Miratohet kërkesa e “Shqipëriajonë” për shqipërimin e dokumentarëve për Kancerin
SHJ
02/05/2017 - 15:26
Kanceri në vendin tonë është kërcënuesi më i madh i jetës, veçanërisht i të rinjve. Për të njëjtën arsye, do të ishte e frytshme të sillnim për publikun dhe mjekët tanë zhvillimet e fundit në sektorin e mjekësisë me qëllim që të kuptojmë shkaqet e tij dhe të përgatisim kushtet social-ekonomike për ta luftuar atë me efektivitet. Një përpjekje e vyer është bërë nga një dokumentarist amerikan, Ty Bollinger, i cili ka dokumentuar zhvillimet e fundit për këtë sëmundje. Në respekt të punës së tij dhe ekipit të tij - ne bëmë kërkesë që ta shqipëronim atë.
Pas një procesi miratimi, disa javor, ne sot morëm lajmin se kemi të drejtë ta shqipërojmë atë.
Kështuqë ne do të punojmë tre vetë për ta përfunduar. Pas kancerit, ne do të shqipërojmë edhe një punë tjetër, nga i njëjti autor: vaksinat - veçanërisht për autizmin.
Ftojmë, me këtë rast, të gjithë humanistët të ndihmojnë me kursimet e tyre, me qëllim që të lehtësojmë punën e shqipërimit. Janë rreth 1200 faqe transkript që do të shqipërojmë dhe përpunojmë. Kështuqë luten të gjithë Humanistët të kontribuojnë. Kontribuesit, nëse kanë dëshirë, do të citohen në fund të çdo pune.
Ju faleminderit
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 38 reads