...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Milua: “në 1998 ambasadori amerikan, gjerman dhe italian ndaluan arrestimin e Berishës”

Qasja perëndimore —me mbajtjen e një të korruptuari në pushtet me qëllim që të përparojnë interesat e tyre ekonomike dhe gjeopolitike— riprodhon korrupsionin në pushtet meqënse çdo “berishë” që mbështetet nga perëndimi do të mendojë se “ata më duan mua pavarësisht se e dinë se jam i korruptuar”!

SHJ

29/12/2021 - 10:00

Po sjellim në kujtesë të popullit një pjesë të studimit të Ylli Përmetit mbi reformën në drejtësi meqënse shtoi një të vërtetë të madhe të rrëfyer nga Paskal Milua në një televizion që paguhet nga kursimet e popullit shqiptar por diktohet nga Athina, ABCnews, dhe rikundroi përfundimet:  

...Dhe nëse i shtojmë kësaj gjendjeje varësinë tonë politiko-ekonomike kundrejt vendeve perëndimore, drejtësi nuk do të ketë kurrë. Rolin e varësisë ekonomike kundrejt vendeve perëndimore e kuptojmë mjaft qartë nga rrëfimi i Paskal Milos, dikur ministër i jashtëm. Ai tha kur u pyet se nëse mund të arrestohet Berisha se “në 1998 organet e drejtësisë së asaj kohe synonin ose kishin ndërmend të bënin një akt të tillë mbështetur në ngjarjet e shtatorit për atë që u quajt grusht shteti. Atëherë kishte presion të madh që të mos vihej dorë mbi  Berishën, sot ndodh e kundërta. Kemi një diferencë 180 kthesë në qëndrim ndërkombëtar ndaj Berishës. Duke pasur parasysh atë fabulën që është tjerrur meqë erdhi Escobar mund të ndodhë një gjë e tillë me Berishën”.

Mirëpo çështja nuk shtrohet se nëse do të arrestohet Berisha por se nëse do të arrestohet edhe Rama dhe gjithë të tjerët që kanë gjymtuar dhe gjymtojnë Shqipërinë. Përgjigjja që marrim është se nuk do të arrestohen për sa kohë që ne jemi të varur nga pushteti politik dhe ekonomik perëndimor dhe përsa kohë që vendet perëndimore në Shqipëri nuk janë këtu për të vendosur drejtësi por kryesisht për të përparuar interesat e tyre ekonomike dhe gjeopolitike. Ja pse pavarësia ekonomike është parakusht për vendosjen e drejtësisë në vendin tonë. Kushdo që pretendon të vendosë drejtësi pa pavarësi ekonomike, do të përballet gjithnjë me “bllokadën” perëndimore.

Madje qasja perëndimore —me mbajtjen e një të korruptuari në pushtet me qëllim që të përparojnë interesat e tyre ekonomike dhe gjeopolitike— riprodhon korrupsionin në pushtet meqënse çdo “berishë” që mbështetet nga perëndimi do të mendojë se “ata më duan mua pavarësisht se e dinë se jam i korruptuar”! Qëllimi për të vendosur drejtësi bëhet edhe më i pamundur kur vetë Eskobari pohon se Amerika e Bajdenit do të përdor “një seri mekanizmash të reja që parashikojnë sanksione agresive kundër korrupsionit por jo detyrimisht kundër veprimtarive kriminale”! Ky argument nënkupton se veprimtaritë kriminale të Ramës apo çdo “rame” që përparon interesat e tyre, do të përjashtohen nga ligji dhe kështu “SPAK-u”, që diktohet nga perëndimorët, hesht!

Në këto kushte, të besosh se reforma do të sjellë në afat-shkurtër ndryshime serioze në sektorin e drejtësisë, do të ishte naivitet. Do të ishte njëlloj të besojmë se reforma (Prokuroria dhe Byroja) do të realizojë objektivin e saj kryesor — të luftojë krimin institucional: sepse mungojnë parakushtet (premisat) ndërsa një lloj konkurrence mes prokurorisë së përgjithshme dhe prokurorisë së posaçme do të zhvillohet dhe ajo mund të rrisë efiçencën e saj por kurrë nuk do të vendosë drejtësi!

Implikimet e reformës në drejtësi: gjykatës, prokurorisë së posaçme dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit (SPAK-ut)

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA