Kocaqi, grekët dhe shqiptarët nuk kanë të njëjtën prejardhje por...
Dëftues është fakti se gazetarët e oligarkisë (Nano etj.) vazhdojnë të mos i shërbejnë të vërtetës kur ftojnë në emisione vetëm një tezë pa kundër-tezë!
SHJ
29/09/2018 - 09:04
Vazhdon historiania e akredituar nga autoritet akademike të keqparaqes prejardhjen e shqiptarëve dhe grekëve: sipas saj, ata kanë të njëjtën origjinë! Kështu ka deklaruar edhe një herë në një emision, Kocaqi. Dëftues është fakti se gazetarët e oligarkisë (Nano etj.) vazhdojnë të mos i shërbejnë të vërtetës kur ftojnë në emisione vetëm një tezë pa kundër-tezë! Do të ishte e dëshirueshme që të luanin vetë rolin e kundër-tezës por që të luash rolin kundër-tezës duhet të jeshë i dijësuar si gazetarë. Dhe këta lloj “gazetarësh” vetëm për dije nuk i kemi…
Ja se ç`citon Ylli Përmeti në studimin e tij, për origjinën e grekëve dhe pellazgëve:
Lakedemonët (spartanët), janë me origjinë Dorike dhe Athinasit, me origjinë Jonike...të parët janë pasardhës të kombit Pallazgë, të dytët, të kombit grekë...kombi i Atikës [aty ku shtrihet Athina] ishte Pallazg por u kthye në Grek dhe gjuhën e mësoi më vonë...sepse edhe pellazgët nuk flisnin të njëjtën gjuhë...gjuha greke më vonë u shfaq, e shkëptur nga gjuha pellazge. (përkthimi është bër nga vetë autori dhe origjinali i Heroditit; gjuha arkaike).
Kështu historiania jo vetëm që shpërnjeh faktet historike por nuk di as t`i lexojë drejtë ato në raport me kushtet social-ekonomike dhe politike të kohës: sepse së pari duhet të kuptojmë arsyet pse spikatën jonikët në gjirin e pellazgëve dhe lidhjen mes gjuhës greke dhe pellazge. Qasjet etimologjike që bëjnë shumë autorë janë tejet të pjesshme nëse gjuha nuk kuptohet në raport me pushtetin (siç e përcaktojmë atë) dhe dinamikën shoqërore. Kjo është arsyeja pse Ylli Përmeti tregon në studimin përkatës lidhjen mes gjuhës greke dhe pellazge dhe pse ato janë të ngjashme...
Për më shumë, Ylli Përmeti, citon rreth një javë më parë: Kocaqi ose është vërtet sharlatane ose…njëlloj si sharlatanët e Greqisë të tipit “protothema” etj: pretendimi se “grekët” nuk janë grekë por shqiptarë që kanë turp ta thonë…mjafton t`i përgjigjesh me një ose disa qindra raste që kam patur me arvanitët dhe çamët në Greqi. Kur u flisja disave shqip, meqë kur u thosha jam shqiptar çeleshin si lulja, ma kthenin shqip por me zë të ulët: sepse kishin frikë nga represioni i shtetit greke―domethënë, nga penalizime të mundshme. Frikën ma përmendnin menjëherë sa herë unë ngrija zërin nga gëzimi. Kështuqë arvanitasit apo çamët në Greqi nuk kanë turp por frikë për shkak të represionit grek. Turp, në fakt, kanë shqiptarët e emigruar së fundmi: flasin greqisht se kanë turp të duken shqiptar sepse ky lloj turpi buron nga një shkak tjetër: se shqiptarët janë demonizuar nga grekët si kriminelë etj. Por kam njohur arvanitas, jo Aristidhin, të cilin s`pata mundësi ta takoja pavarësisht se doja shumë ta takoja, por të tjerë, që ishin tejet krenarë për origjinën e tyre. Njëri, për shembull, ishte nga Elefsina. Shtëpia e tij ishte ndërtuar me karakteristika shqiptare. Kishte, për shemmbull, simbole kombëtare të varur në mur (Skënderbeun etj.) dhe kishte tatuazh flamurin e vjetër shqiptar në gjoks.
Për këto simbole e të tjera si këto ishte luftuar nga shteti grek saqë e kishin lenë pa punë etj. Por ai dhe djali i tij nuk u përkulën: me krenari tregonin origjinën e tyre pavarësisht represionit. Vijmë tani, te pretendimi i sharlatanes Kocaqi se grekët jane shqiptarë duke shtuar “por nuk e tregojnë se kanë turp”…: po të shkojë historiania (që na paraqitet si “shkencëtare”) dhe të lexojë pak më shumë Herdotin do të kuptojë se në Pellazgji erdhën Jonianët ―vetë Herodoti ishte Jonian― dhe bashkëjetuan me pellazgët dhe zhvilluan një gjuhë të re në mijëvjeçarin e tretë: gjuhën arkaike greke. Po të shkojë dhe studiojë më tej historiania marrëdhëniet e krijuar mes Jonianëve dhe Pellazgëve do të kuptojë se biologjikisht është e pamundur të pretendosh se jonianët janë shqiptarë dhe shqiptarët jonianë: sepse pavarësisht disa epokave kur nuk jepnin dhe merrnin nuse, ata u gjaktrazuan. Pa përmendur fazat e mëpasme kur në Pellazgji erdhën popuj nga Lindja e Mesme dhe u trazuan në shoqëritë Pellazge…
Qendrimi i historianies se ata kanë turp dhe jo frikë nuk tregon realitetin e plotë të shtetit grek: sepse turpi buron nga shoqëria ndërsa frika, në këtë rast, nga represioni i shtetit. Kur historiania pretendon kështu, ajo nuk tregon represionin e shtetit grek të cilin në studimin përkatës e kam treguar duke filluar që nga antikiteti. Ajo s`tregon as se nga buron turpi.
Kujtoj se një njeri që pretendon se i përket shkencës, do të tregojë jo vetëm realitetin e plotë por dhe shkaqet. Ndryshe nuk mund ta marrim seriozisht në shkencë. Dhe Kocaqi e tillë është…problemi është se pas saj turren plotë trutharë ndërsa na edukon fëmijët në Universitet. Vallë të jetë e rastësishme që Universitete akreditojnë punë “shkencore” të tipit kocaqi?
Pyetja që duhet të marrë përgjigje në këtë “enigmë” është emërtimi i jonikëve si jonianë kur kjo fjalë kuptohet vetëm me shqipen...
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 696 reads