...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

“Meshkujt e vërtetë janë gej”: Ylli Përmeti u përgjigjet idiotëve të televizioneve dhe Frojdit

Çani na thotë se “nuk çensuron” qendrimet që nuk përputhen me bindjet e tij! Por e vërteta qendron ndryshe: ai jo vetëm që çensuron por nuk e ndriçon fare të vërtetën me njerëzit që fton. Për këtë të fundit ka atashuar një bashkëbisedues, “pedagog” partie që s`ka mësuar asgjë nga pedagogjia...

SHJ

24/07/2021 - 09:34

Në vitin 2004 në Greqi u zhvillua një debat mediatik —i vetmi debat “publik” që ka mbetur, meqënse debati i drejtpërdrejt publik është eliminuar, falë kuadrit institucional të shtetit modern— lidhur me homoseksualizmin. Gazetarët, në padije të plotë rreth kësaj çështje, kur pyesnin homoseksualët —protagonistë në jetën sociale dhe mediatike në Greqi— se si dhe përse u bënë homoseksualë, këta përgjigjeshin, me të njëjtën padije se të gjithë janë homoseksualë — mjafton ta provojnë!

Një “debat” i ngjashëm u zhvillua nga Arjan Çani, në emisionin “Zona e Lirë” ose e “Shthurjes” siç e quaj unë, ku ishin të ftuar disa individë mes tyre dhe një homoseksual me banim në SHBA, i cili pyetjes “homofobët, sa shanse ka, që të jenë në një mendje me tenisten e famshme amerikane Bili Xhin King...se është më mirë që homoseksualët të shtohen sepse kështu rriten kërkesat për meshkujt e vërtetë”, i përgjigjet me: “mashkujt e vërtetë janë gej”! Emisioni përkatës ndiqet nga shumë njerëz dhe sidomos të rinj. Si i tillë, ai ndikon tek botëkuptimi dhe sjellja e tyre. Ndaj lind nevoja që emisione të tillë të kritikohen.

Çani na thotë se “nuk çensuron” qendrimet që nuk përputhen me bindjet e tij! Por e vërteta qendron ndryshe: ai jo vetëm që çensuron por nuk e ndriçon fare të vërtetën me njerëzit që fton. Për këtë të fundit ka atashuar një bashkëbisedues, “pedagog” partie që s`ka mësuar asgjë nga pedagogjia, i cili “tregimet” që tregon nga autorë të ndryshëm i tregon pa asnjë grimcë kritike. Si mund të kritikosh “përbindshat” e mendimit perëndimor pa dije? Për shembull, për çështjen e homoseksualizmit përmendi Frojdin.

Ky i fundit ka krijuar një teori rreth seksualizmit të cilën e besojnë shumë njerëz në kohën tonë, kryesisht sepse teoria e tij nuk është kritikuar dhe sepse është institucionalizuar nga psikologët dhe këta me radhë e riprodhojnë në popuj si autorin e të vërtetave përfundimtare!

Por teoria e Frojdit lidhur me zhvillimin e seksualitetit është tejet e gabuar. Për shembull, kur thotë se “një seksualitet polimorf origjinal si fillim kërkon kënaqësi gojore përmes thithjes së gjoksit të nënës...si fillim i paaftë të dallojë mes vetes dhe gjoksit [të nënës], fëmija shpejt kupton nënën si objektin e parë të dashurisë”.

Mjafton ky pohim që të kuptojmë se Frojdi kishte kuptim tejet të gabuar për zhvillimin e seksualitetit te njerëzit. Së pari, fëmija s`ka kujtesë për veprimet e tij qoftë edhe nëse ai ndjen një lloj kënaqësie kur ushqehet me qumshtin e nënës. Së dyti, fëmija zhvillon dashuri për nënën por kurrë nuk e sheh nënën si objekt dashurie ku përfshihet dhe seksi përjashto rastet kur ai rritet nga një prind i cili veprimtarinë seksuale të tij e zhvillon në prani të fëmijës.

Por edhe në këto raste jo detyrimisht fëmija tërhiqet seksualisht nga nëna siç na thotë Frojdi: sepse tërheqja seksuale shkaktohet kryesisht nga esencat e kundërta dhe nëna dhe fëmija kanë esenca të njëjta. Së treti, fëmija nuk ushqehet për hir të kënaqësisë siç na thotë Frojdi: por për hir të nevojës ose urisë. Uria e fëmijës shkaktohet që kur ngjizet: sepse zhvillimi i tij bazohet në ushqim si gjatë kohës kur është në bark ashtu dhe pas lindjes. Dhe siç dihet, bashkë me ushqimin shkaktohet dhe një lloj kënaqësie. Thënë ndryshe, kënaqësia shkaktohet nga ushqimi por është nevoja ose uria ajo që na bën të kërkojmë ushqim.                      

Por për ta kuptuar më shumë këtë problematikë ne duhet ta shqyrtojmë atë në tre nivele: biologjik, social dhe juridik dhe, në raport me dinamikën e sistemit.   

Lexo për më shumë

Padija dhe krimet e institucioneve me fëmijët: nga esencat gjinore, hetero dhe homoseksualizmi tek imagjinata dhe eksitimi

Ndiqe debatin në youtube 

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA