumtoi se "qeveria dhe Parlamenti i ri në Kosovë duhet të plotësojnë edhe dy kërkesat e fundit për liberalizimin e vizave". Qytetrarët e Kosovës janë të vetmit në Ballkanin Perëndimor, të cilit nuk gëzojnë të drejtën e lëvizjes së lirë pa viza. "Kjo krijon përshtypjen e një izolimi dhe trajtimi si qytetarë të rendit të dytë", kumtoi Lunacek. Ajo theksoi se Kosova sa më parë duhet të ratifikojë në Parlament marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me M

Ulrike Lunacek (DW/Mirra Banchón)

alin e Zi. Dhe e dyta, gjykatat duhet të denojnë plotfuqishëm personat e nivelit të lartë politikë, të akuzuar për korrupsion dhe krim të organizuar. Gjithashtu duhet të forcohet edhe lufta kundër rrjeteve kriminale në vend.

"Raporti im këron përmirësimin e gjendjes në fushën e shtetit juridik dhe respektimit të të drejtave të mediave. Sulmet ndaj gazetarëve duhet të përfundojnë, ndërsa përgjegjësit duhet të nxirren para drejtësisë."

Dialogu dhe njohjet

Në Raport kërkohet edhe vazhdimi i dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit, në frymën e fqinjësisë së mirë dhe zbatimit të marrëveshjeve të arritura. Në këtë dokument kërkohet edhe nga pesë vendet tjera të BE që më në fund ta njohin shtetin e Kosovës. Mosnjohja e Kosovës pengon bashkëpunimin efikas ndërkombëtar, që nënkupton edhe bashkëpunimin në kuadër të Europolit dhe Interpolit. Por kjo pengon edhe autoritetin e BE në Kosovë. Njohja do të kishte efekte pozitive edhe për raportet mes Kosovës dhe Serbisë. Sidoqoftë, pjesëmarrja më masive e serbëve në zgjedhjet e Kosovës është një sinjal pozitiv i bashkëpunimit, ndonëse kërcënimet dhe frikësimet e kandidatëve që nuk janë në Listën Srpska, nuk mund të pranohen.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA