...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Europa Juglindore: shpejt euron apo më mirë të pritet?

Kriza financiare dhe ajo greke e tronditën valutën e përbashkët europiane. Për të penguar skenarë të tillë në të ardhmen, zgjerimi i planifikuar i eurozonës po vërehet më me vëmendje.

DW

06/06/2017 - 10:35

Sipas marrëveshjeve europiane si Komisioni Europian ashtu edhe Banka Qendrore Europiane po verifikojnë, se sa i përmbushin kriteret e vendosura shtetet që duan të hyjnë në eurozonë. Aktualisht asnjë nga vendet kandidate, Bullgaria, Çekia, Kroacia, Hungaria, Polonia, Rumania e Suedia nuk i plotësojnë kushtet. Por debati aktual brenda eurozonës të le të kuptosh se ka edhe shtete anëtare të saj që nuk i plotësojnë kriteret. Pierre Moscovici, eurokomisioneri i BE për financat e përmbledh kështu: "Problemi i eurozonës sot është se nuk kujdeset për konvergjencën si duhet mes shteteve anëtare", tha ai në prezantimin e planeve të reja për reformat në eurozonë.

Slowakei Bratislava -Pierre Moscovici beim Informellen Treffen der EU Finanzminister (picture-alliance/dpa/F. Singer)

Pierre Moscovici

Deri në vitin 2025 duhet sipas Moscovicit të jenë bërë pjesë e euros të gjitha vendet e BE. Kjo tingëllon qetësuese për vendet aspiruese, që shpresojnë nga reformat e reja edhe ndihma për aderimin në eurozonë. Edhe pse aderimi nuk po ecën sipas planit dhe debatet në vendet përkatëse janë të forta, objektivi nuk ka ndryshuar. Edhe pse në tre vende juglindore, përkrahja ka rënë.

Bullgaria shpreson në ndihmën gjermane

"Kjo temë është shumë e rëndësishme për vendin tonë" thotë ministrja e Jashtme bullgare, Ekaterina Sacharieva në bisedë me DW. Vendi i saj është një nga të paktët që i përmbush kriteret e ashtuquajtura të konvergjencës. Qëllimi i qeverisë në Sofje është që deri në vitin 2018 të kalojë "në dhomën e pritjes" të eurozonës, në të ashtuquajturin "Mekanizmi i ndryshimit të kursit- II". Një pjesëmarrje në këtë mekanizëm të paktën dy vjet e pa probleme është një nga kriteret e konvergjencës. Bullgaria shpreson në ndihmën e Gjermanisë, tha Sacharieva në vizitën e saj në Berlin.

Rumania pret

Ndërsa Rumania ka hequr dorë zyrtarisht nga qëllimi që të anëtarësohej deri në vitin 2019. Kreu i qeverisë rumune, Sorin Grindeanu deklaroi, se krahas konvergjencës monetare duhet siguruar edhe ajo e rrogave. "Kalimi në euro mund të bëhet, nëse të ardhurat në Rumani janë të krahasueshme me ato të vendeve të BE."

Rumänien Premier Grindeanu kündigt Aufhebung von Korruptionsdekret an (Reuters/S. Nenov)

Sorin Grindeanu

Profesori rumun i ekonomisë dhe ish-ministër i Financave, Daniel Daianu nuk i shikon problemet rumune thjesht në hendekun e të ardhurave, por në zhvillimin strukturor të këtyre vendeve. "Hendeku mes veriut dhe jugut të eurozonës tregon qartë, se janë të nevojshme reforma urgjente." Ai paralajmëron nga anëtarësimi i Rumanisë e shton se "qëndrimet politike e gjeopolitike mund ta përshpejtojnë këtë anëtarësim. Por nuk duhen lënë asnjëherë mënjanë faktorët ekonomikë." Do të ishte naive, shprehet ai, të mendosh se eurozona gjeneron automatikisht zhvillim ekonomik dhe institucional.

Kroacia me probleme

Ndërsa sipas kreut të Bankës Kombëtare Kroate, Boris Vujcic Kroacia duhet të anëtarësohet sa më shpejt në eurozonë. Si anëtarja më e re e BE, Kroacia dëshiron të futet brenda një 5-vjeçari pas anëtarësimit në eurozonë. Por shifrat, sidomos ato të deficitit buxhetor (mbi 3%) dhe borxhit shtetëror (80% e prodhimit të brendshëm bruto) flasin kundër një aderimi të shpejtë të Kroacisë. Nuk mund të thuhet saktë, se kur do të zgjerohet eurozona me vende të tjera, por një gjë është bërë e qartë: Për sa kohë që ndryshimet ekonomike mes vendeve të eurozonës ende janë shkak për shqetësime, nuk duket se hyrja në valutën e përbashkët është një hap pozitiv për vendet që presin. Nuk është e mirë për eurozonën dhe për vetë këto vende.   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA