...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Enveri dezinfektonte në kufi njerëzit dhe automjetet e huaja ndërsa Rama i lë të lirë dhe karantinon popullin

Shekullin e kaluar epidemitë nuk mund të bëheshin pandemi sepse ndërveprimet mes shteteve ishin të pakët dhe ata që ndërvepronin, kontrolloheshin rreptësisht.

SHJ

27/03/2020 - 16:24

Para Luftës së Dytë Botërore në Shqipëri kishte tre sëmundje kronike të përhapura thuajse në të gjithë vendin që ishin sifilis, malaria e tuberkulozi. Malaria ishte më e përhapura prej tyre dhe llogaritet të ketë prekur rreth 500 000 banorë, ose gjysmën e popullsisë së vendit. Malaria u çrrënjos nga vendi dhe në vitin 1985 qeveria raportoi se asnjë rast malarieje nuk ishte parë në vend prej 20 vjetësh

Koronavirusi (Covid: 2019) dhe pandemitë botërore: shkaqet dhe rreziqet për Shqipërinë

Në fakt, Shqipëria e socializmit marksist dhe Enverit, dezinfektonte si njerëzit ashtu dhe automjetet kur hynin në dogana. Dëftues është fakti se dezinfektimin e të huajve nga Enveri e tregonte më shumë shtypi i huaj se sa shtypi i brendshëm. Në vitin 1972, për shembull, kur erdhi një ekip gjerman për të luajtur futboll, shtypi gjerman shkruante: “Aeroporti i Tiranës/ Shqipëri: Franci duhet të ngjyejë duart e tij në sapunin e lëngshëm dezinfektues. Kështu do të ngordhin të gjitha mikrobet kapitaliste. Vetëm pas kësaj atij do i lejohej hyjra”.

Duhet thënë se kjo praktikë nuk parandalonte plotësisht epidemitë për sa kohë që viruset qendrojnë kryesisht brenda trupave të njerëzve se sa jashtë tyre. Por sidoqoftë, ajo parandalonte deri diku përhapjen e tyre. Duhet thënë, gjithashtu, se shekullin e kaluar epidemitë nuk mund të bëheshin pandemi sepse ndërveprimet mes shteteve ishin të pakët dhe ata që ndërvepronin, kontrolloheshin rreptësisht.    

*Pjesëz nga studimi i Ylli Përmetit

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA