...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kapërcim shkencor për kancerin: një qasje revolucionare për parandalimin dhe shërimin e tij

Studimi është kapërcim shkencor, sepse kapërcen kuptimin e mjekëve mbizotërues (ortodoksë) dhe kundërshtarëve të tyre, dhe ndriçon lexuesin dhe ndjekësin e mjekësisë lidhur me shkaqet e sëmundjes dhe parandalimin dhe shërimin e saj

SHJ

12/05/2022 - 17:04

Në orët e para të paradites së sotme Ylli Përmeti njoftoi në faqen e tij në “Facebook” publikimin e një studimi të tij lidhur me kancerin. Ai është një studim shumëvjeçar dhe i nxitur nga dhimbja. Në fjalët e tij:

Ishin muajt e parë të vitit 2017 kur kërkova nga bankat dhe milionerët e vendit tonë që të sponsorizonin shqipërimin e një serie dokumentarësh të realizuar nga një dokumentarist amerikan lidhur me kancerin. Qëllimi ishte të kontriboja në dijësim lidhur me zhvillimet e fundit në luftën kundër tij. Por si bankat ashtu dhe milionerët nuk e sponsorizuan; bankat thanë se ishte projekt i madh ndërsa pasanikët thanë se kemi mjekët e establishmentit për këtë punë! Kur u përpoqa, për shembull, t`i sqaroja drejtuesit të SIGAL-i në anët tona se mjekët e establishmentit nuk dinë ta kurojnë e jo më ta shërojnë atë, nuk gjeta mirëkuptim.

Por ishte dashuria ime për gastronominë dhe premtimi dhe dhimbja ime që ndjeva kur ndërroi jetë kushëriri im i parë pikërisht për shkak të kancerit, rreth 10 vjet më parë, kur ishte në lule të rinisë, 20 vjeç, që më shtyu vitet e fundit të studioja dhe mjekësinë. Premtimi im ndaj tij ishte se do të kontriboja në sëmundjen që po shkatërron miliona jetë njerëzish. Në atë kohë nuk kisha dije. Kisha studiuar kryesisht shkencat sociale dhe nga shkencat e natyrës kisha dije tejet të pjesshme dhe për kancerin nuk dija thuajse asgjë pavarësisht se lexoja revista shkencore.

Dokumentaristi amerikan ishte një shtysë tjetër për mua. Atij i kishin vdekur prindërit dhe anëtarë të tjerë të familjes nga kanceri dhe për të njëjtën arsye filloi të studionte shkaqet dhe shërimin e tij. Por kureshtja ime për dijen lidhur me sëmundjet më çoi më larg se kontributi i tij. Se sa ‘larg’ kam shkuar mund të kuptohet vetëm kur të lexohet studimi që parapublikoj këto ditë dhe libri. Arsyeja kryesore e parapublikimit të tij lidhet me synimin tim: të publikoj librin dhe si dhuratë, për të gjithë ata që vuajnë dhe të tjerët që janë kureshtarë, të publikoj një pjesë nga ai. Kështu lexuesi nxitet të mësojë më shumë.  

Kapitulli i parë i librit është publikuar në vitin 2017 ku tregoj shkaqet e krizës dhe premisat e sistemeve shëndetësore, i cili është përditësuar dhe lidhet kryesisht me filozofinë politike, sepse drejtimi i insitucioneve shtetërore dhe shoqërive kalon në “sitën” e kësaj lloj filozofie.

Dhuratën time po e njoftoj sot ndërsa në ditët në vijim do të njoftoj dhe Universitetin e Mjekësisë në Tiranë. Në kapitullin në fjalë shqyrtoj qasjet mbizotëruese lidhur me shkaqet e kancerit dhe kurat mbizotëruese dhe disa qasje të reja por për herë të parë tregohet shkaku fillestar; sepse lidhja “gjenetike” e bërë prej dekadash nga mjekët është e padrejtë ndërsa disa të tjerë që tregojnë “mutacionet gjenetike”, nuk tregojnë shkaqet e mutacionave (pasndryshimeve) gjenetike dhe rrugët se si t`i parandalojmë ato dhe bashkë me to të parandalojmë dhe shfaqjen e kancerit ndërsa në kapituj të tjerë tregohet se si të ndalojmë zhvillimin e kancerit dhe ta shërojmë atë në çdo fazë të tij.

Studimi është kapërcim shkencor, sepse kapërcen kuptimin e mjekëve mbizotërues (ortodoksë) dhe kundërshtarëve të tyre, dhe ndriçon lexuesin dhe ndjekësin e mjekësisë lidhur me shkaqet e sëmundjes dhe parandalimin dhe shërimin e saj. Ai është punuar në një gjuhë relativisht të thjeshtëzuar me qëllim që të lexohet si nga kureshtarët ashtu dhe nga ndjekësit e mjekësisë.

Titulli i studimit “Zhvillimet e fundit mbi terapitë e kancerit dhe shkaqet e tij: një qasje revolucionare/Recent developments on cancer therapies and its causes: a revolutionary approach”, i tregon thuajse të gjitha. Por vetëm kur të lexohet “gjithë teoria Shëndetit” do të kuptohet se ç`kuptohet me ‘shëndet’ dhe si fitohet dhe ruhet ai. Studimi shqyrton dhe Alzheimer-in, tregon kuptimin e pjesshëm të sëmundjes nga mjekët ortodoksë dhe rrugën përmes së cilës mund të shërohet.

Nuk kanë qenë aspak këto 11 vite për mua të lehta në Shqipëri; sepse kam punuar paralelisht me studime të tjerë, kryesisht të lidhur me çështje gjeopolitike, kombëtare, ekologjike dhe shoqërore. Ngarkesa ka qenë e madhe. Por e kam përballuar pavarësisht se punën time e kanë mbështetur pak njerëz. Mbështetja më e madhe për njerëzit që i përkushtohen dijes është leximi, pastaj shpërndarja e dijes dhe sigurisht kontributet studimore. Si qendër studimore dhe mediatike (e para në llojin e vet në Shqipëri) synojmë 1% e popullit, sepse dihet se studimet dhe analizat lexohen nga pak njerëz. Kemi pritur dhe kontribute financiare por deri më sot s`ka kontribuar ndonjëri!

Lexuesi që lexon vetëm për vete, tregon karakterin e tij: se ai është kureshtar por kur nuk e shpërndan dijen, tregon gjithashtu faktin se nuk ia do të mirën tjetrit dhe atdheut; ndërsa ai që s`lexon tregon se i mungon kureshtja për dijen. Por kategoria më e keqe qendron në institucionet mediatike: sepse këta e kanë për detyrë të spikasin studimet. Por duke ditur se media (shtetërore dhe private) kontrollohet nga pushteti politik ajo parapëlqen të merret me thashethemet politike se sa me studimet. Por në këtë proces humbës janë të gjithë, si lexuesit që lexojnë vetëm për vete ashtu dhe ata që nuk lexojnë e të tjerët që dijen e çensurojnë.

Kështu, pasi të nxjerr leje për të ushtruar veprimtarinë time qoftë edhe si mjek, si fillim lidhur me kancerin, tarifat do të jenë sipas “kokës dhe qylafin”: shumë të shtrenjta për ata që e kanë penguar punën time (klasën politike, mediatike dhe universitare); pak më të lira për ata që s`kanë kontribuar kaq vite në punën time; dhe falas për ata që kanë kontribuar dhe për popullin në nevojë. Do të njoftoj kur të nxjerr lejen dhe vendin e klinikës ndërsa le të shpresojmë se nuk do të më “rrëmbejnë” të huajt, sepse kërkesat janë të mëdha.

I lumtur bëhet ai që realizon një objektiv, siç ndihem unë tani kur mendoj se miliona njerëz do të ndihmohen me dije për të luftuar sëmundjen e tyre apo të njerëzve të tyre, por më i lumtur është ai që detyron armiqtë e dijes në përgjithësi dhe dijes së tij në veçanti, t`i falen dijes së tij! Së shpejti me lajme më të bukura...   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA