...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Greqia merr...jo vetëm varrezat, detin dhe Çamërinë: por dhe jugun e Shqipërisë!

Dhuratat e palës sonë nuk ishin vetëm —siç parashikuam— varrezat, deti dhe librat shkollor: pala jonë do të rikonsiderojë pronat e komunitetit ortodoks në Shqipëri ose zgjerojë detyrimet shtetërore për zonat minoritare dhe do të zgjerojë vetë zonat minoritare: mënyrën e përcaktimit të statusit të zonës minoritare.

SHJ

18/02/2018 - 16:43

Dhuratat e palës sonë nuk ishin vetëm —siç parashikuam— varrezat, deti dhe librat shkollor: pala jonë do të rikonsiderojë pronat e komunitetit ortodoks në Shqipëri ose zgjerojë detyrimet shtetërore për zonat minoritare dhe do të zgjerojë vetë zonat minoritare: mënyrën e përcaktimit të statusit të zonës minoritare. [...lexo ketu} Domethënë, do të zgjerojë të drejtat e minoritarëve aktualë dhe do të krijojë hapësira të tjera “minoritare” — siç është kandidate, për shembull, Himara.

Kjo nënkupton zmadhimin politik të minoritetit grek në Shqipëri dhe rritjen e autonomisë administrative ose zvogëlimin e varësisë së minoritetit grek në Shqipëri nga Tirana dhe zmadhimin kundrejt Athinës, meqënse minoriteti do të vazhdojë të “ushqehet” me “pensione” nga kjo e fundit.

Në afatgjatë kjo zhvendosje pushtetesh krijon kushtet për zgjerimin edhe më shumë të minoritetit grekë në Shqipëri. Krijohet, në fjalë të tjera, një “zajednicë” greke në jug të Shqipërisë e cila krijon kushtet për bashkimin e saj juridik me Greqinë, sepse bashkimi ekonomik është realizuar, dhe në afatgjatë, dhe bashkimin politik.

Të gjitha këto pala jonë i shkëmben me mbështetjen në anëtarësinim e saj në BE —jo sepse e meriton por sepse në pamundësi për të rritur cilësinë e jetës në Shqipëri kërkon të integrohet me mik – dhe me shitjen e Shqipërisë— dhe me disa vogëlsira të tjera (heqjen e vulës për legalizimin e dokumentave zyrtare për emigrantët shqiptarë në Greqi e të tjera të kësaj natyre)! Krim kombëtar i disafishtë dhe i paimagjinueshëm!     

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA