...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ministri i jashtëm grek ngatërron të drejtën ndërkombëtare ndërsa gazetari grek rrëfen të vërtetën për detin...

Gazetari guximtar Stavros Xhimas, me gjasa në dijeni të origjinës së tij arvanitase, sepse ndryshe nga shumë gazetarë grekë mban qendrime të vërtetë lidhur me kontributin e shqiptarëve në shtetkrijimin e Greqisë moderne…në një analizë citon një burim diplomatik grek lidhur me zgjidhjen e çështjes së detit se “propozimi” grek kundrejt Ramës “do të jetë i tillë saqë do ta ketë shumë vështirë ta refuzojë”

Ylli Përmeti

21/09/2020 - 20:16

Ministri i jashtëm grek, në fakt, e bëri të qartë në një intervistë për shtypin grek se nuk e kupton drejtë të drejtën ndërkombëtare:

“Shërbimet kompetente të ministrisë së jashtme po përpunojnë veprimet e nevojshme për zgjerimin e ujërave detare të Greqisë me 12 milje në Jon si fillim ndërsa do të përgatitemi për pasimin e zonave të tjera. Bëhet fjalë për të drejtë të posaçme e cila njeh për vendet, e drejta ndërkombëtare për Detin e cila nuk i nënshtrohet asnjë lloj kufizimi apo miratimit të ndonjë pale të tretë”, citoi Dendias mes të tjerash.

Qartësisht, ministri përkatës ngatërron të drejtën për t`u zgjeruar me 12 milje me zonat e posaçme ekonomike: sepse për këto të fundit nevojitet miratimi i palës me të cilën përballet.

Pas tij, gazetari guximtar Stavros Xhimas, me gjasa në dijeni të origjinës së tij arvanitase, sepse ndryshe nga shumë gazetarë grekë mban qendrime të vërtetë lidhur me kontributin e shqiptarëve në shtetkrijimin e Greqisë moderne…në një analizë citon një burim diplomatik grek lidhur me zgjidhjen e çështjes së detit se “propozimi” grek kundrejt Ramës “do të jetë i tillë saqë do ta ketë shumë vështirë ta refuzojë” duke përmendur “kartën e fuqishme” greke lidhur me orientimin e Shqipërisë për t`u integruar në BE dhe rolin e Greqisë në integrimin përkatës (sepse pa miratimin e saj Shqipëria nuk mund të përparojë integrimin!) dhe duke përfunduar se Athina duhet të respektojë interesat kombëtare të Shqipërisë pavarësisht “kartës” përkatëse. 

Por gazetari përkatës nuk e ka të qartë plotësisht ndërvarësinë që ka krijuar vendi ynë falë orientimit të tij dhe tërësinë e “armëve” gjeopolitike që mund të përdorë Greqia kundrejt nesh në çdo lloj negociatash që synojnë zgjidhjen e çështjeve me karakter kombëtar. Sidoqoftë, ai është shumë më i ndershëm se shumë gazetarë —hamendësisht të shitur— që përfshihen në debate publike në emisione si “Opinion”, “Open” dhe të ngjashëm si këta ku çorietojnë popullin me gjysëm të vërteta dhe shpesh të pavërteta.

Por çfarë mund t`i propozojë ministria e jashtme greke Ramës në “negociata” dhe ky i fundit do ta ketë të vështirë ta refuzojë? Fakti që pala greke e ka konceptuar “negociatën” me “propozim që është vështirë për ta refuzuar”, është  qartë se bëhet fjalë për një lloj “ultimatumi” në tryezë: ose merre kërkesën tonë ose lëre dhe jeto me pasojat!

Lexo për më shumë:   

Papërgjegjshmëria kriminale e klasës politike, akademike dhe gazetareske lidhur me detin Jon

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA