...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërmarrja inovative ‘Emante’ fillon prodhimin e peneleve “sanduiç” në Shqipëri

Ndërmarrja njoftoi se linja italiane e instaluar në impiantin e saj në Durrës do të fillojë prodhimin në fillim të muajit tetor. Ajo është linja më e madhe dhe më moderne në rajon dhe më gjerë

SHJ

19/09/2018 - 16:55

Në kuadër të qëmtimit të ndërmarrjeve inovative në Shqipëri dhe nxitjes së emulacionit në risi, po sjellim një ndërmarrje të re në llojin e vetë që nuk është vetëm inovative në teknologji por mund të përfshihet pjesërisht në industrinë e rëndë të metalurgjisë meqënse përpunon metale të rëndë dhe pjesërisht në industrinë e lehtë meqënse përpunon lëndë ndërtimi të lehtë për t`u transportuar dhe montuar: ndërmarrjen “Emante shpk”. Kjo ndërmarrje filloi përpunimin dhe montimin e paneleve “sanduiç” të importuar rreth një dekadë më parë dhe kaloi gradualisht në prodhimin e paneleve.

Si e tillë, ajo është risi dhe “monopol” në rajon. Dobitë e saj do të jenë pa dyshim jo vetëm për ndërmarrjen por edhe për vendin: sepse do të furnizojë gjithë tregun rajonal me lëndë të parë. Furnizimi në vetë-vetë e bënë atë të dobishme: sepse vendet fqinje (dhe jo vetëm) do të shpenzohen në vendin tonë. Ndërmarrja njoftoi se linja italiane e instaluar në impiantin e saj në Durrës do të fillojë prodhimin në fillim të muajit tetor. Ajo është linja më e madhe dhe më moderne në rajon dhe më gjerë.

Lidhur me prodhimin e paneleve “sanduiç” në Shqipëri, një tjetër dobi afatgjatë gjenerohet: dobija se paneli synon uljen e kostos së ndërtimit dhe rritjen e efiçencës në grohjen dhe ftohjen e ndërtesës. Dekadat e fundit janë bërë plotë studime nga institute europiane për avantazhet e paneleve krahasur me tjegullat. Janë ndërtuar, gjithashtu, plotë ndërtesa publike dhe private që tregojnë se avantazhet në fjalë janë të vërtetë. Panelet “sanduiç” kanë një fletë metali natyra e shtresës së cilës kalon nga një proces lyerjeje që është studiuar pikërisht në raport me efiçencën e saj.

Kështu, për shembull, ajo mund të lyhet për kushte klimatike të ndryshme dhe të kontribuojë jo vetëm në efiçencën e ndërtesës por dhe në ekosistem: sepse ndryshe nga tjegulla, e cila rrezet e diellit nuk i reflekton në shtresat e larta të atmosferës, përkundrazi, tjegulla i përthith ato gjatë ditës dhe i çliron gjatë natës në sipërfaqe të ulët (jo më lartë se m), duke kontribuar në ngrohjen e plantetit, paneli sanduiç i reflekton në shtresat e larta të atmosferës rrezet, për pasojë, shtresat e ulëta të saj të jenë më të freskëta gjatë natës por dhe gjatë ditës.

Këto efekte tashmë janë studiuar për një kohë të gjatë nga studiuesit e sektorit dhe janë integruar në ligjet e bashkimit europian. Për këto arsye dhe të tjera, BE-ja kërkon që teknologjinë përkatëse ta përhapë kudo dhe ka miratuar një direktivë përmes së cilës vendet duhet të përputhen dhe ta përdorin më shumë këtë teknologji. Qartësisht, teknologjia përkatëse, është e dobishme në shumë drejtime sidomos në Shqipëri ku ndërtesat përshkohen tejpërtej nga lagështia etj.                 

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA