...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Koxhias vërtetoi Ylli Përmetin: Greqia hegjemonike dyfishon detin dhe merr sovranitet të plotë mbi të! (Video)

Ylli Përmeti ka parapublikuar një pjesë të një studimi ku tregon dhe parashikon pse ne humbasim dhe grekët fitojnë në bisedimet aktuale me Greqinë. Shumë naivë që s’kuptojnë gjeopolitikën dhe veglat e saj e konsideruan parashikimin e tij të nxituar dhe të tjerë dashakeq! Por ja që studiuesit nuk vonojnë të vërtetohen!

SHJ

29/06/2018 - 15:37

Kjo ishte arsyeja pse ne, “Shqipëriajonë.org”, ftoi shqiptarët në një protestë pasi i ftoi ata të kalonin nga kuptimi i problematikës: leximi. Dhe kjo ishte, gjithashtu, arsyeja, pse Ylli Përmeti ftoi milionerët tanë të kontribuonin në realizimin e një dokumentari tregjuhësor (anglisht, greqisht, shqip) ku do të shqyrtoheshin çështjet mes dy popujve tanë dhe do të demaskohësh përpjekja e Greqisë për të realizuar objektivin e saj afatgjatë në Shqipëri: asimilimin e mëtejshëm të popullit shqiptar…As për këtë objektiv fisnik nuk u përgjigjën “partiotët” milionerë! Por as edhe “patriotët” jomilionerë nuk u mobilizuan! Pa permendur masmedian dhe universitetin publik!

Mes të tjerash, Koxhias, citoi: Greqia ka interes të madh të zgjidhë problemet me fqinjët verior të saj, sepse së pari do të jetë fuqi hegjemonike përballë tyre; së dyti, sepse ata popuj menjëherë sa të largohen nga kontradiktat e tyre do të jenë me ne [grekët]; dhe së treti, sepse Greqia një problem ka –drejt lindjes [Turqine]- dhe rrjedhimisht është në interesin e saj të madh t’i mbyllë çështjet [me ta].

Përmbledhjen e intervistës së tij këtu: http://www.panorama.com.al/greqia-zbardh-paktin-e-kufirit-me-shqiperine-kotzias-do-dyfishojme-detin-territorial/

Lexo këtu studimin:  

Shitja e Shqipërisë nga klasa politike dhe akademike, ofensiva neoliberale greke dhe pasojat ogurzeza të marrëveshjes “Rama” me Greqinë

Pas minutës 55 Koxhias flet për bisedimet dhe realizimet: 

 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA