...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“The Economist”: Shqipëria është e para për përdorimin e kokainës sepse...

Sipas “The Economist”, ne kryesojmë renditjen, “pasi Shqipëria është një vend tranzit për kokainën afgane”

Dita

24/08/2018 - 13:37

Prestigjiozja “The Economist” ka publikuar sot një reportazh të shkurt me video, ku nxjerr në pah problemin që është krijuar me përdoruesit e shtuar të narkotikëve dhe kryesisht kokainës.

“Pse kartelet po fitojnë”, është titulli i reportazhit, që paralajmëron se lufta në drogat po çon drejt një krize të re.

Sipas “The Economist” janë 18 milion njerëz në mbarë botën që njihen si përdorues të kokainës.

Britania, Spanja, Australia dhe Shtetet e Bashkuara konsumojnë kokainën më së shumti, por çuditërisht përqindjen më të madhe e mban Shqipëria, pasi në vendin tonë 2.5% e popullsisë konsumon drogë.

Sipas “The Economist”, ne kryesojmë renditjen, “pasi Shqipëria është një vend tranzit për kokainën afgane”.

Vetëm 2.200 dollarë kushton një kg kokainë në xhunglën e Kolumbisë, por në Meksikë mund të shkojë 12 mijë deri në 16 mijë dollarë, ndërsa në Europë çmimi shkon nga 53 deri në 55 mijë dollarë.   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA