...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Kefalojanis: Rama pranoi vetë-vendosjen e minoritet grek në Shqipëri

Të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e zgjedhjes lirshëm të identitetit fetar dhe respektin ndaj pronës personale për të cilat z. Rama pranoi gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë

SHJ

15/11/2019 - 07:55

Kryetari i ri i Delegacionit të Parlamentit Europian në Komitetin e Stabilizim-Asociimit Shqipëri-BE, Manolis Kefalogiannis ka dhënë një intervistë për faqen online, European Western Balkans  përmes së cilës ka përsëritur mesazhin se rruga europiane mbetet e hapur për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pyetjes sesi i vlerëson ai marrëdhëniet e Shqipërisë me fqinjët dhe nëse vendi jonë ka çështje të hapura që e ndërlikojnë pranimin në BE, Kefalogiannis i është përgjigjur se:

...vendi im mbështet negociatat e pranimit me vendet e Ballkanit Perëndimor për sa kohë që janë përmbushur disa kushte. Ne jemi për një strategji pranimi mbi kritere. Për Shqipërinë, respekti i plotë i të drejtave sovrane të vendeve fqinj, të drejtat e minoriteteve – si ai i minoritetit kombëtar grek për të drejtën e vetëvendosjes dhe të drejtën e zgjedhjes lirshëm të identitetit fetar dhe respektin ndaj pronës personale për të cilat z. Rama pranoi gjatë vizitës së tij të fundit në Athinë në takimin me kryeministrin grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ka sigurisht çështje bilaterale që duhen zgjidhur si përcaktimi i Zonës Ekskluzive Ekonomike mes dy vendeve.  

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA