Ish-ministri Panariti: qumështi vendas me aflatoksinë; shkakton kancer
Ish- ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti thotë se sipas një studimi të kryer së fundmi, gjysma e mostrave të qumështi vendas dolën me aflatoksinë, një substancë kancoregjene e fuqisë shumë të lartë.
Dita
15/12/2017 - 13:10
Përmes një qendrimi në Facebook, Panariti thotë se ky është një megaskandal dhe i bën thirrje ministrisë së Bujqësisë dhe Autoritetit Kombëtar të Ushqimit të bllokojnë prodhimin dhe të tërheqin urgjent nga tregu këto produkte.
Gjithashtu ai kërkon që të bëhen publike analizat dhe Prokuroria të nisë hetimet.
“Ose nje megaskandal, ose nje supermashtrim!! Mbetet per tu pare.?! .. Para disa ditesh ne nje studim te AFI, gjysma e mostrave te qumeshtit vendas te analizuara dolen me aflatoksine. Aflatoksina eshte substance kancerogjene e fuqise shume te larte, e pa zberthyeshme dhe rezistente ndaj perpunimit termik. Prania e saj ne qumesht dhe nenprodukte eshte rrezik shume i madh per shendetin e konsumatorit.
MB dhe AKU duhet te bejne urgjent publike fermat apo subjektet prodhuese te ushqimeve te ndotura , te bllokojne prodhimin dhe te terheqin urgjent nga tregu produktet e perlyera. Sa me pare dhe menjehere!!! Nderkohe AFI te beje publike rezultatet e analizave, metodat e analizes dhe laboratoret e references qe i kane kryer ato. Nese kjo nuk ndodh atehere prokuroria te nis hetimin e menjëhershëm dhe te percaktoje përgjegjësite ose eventualisht mashtrimin siç ka ndodhur me pare ne dem te prodhuesve vendas, per te favorizuar importet.”, shkruan Panariti.
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 42 reads