...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kallëzimet 2019: Tirana kryeson me mosmarrëveshjet shoqërore – Përmeti me maturinë e tij

Ndërsa Tirana dhe rrethet e tjerë kryesojnë me mosmarrëveshjet shoqërore dhe Përmeti kryeson me maturinë e tij, prokurorët nuk janë dhe aq të “mbytur” me punë

SHJ

12/05/2020 - 10:02

Raporti vjetor mbi ngarkesën e punës së prokurorive, 2019, i publikuar në mars 2020, tregon disa fakte që meritojnë shqyrtim.  

Sipas tij, Tirana kryeson kallëzimet ndërsa Përmeti kryeson me maturinë e tij (shih grafikun). Dhe nëse gjykojmë ngarkesën mesatare për çdo prokuror në rrethe ajo s’ka qenë dhe aq e madhe dhe në disa raste, si në rastin e Përmetit, prokurorët kanë “vrarë miza”.

Për shembull, në Sarandë, ku ngarkesa ka qenë më e madhe, prokurori ka patur 455 raste ndërsa në Përmet 112 raste, fakt që tregon se në Sarandë ka patur pak më shumë se një rast në ditë ndërsa në Përmet ka patur një rast për pak më shumë se tre ditë.

Për të njëjtën arsye, mirë do të ishte që prokurorët e rretheve të “mbingarkuar” të ndihmohen me prokurorët e rretheve ku “vriten miza” me qëllim që të rritet dhe efiçenca atje ku nevojitet dhe të mos paguajmë prokurorë që “vrasin miza” nëpër zyra. Në rekomandimet e raportit, rekomandimi që citohet këtu nuk përmendet! Më konkretisht: 

Gjatë vitit 2019 në organin e prokurorisë janë trajtuar 59,888 materiale kallëzuese që përbën një rritje prej 3, 73% në krahasim me vitin 2018. Janë ndjekur gjithsej 44,289 procedime penale, që përbëjnë një rritje prej 3,45% në krahasim me vitin 2018, nga të cilat 30,748 janë procedime penale të regjistuara, me një ulje prej 2,10% në krahasim me vitin 2018 dhe 584 procedime penale të rifilluara, që tregon rritje prej 20,16% në krahasim me vitin 2018. Janë mbartur nga viti 2018, 12,975 procedim penale me një rritje prej 18,66% krahasuar me procedimet e mbartura në vitin 2018. Është vendosur mosfillimi për 15, 599 referime dhe kallëzime penale, që do të thotë një rritje prej 4,55% në krahasime me vitin 2018.

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA