...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Krimet politike të Veliajt si kryebashkiak

Këta janë krimet kryesorë që duhet të hetohen.

SHJ

21/03/2018 - 15:39

Nga tre vjet e ca në krye të Bashkisë së Tiranës - Veliaj ka kryer katër krime kryesore  - politike: vdekja e adoleshentit në vendgrumbullimin e mbetjeve në Sharrëz për të cilin Veliaj dhe Rama nuk denjoi, në dijeninë time, as të takonte familjarët! Ky lloj krimi është pasojë e pakujdesisë (pakujdesia me rradhë buron nga mungesa e dijes për të parashikuar gjëma ndërsa synojnë kryesisht të ulin koston e prodhimit dhe rrisin fitimet e vetes) së nënkontraktorit dhe lidhet drejtpërdrejt me krye-administratorin e bashkisë: Veliajn. Në sytë e drejtësisë Veliaj është përgjegjës sipas doktrinës së “pergjëgjësisë së deleguar”. Sipas të njëjtës doktrinë mund të dënohet Berisha për Gërdecin. Në fakt krimi vazhdon meqënse shumë fëmijë të varfër vazhdojnë të zhyten përditë në rreziqe shëndetësore duke mbledhur kanaçe etj.

Krimi i dytë, për nga rëndësia, është krimi me lejet e ndërtimit. Ky vjen pas krimit njerëzor sepse krimi njerëzor është gjithnjë i pari. Ky lloj krimi është disa herë krim: sepse po shfrytëzohen parátë e drogës (ky lloj krimi në sytë e drejtësisë quhet “larje parash”). Me këto pará po investohet kryesisht në ndërtim: ky lloj investimi është krim qoftë në raport me tregëtarët aktualë të ndërtimit (sepse ata do të dëmtohen ekonomikisht meqënse çdo ndërtesë e re shton ofertën) qoftë në raport me ekosistemin.

Krimi i tretë, është mbjellja e pemëve: sepse pemët po mbillen pa studim dhe për pasojë ato nuk mund të sigurojnë as jetë-gjatësi, as mund të kompensojnë nevojat e qytetarëve të qytetit me fruta dhe as garantojnë në përqindje të lartë mbajtjen e tokës nga ujërat dhe veprimtaritë njerëzore. Si të tilla, ato do të ngrejnë koston me një fushatë tjetër mbjellëse: sa më e vogël të jetë jeta e një bime aq më shpesh do të mbillet! Nuk është e rastit që për krizën ekologjike në Gjirokastër kam propozuar mbjelljen e vidhave. Ky lloj krimi, është ekonomik dhe social: sepse janë angazhuar seksione të ndryshme të shoqërisë për të bindur qytetarët se fushata e Veliajt është për t’u marrë shembull, kur dihet se mbjelljet janë spontane dhe pa kurrëfarë perspektive dhe propagandohen për të mbuluar krimin e betonizimit të mëtejshëm të Tiranës.

Ky krim shoqërohet me një krim tjetër, që është i karakterit mediatik: sepse Veliaj propagandon fushatën e tij – jo me gazetarë të atashuar pranë qendrave mediaktike me leje që supozohet se do të jenë ‘objektivë’ në paraqitjen e ‘propagandës’ por me punonjës “gazetarë” që e paraqesin propagandën sipas skenarit të Veliajt. Nëse vepronte njëlloj Enveri, për mbjelljet që u kryen përgjatë socializmit marksit, do t’i duhësh të qendronte përpara kamerave jo thjesht një copë herë por edhe natën: sepse Shqipëria u gjelbërua dhe u stolisë aq shumë sa sot na duket utopi. Këtë krim e riprodhojnë dhe televizionet kur pranojnë —duke nënvlerësuar punën e tyre dhe duke shkelur dhe deontologjinë gazetareske— videot e politikanëve.

Krimi i katërt, përmes të cilit kryebashkiaku tregon karakterin e tij të vërtetë, kriminal, është largimi i qenve të braktisur nga rrugët e Tiranës pa treguar se ku po i çon! Krime të tjerë pasojnë në punë të tjera –tenderuese dhe propaganduese- bashkiake. Këta janë krimet kryesorë që duhet të hetohen. Në këto krime marrin pjesë në përqindje të ndryshme edhe kryebashkiakët e tjerë.         

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA