...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Është ‘varfëria’ shkak i mungesës së ‘bujarisë’ në shumicën e shqiptarëve?

Shumë argumentojnë se shqiptarët nuk janë bujarë sepse janë të varfër! Domethënë, pasuroji shqiptarët dhe do të shikoshë!

SHJ

25/11/2017 - 12:17

Së pari, duhet thënë se përqindja jonë është më e lartë se përqindjet në vendet fqinje, Itali, Serbi dhe Greqi. Por kjo nuk duhet të na kënaqë: sepse ne vazhdojmë të jemi thuajse nga fundi në nivel botëror. Së dyti, shumë argumentojnë se shqiptarët nuk janë bujarë sepse janë të varfër! Domethënë, pasuroji shqiptarët dhe do të shikoshë! Këto qendrime nisen kryesisht nga mendësia që krijojnë “ekspertët” e sistemit. Për shembull, në vrojtimin përkatës, që kryhet çdo vit, kriteri ekonomik merret në konsideratë i pari. Domethënë, e lidhin bujarinë me gjendjen ekonomike të njeriut. Por kur shikojnë se cilët popuj janë më bujarë —popujt e varfër— dhe kur shikojnë se shumica e pasanikëve janë koprracë, ngrenë duart lartë.

Kështu, së pari, varfëria luan rol vendimtar në krijimin e njerëzve me karakter bujar. Së dyti, edukimi i virtytit të bujarisë varet nga prindërit dhe shoqëria: kur prindërit janë bujarë – dhe kanë kuptuar pse janë të tillë, dhe si pasojë dinë ta kalojnë bujarinë te fëmija, fëmija do të jetë bujar; ndërsa kur shoqëria vlerëson dhe spikat vlerat ose virtytet më të lartë të njeriut mes tyre dhe virtytin e bujarisë, fëmija do ta synojë bujarinë. Kur të gjitha këto mungojnë – fëmija do të jetë koprrac, siç është shumica e shqiptarëve. Dhe kur mungesa në fjalë riprodhohet nga njëra gjeneratë në tjetrën, riprodhohet dhe koprracëria. Koprracëria jonë duket qartë kur nuk vlerësojmë punët virtuoze dhe fisnike por punët e pandershme.

Për shembull, kemi një vit që shkruajmë falas –për shkak të bujarisë— dhe falenderimet janë të pakta! Kemi vite që shkruajmë falas –për hir të së vërtetës— në shtypin ndërkombëtar dhe kombëtar— dhe elita politike, ekonomike, mediatike dhe akademike, nuk denjoi t’i konsideronte! As kemi parë kontribute ‘bujare’ nga bujarët shqiptarë të tipit shkrimtarë, të cilët, hamendësisht do të shkruanin siç shkruajmë ne, falas dhe për hir të së vërtetës. Gjithnjë, sipas mundësive. Ndaj shoqëria jonë, pavarësisht se na pëlqen ta tregojmë si bujare, është në një krizë të thellë. Për të njëjtën arsye, ne synojmë të edukojmë të paktën gjeneratat e reja dhe mbështesim gjeneratat bujare të moshuara. Për më shumë këshillojmë të lexohet analiza e hollë dhe e vyer e Aristotelit: 

Aristoteli: ç’është bujaria, nga buron ajo dhe si mund të krijojmë njerëz bujarë?

Dhe një studim më të gjerë nga Ylli Përmeti me titull Gjenealogjia dhe forca e dashurisë, ku bujaria është përfshirë...

        

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA