...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Krimet e televizioneve (Top Channel, Klan etj.) me fëmijët dhe forcat e dashurisë

Krimet që shkaktohen në televizionet private, nga regjizorët, drejtuesit e emisioneve dhe pronarët e televizioneve, fillojnë nga këngët dhe paraqitjet “seksi” për fëmijë, me përmbajtje dhe temp ‘seksual’, deri tek emisionet e tipit “dua të të bëjë të lumtur”

SHJ

04/03/2018 - 11:38

Nuk do të flas për gjithë krimet që shkaktohen në televizionet private, nga regjizorët, drejtuesit e emisioneve dhe pronarët e televizioneve: që fillojnë nga këngët dhe paraqitjet “seksi” për fëmijë, me përmbajtje dhe temp ‘seksual’, deri tek emisionet e tipit “dua të të bëjë të lumtur”. Gjithë qëllimi i këtyre emsioneve është të rrisin audiencën dhe jo të edukojnë njeriun. Përtej faktit që ky emision konkurron emisionin e Ardidit (“ka një mesazh për ty”) dhe nuk e ka kuptuar se nga buron lumturia, as drejtuesja, as regjizori e as pronari, do të flas, shkurt, për emisionet që për protagonistë kanë fëmijët. Emisioni në fjalë realizohet dhe transmetohet dhe në orët e vonshme të mbrëmjes — koha kur fëmijët duhet të jenë në gjumë!

Tre forcat e dashurisë; te fëmija ekziston vetëm një forcë; dy të tjerat i zhvillon kur rritet

Të gjithë kemi qenë fëmijë dhe dimë se nuk mund të dashurojmë siç dashurojmë kur rritemi: sepse nuk mund të zhvillojmë ndjenjë dashurie të llojit që zhvillojmë kur rritemi. Arsyeja kryesore është se kur rritemi nuk zhvillojmë vetëm dashuri për shkak të bukurisë së tjetrit por edhe për shkak të ndryshimeve biologjike që pësojmë. Hormoni dhe testosteroni luajnë rol vendimtar në këtë moshë. Pa këto hormone dhe pa organet përkatëse, ne nuk mund të zhvillojmë dashuri për gjininë e kundërt. Mund të zhvillojmë vetëm ‘dashuri’ shoqërore. Domethënë, dashuri që nuk zgjon ndjenja të tjera përveç ndjenjës së shoqërisë. Kjo lloj dashurie buron kryesisht nga kënaqësia (në lojë fëmijërore) që na shkakton tjetri. Nuk është, në fjalë të tjera, vetëm një forcë që na shtyn pranë njëri-tjetrit por dy forca: forca e jashtme (tiparet e jashte, silueta) dhe e brendshme (hormonet). Është dhe një forcë e tretë, të cilën pak njerëz e zotërojnë dhe e përdorin: dashuria për virtytet. Shumica zhvillojnë vetëm forcën e parë dhe të dytë; të tretën shumë pak njerëz. Në shoqëritë tona materialiste, forca e fundit zëvendësohet me forcën e pasurisë dhe të pushtetit: pas kësaj force rendin thuajse të gjithë njerëzit. Kjo është arsyeja pse themi se shumica e meshkujve (dhe femrave) lindin dhe vdesin fëmijë, për shkak të keqedukimit: sepse zhvillojnë vetëm ndjenjat e para – dhe si të tillë, nuk janë të qendrueshëm në dashuri: sepse njeriu që dashuron virtytet krahas bukurisë së jashtme do ta ruajë bukurinë e tjetrit pikërisht përmes dashurisë së virtyteve dhe përsosjes së tyre.

Dhuratë për vitin e ri 2018: ç’është, nga buron dhe si edukohet dashuria? (1)

Dhe kjo është arsyeja pse themi se fëmijët janë ‘aseksualë’. Dhe meqënse janë të tillë, ashtu duhet të edukohen: duke mos nënkuptuar ‘seksin’. Janë pronarët, regjizorët dhe gazetarët në dijeni të këtij ndryshimi? Aspak! Po prokurorët? Aspak! Po prindërit?  

Sidoqoftë, se cili është dëmi që shkaktohet kur fëmija paraqitet si i rritur, e kuptojmë kur kundrojmë për veten kur kemi qenë fëmijë dhe për ndryshimet e mësipërme. Përgjegjësi penale kanë dhe prindërit kur nuk ngurrojnë t'i dërgojnë fëmijët në emsione të tillë. Përgjegjësi ka dhe shoqëria që nuk reagon.

Përgjegjësia, në të vërtetë, buron nga dija për botën që na rrethon dhe veten dhe, kur nuk ka dije, gabohet. Dhe kur gabimet përsëriten, nga prindërit, drejtuesit e emisioneve dhe shoqëria, dhe nuk reflektohet, ne vazhdojmë të riprodhojmë krimet: sepse për krime bëhet fjalë...      

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA