...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Forcat speciale amerikane në Shqipëri: për të prishur planet ruse apo të Berishës dhe Metës?

Forcat speciale të SOCEUR janë të mirëtrajinuara dhe mirëpajisura me pajisje dhe armë për komunikime të përparuara dhe përdoren zakonisht në operacione kundërterroriste ose kundërzbuluese. Ata mund të infiltrojnë në linjat e armikut për të kufizuar numrat e shumtë të trupave kundërshtare

SHJ

06/01/2022 - 18:50

Komanda e Operacioneve Speciale të SHBA-së për Evropën, SOCEUR, bëri të ditur vendimin për të patur në Shqipëri një shtab të bazës të Forcave të Operacioneve Speciale.

Sipas njoftimit “vendndodhja e selisë në Shqipëri do të sigurojë ndërveprueshmëri më të madhe me aleatët shqiptarë, qasje të rëndësishme në qendrat e transportit në Ballkan dhe fleksibilitet më të madh logjistik. Kjo vendndodhje, redukton në masë të madhe kohën e udhëtimit dhe rrit fleksibilitetin e operacioneve speciale dhe forcave konvencionale në rajon”, thuhet në njoftimin e Komandës amerikane, duke shtuar se “Shqipëria mbetet një aleate e fortë e NATO-s dhe SHBA-të gëzojnë një marrëdhënie të fortë me qeverinë dhe Ministrinë e Mbrojtjes të Shqipërisë, gjë që e bën vendosjen e një shtabi pararojë në këtë vend aleat një vendim të natyrshëm”.

Siç thekson dhe Gjeneral Major David H. Tabor, Komandant i Komandës së Operacioneve Speciale në Europë "aftësia për të lëvizur dhe trajnuar me shpejtësi brenda Ballkanit, në bashkëpunim të ngushtë me forcat e tjera aleate dhe partnere, e bëri Shqipërinë vendndodhjen më të mirë për këtë përpjekje".

Kryeministri shqiptar Edi Rama e përshëndeti vendimin duke e cilësuar atë si “shprehje e një besueshmërie shumë të lartë dhe një bashkëpunimi shumë të afërt”

SOCEUR, vë në dukje njoftimi, “luan një rol të rëndësishëm për të demonstruar përkushtimin e SHBA-së ndaj aleatëve dhe partnerëve tanë në Ballkan. Nëpërmjet trajnimeve të vazhdueshme dhe bashkëpunimit të ngushtë, Forcat e Operacioneve Speciale të SHBA-së sigurojnë një lidhje të rëndësishme midis aleatëve dhe partnerëve tanë në rajon, duke rritur kështu stabilitetin rajonal”

SOCEUR ka një pozicion unik për të stimuluar marrëdhënien e SHBA-ve me aleatët dhe partnerë, për t’iu kundërvënë ndikimeve keqdashëse, për të ndërtuar ndërveprueshmërinë, për t'iu përgjigjur me shpejtësi kërcënimeve që mund të lindin dhe nëse është e nevojshme, për të mposhtur sulmet.   

Si i asgjësonin komunistët e Enver Hoxhës misionet anglo-amerikane në Shqipëri?

SOCEUR bazohet në Shtutgard të Gjermanisë dhe ka një histori relativisht të gjatë në Evropën e pas luftës. Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia, SOCEUR ka për detyrë të mbështesë qendrimin përfrikësues të SHBA-së dhe NATO-s. Forcat e posaçme të SOCEUR janë të mirëtrajinuara dhe mirëpajisura me pajisje dhe armë për komunikime të përparuara dhe përdoren zakonisht në operacione kundërterroriste ose kundërzbuluese. Ata mund të infiltrojnë në linjat e armikut për të kufizuar numrat e shumtë të trupave kundërshtare.  

Gjykuar nga ky fakt, forcat në fjalë kanë ardhur për të punuar kundër përparimit të shërbimeve ruse në rajon dhe jo siç na thotë Ngjela e të tjerë pas tij, kundër Sali Berishës. Ja pse kundërzbulimi rus i kthen radarët dhe raketat nga Shqipëria! Dhe ja pse kthehemi në arenë të superfuqive!    

*Në këtë raport të përmirësuar ka kontribuar Voa.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA