...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Gjithë rajoni na e kalon në rritjen e mirëqenies në raport me mesataren e BE-së

Të ardhurat e Shqipërisë në vitin 2016 ishin sa 30 për qind e mesatares së BE-së, njësoj sa në vitin 2012, teksa vendet e tjera të Rajonit kanë shënuar përparime në rritjen e të ardhurave, duke e lënë shumë pas vendin tonë.

Monitor

15/06/2017 - 15:47

Rritjen më të madhe e shënuan Maqedonia dhe Turqia duke u zgjeruar përkatësisht me 4 dhe 11 pikë përqindje të ardhurat e tyre në katër vitet e fundit në raport me BE-në. Të ardhurat e Maqedonisë në vitin 2016 ishin sa 38% e mesatares së BE-së, nga 34% në 2012-n (shiko grafikun).

Përmirësime me 3 pikë përqindje bëri edhe Bosnja dhe Mali i Zi. Vetëm Serbia ka shënuar ulje me një pikë përqindje.

Prej vitit 2012, procesi i konvergjencës (që nënkupton një rritje më të shpejtë të Shqipërisë në raport me shtetet europiane në mënyrë që t’i afrohemi gradualisht mesatares së BE-së) jo vetëm ka ngecur, por është përkeqësuar. Deri në vitin 2015 ishim të parafundit, ndërsa në 2016-n Bosnja ka dalë përpara nesh. Shteti me probleme të mëdha etnike dhe burokratike, për shkak të ndarjes administrative të dy njësive, ka rritur raportin e të ardhurave ndaj mesatares së BE-së, nga 28% në 2012-n, në 31% në 2016-n.

Që prej vitit 2016, në renditjen totale të vendeve të BE-së dhe atyre që aspirojnë të bëhen pjesë e hartës së përbashkët europiane, Shqipëria është e fundit. Edhe Bosnjë Hercegovina, që ishte e fundit në këtë renditje e ka lënë pas Shqipërinë me 2016.

Shqipëria ka ndërkohë dhe pagën minimale më të ulët në Europë, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe të matur sipas fuqisë blerëse.

Luksemburgu, të ardhurat më të larta për frymë

Luksemburgu ka PBB më të lartë për frymë midis 37 vendeve të përfshira në këtë krahasim të Eurostat, duke qenë më shumë se dy herë e gjysmë mbi mesataren e BE-së me 28 anëtarë. Një tipar i veçantë i ekonomisë së Luksemburgut, e cila në një farë mase shpjegon PBB-në shumë të lartë për frymë të vendit, është fakti se një numër i madh i banorëve të huaj janë të punësuar në vend dhe në këtë mënyrë ata kontribuojnë në PBB-së, ndërsa në të njëjtën kohë ata nuk janë të përfshirë në popullsinë rezidente. E dyta për nivelin e lartë te të ardhurave për frymë u rendit Irlanda me 177 për qind e mesatares se BE-së, më pas Zvicra me 159% dhe Norvegjia me 159 për qind të mesatares se BE-së.

Produkti i Brendshëm Bruto banorë gjithashtu tregon dallime thelbësore mes vendeve të BE, ku të ardhurat sipas fuqisë blerëse në Bullgari ishin sa 48% e mesatares se BE-së, ndërsa në Luksemburg sa 267 % e mesatares se BE.  

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA