...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Fletorja e Bashës, 90 faqe; libri i Përmetit, 800 faqe: njëri çensurohet; tjetri diskutohet

Interesant është fakti se “libri” i Bashës po diskutohet në media sikur të ishte vërtet ‘libër’. Në fakt ai është sa një fletore shkollore: sepse ka rreth 90 e ca faqe

SHJ

29/03/2021 - 17:22

Interesant është fakti se “libri” i Bashës po diskutohet në media sikur të ishte vërtet ‘libër’. Në fakt ai është sa një fletore shkollore: sepse ka rreth 90 e ca faqe. Sa për përmbajtjen, dihet se ajo është një propagandë e pështirë. Ngjan me “librin” e Ramës që publikoi përpara se të bëhësh kryeministër. Një libër kryekëput propagandistik. Vetëm se i Ramës ishte pak më voluminoz. Megjithëse ngjante “voluminoz” sepse kishte zgjedhur një format më përmasa të vogla.

Rezultati i librit propagandistik të Ramës mund të kuptohet tashmë pas 8 vjetësh: sepse propaganda është e zbrazët — pa kuptim të realitetit ku jetojmë dhe shpesh përqendrohet tek vetë individi, si në rastin e Bashës, i cili ka vënë në faqen e parë të kopertinës fotografinë e tij ndërsa në faqen e pasme një tjetër me protagonist vetë atë por i rrethuar nga populli dhe fëmijët. Me të parën nënkupton titullin e librit —“misionin”— ndërsa me të dytën “dashurinë” që ka popull për të!

Paturpësia e Bashës dhe Ramës nuk ka kufij. Por njësoj janë dhe ata që u shkojnë pas, sidomos media, e cila paraqitet si “objektive” në sytë e popullit. Mjafton të përmendim faktin se libri i parë i Ylli Përmetit, i publikuar në vitin 2013, me rreth 800 faqe dhe me përmasë akademike në kohën kur Rama dhe të tijtë e tij po gatiteshin të merrnin pushtetin ndërsa Basha po e linte atë me plotë krime politike dhe penale, u çensurua dhe vazhdon të çensurohet nga media dhe universitetet!

Një punë studimore shumë vjeçare —gati 5 vjetë— që duhet të ishte në krye të diskutimeve publike meqënse është studimi i parë në anët tona që tregon shkaqet e krizës shumë-dimensionale që ka përfshirë botën, rajonin dhe Shqipërinë, duke parashtruar dhe rrugëzgjidhjet e mundshme. 

Puna që filloi në atë kohë tashmë është edhe më voluminoze: dy volume, me rreth 2 mijë faqe. Një libër tjetër me rreth 500 faqe —në gjuhën angleze— paraqitet këtë vit në disa konferenca shkencore rreth botës. Punë intesive dhe u pa shlodhur asnjë ditë...

E sjellim në vëmendje të popullit këtë të vërtetë për të kuptuar më shumë se me cilët përballet: me demagogë që kanë mësuar vetëm të mashtrojnë dhe media dhe universitete që nuk i shëbejnë aspak të vërtetës dhe popullit por vetëm pushtetit të tyre siç ai shprehet, me pushtet politik, ekonomik, mediatik dhe social.       

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA