...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Orgazmat e femrave burojnë kryesisht nga...

Sipas një vrojtimi, orgazmat buronin nga të ardhurat e familjes së partnerit, vetë-besimi i femrës dhe tërheqja e tij

SHJ

09/09/2017 - 15:24

Kësaj pyetje përpiqet t’i përgjigjet një vrojtim. Bazuar në vrojtimin përkatës, çiftet heteroseksuale të femrave studente në marrëdhënie të angazhuara, pyetjes se sa herë kanë përjetuar orgazma, si rezultat i raportit seksual, i përgjigjen se orgazmat buronin nga të ardhurat e familjes së partnerit, vetë-besimi dhe tërheqja e tij. Orgazma lidhësh gjithashtu me shkallën tërheqëse mes tyre, shpeshtësia seksuale, dhe përqindja e kënaqësisë seksuale. Femrat që kishin partnerë më tërheqës kishin orgazma më intensive. Kënaqësia seksuale lidhësh dhe me shkallën tërheqëse fizike të femrës nga partneri dhe gjerësia e shpatullave të tij.   

Është e qartë se orgazmat burojnë kryesisht nga ‘tërheqja’ reciproke. Por dhe gjendja ekonomike e partnerit dhe pranimi nga rrethi familjar luajnë një rol të rëndësishëm. Sidoqoftë, vrojtimi në fjalë nuk përqendrohet në dijen e partnerëve meshkuj. S’është e rastit që femrat që kishin filluar herët raportet seksuale kishin më shumë orgazma. Përvoja i kishte bërë të kuptonin veten dhe partnerin më shumë se femrat pa përvojë. Për të njëjtën arsye —për të mos munduar femrat sa te një mashkull te tjetri...— mirë është që adoleshentët të marrin mësime teorike seksuale.

Vrojtimi: https://journals.sagepub.com/doi/full/10.1177/147470491401200507

Lexo, për më shumë: 

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi

Pse tradhëtojnë meshkujt dhe femrat dhe si mund ta parandalojmë?

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA