...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Grenell: synojmë krijimin e një zone ekonomike “mini-Shenzhen” mes Kosovës dhe Serbisë

Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të përqendrohemi në gjendjen ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë

abcnews.al

23/06/2020 - 19:47

Emisari Special i Presidentit Donald Trump, Richard Grenell ka komentuar takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington të shtunën e 27 qershorit dhe mundësinë e krijimit të një zone ekonomike mes dy shteteve.

Grenell në një intervistë për televizionin amerikan, Neësmax ka thënë se kur ka diskutuar me komunitetin e biznesit në Kosovë dhe Serbi ata kanë kërkuar zhvillim ekonomik.

“Kur fillova të diskutoja këto çështje me njerëzit e Kosovës dhe komunitetin e biznesit në Kosovë, njerëzit në Serbi dhe komunitetin e biznesit atje, çfarë ishte e qartë është se ata dëshironin zhvillim ekonomik. Ata donin vende pune për të rinjtë, ata donin shpresë”, ka thënë Grenell.

Gjithashtu Grenell ka renditur marrëveshjet e arritura për autostradën, hekurudhën dhe linjën ajore, duke shtuar se administrata Trump do të përqendrohet për të krijuar një zonë të vogël ekonomike mes dy shteteve.

“Çfarë ne provuam është të gjejmë menjëherë formulën se si të rrisim ekonominë. Ne bëmë një marrëveshje për linjën ajore, të parën pas 21 vjetësh, fluturimet mes Prishtinës, kryeqytet i Kosovës dhe Beogradit, kryeqytet i Serbisë. Ende nuk janë zbatuar, por ne kemi marrëveshjen, e cila do të hapë kufijtë e tregtisë dhe një marrëveshje të madhe kufitare për trafikun e automjeteve. Çfarë ne jemi duke provuar të bëjmë është të përqendrohemi në gjendjen ekonomike, për të krijuar një zonë mini-Shenzhen, zona e parë speciale ekonomike në Kinë”, është shprehur ai.

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA