...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Jehon rreth botës kontributi i Ylli Përmetit në sektorin e shëndetësisë

Janë të shumtë email-et që na vijnë nga qendra të ndryshme akademike —nga Japonia, Evropa dhe deri në Amerikë— lidhur me kontributin e Ylli Përmetit në sektorin e shëndetësisë

SHJ

21/07/2018 - 06:55

Vlerësimet e studimit dhe ofertat për kontribute të tjerë vazhdojnë për ditë nga qendra të ndryshme akademike. Kujtojmë se Ylli Përmeti ka publikuar vetëm një pjesë të studimit; pjesa tjetër është e papublikuar. Kujtojmë, gjithashtu, se “Shqipëriajonë.org” ka marrë përsipër të përpunojë disa dokumentarë me natyrë shkencore/shëndetësore (“The truth about cancer” etj.) me qëllim edukimin e popullit --në kuadër të orientimit të saj shkencor-- dhe ka kërkuar sponsorizim për realizimin e tyre nga banka tregëtare dhe korporata. Por asnjëri s’u paraqit i gatshëm të sponsorizonte projektet tanë: sepse janë, sipas tyre, të “mëdhenj”.

Banka “BKT”, për shembull, s’kishte fond fare; banka “Societe generale” tha se ishte projekt i madh; “Reifeisen”, gjithashtu. Ndërsa drejtori i “Sigal” as që ktheu përgjigje — megjithëse një “përgjigje” na e pati dhënë kur patëm një takim në zyrat qendrore: “se si ka mundësi që projekte të tillë s’janë përshirë në sistemin aktual shëndetësor”! Në dijeni të pakuptimit të problematikës, ne u lamë të gjithë këtyre kohë që ta kuptonin se...zbulimet që ne sjellim bien në kundërshti me ortodoksinë e establishmentit mjekësor dhe politik dhe si të tillë janë të vështirë të përqafohen menjëherë nga establishmenti. Por pavarësisht kohës që u dhamë s’kemi parë ndonjë reagim!

Sidoqoftë, me rëndësi është të kuptojmë se kontrubuti i Ylli Përmetit në sektorin e shëndetësisë —ku tregohet edhe një herë padija e qeverisë “Rama2”— është pritur mirë nga shumë qendra akademike.

Studimin mund ta lexoni këtu: 

Critical Overview and Premises of Health Care Systems within Different Social Paradigms: From the Real Causes of the Crisis in the Healthcare System and the Austrian Model to the Truth about Cancer

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA