...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Grekët (zh)varrosin ushtarët “grekë” dhe pas ceremonisë kërkojnë vërtetim ADN-je nga familjarët

Në Bularat të Dropullit u zhvillua pa shumë bujë, në fundjavë, ceremonia e rivarrimit të eshtrave të 100 ushtarëve grekë, të vrarë gjatë luftës italo-greke.

Top-channel

15/07/2018 - 15:32

Ceremonisë i parapriu mesha, ku morën pjesë përfaqësues të Ministrisë së Brendshme dhe asaj të Punëve të Jashtme të Athinës, si dhe ambasadorja e Greqisë në Tiranë, Eleni Sourani.

Kjo është ceremonia e parë e rivarrimit të eshtrave të të rënëve grekë, në Murin Memorial të Ushtarëve të Panjohur në Bularat.

Komisioni shqiptaro-grek ka njoftuar se ceremoni të tjera rivarrimi do të vijojnë përgjatë verës. Ajo që bie në sy është se shumica e ushtarëve, eshtrat e të cilëve u nxorën prej gërmimeve në Dragot, nuk kanë identitet.

Ambasadorja e Greqisë në Shqipëri u bëri thirrje familjarëve të dorëzojnë ADN-në e tyre, në mënyrë që të bëhet identifikimi i eshtrave. Ceremoninë e zhvilluar në Dropull e ndoqi edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule.

Ndërkohë, kryetari i Shoqatës së të afërmve të të rënëve gjatë luftës italo-greke, Jorgo Sourlas ka deklaruar për mediet e Athinës se, familjet që përfaqëson janë ndierë të ofenduara, pasi sipas tij nuk janë ftuar të marrin pjesë në këtë ceremoni, të cilën e prisnin prej dhjetëra vitesh. Top Channel   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA