...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ç`kuptonte Enveri me termin ‘komunist’ dhe një krahasim me partitë borgjeze

Çështja e kuptimit të termit komunist është sa historike aq edhe pedagogjike dhe filozofike

SHJ

22/05/2021 - 12:33

Për gati 30 vjet klasa politike ka “gogolizuar” kuptimin e ‘komunistit’. Qëllimi ishte të tregoheshin se ishin “më të mirë” se komunistët. Një qëllim tjetër ishte të pëlqeheshin nga perëndimorët dhe veçanërisht nga amerikanët. Dhe një tjetër ishte braktisja e klasës punëtore mbi të cilën —bazuar në qasjen marksiste— bazohësh komunizmi i shekullit të kaluar. Për të njëjtën arsye po sjellim për kureshtarët se ç`kuptonte Enveri me termin “komunist”. Çështja e kuptimit të termit komunist është sa historike aq edhe pedagogjike dhe filozofike. Adil Fetahu na e sjell në vëmendje këtë çështje ndërsa krahason kuptimin e militantit të partive që gogolizojnë komunistin:

1) “Anëtarët e partisë sonë revolucionare duhet të jenë besnikë ndaj mësimeve të marksizëm-leninizmit, ndaj partisë dhe popullit tonë. Kjo do të thotë që ata kurdoherë duhet të jenë revolucionarë, luftëtarë të papërkulur për mbrojtjen e pastërtisë së marksizëm-leninizmit, të vendosur deri në vdekje për t’i shërbyer partisë dhe popullit tonë në çdo moment e në çdo rrethanë, të gashëm për çdo sakrificë që mund t’u kërkohet në emër të interesave të revolucionit e të socializmit.

2) Komunistët duhet të jenë të pajtuar me një disipline të çeliktë e të ndërgjegjshme, me një vullnet të hekurt për zbatimin e vijës së partisë, të ligjeve të shtetit, për respektimin e zakoneve të mira të popullit.

3) Komunisti në punën e tij duhet të jetë krijues, ai duhet të thellohet në esencën ideologjike, politike e konkrete të vendimit të partisë, të ligjit të shtetit dhe, në përshtatje me kushtet në të cilat vepron, të organizojë  punën që ato të zbatohen me sukses.

4) Anëtarët e partisë sonë marksiste-leniniste duhet të jenë të ndërgjegjshëm se qënia në pari nuk sjell dhe nuk mund të sjellë as më të voglin privilegj personal për komunistin. Ajo sjell vetëm detyra të mëdha, të vështira dhe me përgjegjësi. Kush mendon ndryshe, kush përpiqet që me teserën e partisë t’i krijojë vetes, familjes së tij ose dikujt tjetër privlegje, qofshin ato materiale ose morale, ai për asnjë çast nuk e meriton nderin e madh për të qenë anëtar i partisë.

5) Komunisti duhet të jetë i  lidhur ngusht me masat, të dëgjojë me vëmendje e respekt zërin e tyre, të jetojë e të punojë me masat që të njohë pulsin dhe hallet e tyre, të qëndrojë në krye të masave e t’i udhëzojë ato. Ai duhet të jetë armik i papajtueshëm i mendjemadhësisë, i arrogancës, i frymës së komandimit, i hatëreve dhe akraballëqeve, i çdo përçmimi e nënvleftësimi të masave e të punës së tyre, të luftojë me guxim kundër kujtdo që shfaq tendenca të tilla në dëm të interesave të punonjësve, të partisë e të shtetit tonë socialist.

6) Anëtari i mirë i partisë sonë është ai që ka  kurdoherë parasysh dhe e zhvillon pa frikë luftën e klasave, si jashtë partisë ashtu edhe brënda radhëve të saj, duke u mbështetur fort në parimet bazë të marksizëm-leninizmit e të vijës së partisë. Ai duhet të dijë të dallojë, pas një analize të drejtë dialektike, të mirën nga e keqja, të rrezikshmen nga më pak e rrezikshmja, të dijë të përdorë metodat më të përshtatshme të edukimit e të bindjes dhe më në fund ato të shtypjes.

7) Anëtari i mirë dhe revolucionar i partisë është ai që me punën dhe sjelljen e tij fiton besimin dhe dashurinë e njerëzve , që i edukon dhe i shpëton ata që gabojnë dhe që godet pa mëshirë dhe me urrejtjen më të madhe ata që janë të pandreqshëm dhe shoqërisht të rrezikshëm, armiqtë e popullit dhe të partisë. Çdo komunist duhet të pajiset me një vigjilencë me të vërtetë revolucionare për mbrotjën e vijës së partisë dhe të pastërtisë së idealeve të saj.

9) Anëtari i partisë duhet të karakterizohet nga një drejtësi e kulluar, pa njolla në ndërgjegjën dhe në veprimet e tij, të jetë parimor, të mos fshehë kurrë të metat dhe gabimet e tij por t’i kritikojë vet, pa pritur që t’ia vënë në dukje të tjerët.

10. Komunisti revolucionar duhet të punojë me një ndërgjegje të lartë atje ku e ka caktuar dhe ku ka nevojë partia, duke vënë kurdoherë e mbi të gjitha interesin e përgjithshëm”.

(nga Raporti i Enver Hoxhës, mbajtur në Kongresin V të PPSh)



***

Po t’ia heqësh fjalët: “marksizëm-leninizëm”, ”revolucionar”, dhe “urrejtje”,- nuk ka se si të formulohen më mirë cilësitë dhe detyrat e një anëtari të partisë. Fjalën “komunist” nuk ka nevojë t’ia heqim, sepse sjellje grando-komuniste kanë vetë kryetarët e partive sot, prandaj edhe anëtarët duhet të jenë “komunistë të vegjël”.

Po a kërkohen sot këto cilësi nga anëtarët e partive në Shqipëri, në Kosovë apo gjetkë?! Kush s’pyet për cilësitë e tyre, veç a janë të dëgjueshëm, deri ne nivelin "për t’i blerë kryetarit të partisë byrek ose qebapa për mëngjes”!      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA