...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërmarrjet me karakter inovativ në Shqipëri

Kriteri kryesor i yni për të vlerësuar një ndërmarrje drejtë është ulja e kostos së prodhimit dhe mënyrat që realizojnë këtë objektiv, rritja e cilësisë së tij dhe administrimi demokratik i ndërmarrjes –me gjithçka që nënkupton ky lloj administrimi...- dhe, krijimi i risive.

SHJ

22/02/2018 - 14:13

Qeveria e socializmit marksist shekullin e kaluar përpiqësh të nderonte dhe vlerësonte drejtë punën, si të puntorit të thjeshtë ashtu dhe të drejtorëve të ndërmarrjeve socialiste dhe institucioneve shtetërore. Por qeveritë e “demokracisë” përfaqësuese dhe tregut të marketingut të dekadave të fundit, ‘vlerësojnë’ vetëm pronarët e ndërmarrjeve private, megjithëse më shumë i përdorin për të financuar fushatat partiake se sa i vlerësojnë për përpjekjet e tyre. Për të njëjtën arsye, ne do të çelim një rubrikë për vlerësimin e ndërmarrjeve, publike dhe private. 

Dihet se Shqipëria vuan në një shkallë më të madhe krizën shumë-dimensionale (politike, ekonomike, sociale dhe ekologjike) që ka përfshirë thuajse gjithë vendet e planetit. Për të njëjtën arsye, do të ishte mirë, në kuadër zhvillimit ekonomik — të rritjes së cilësisë dhe uljes së kostos së prodhimit vendas dhe mbulimit të nevojave vendore, rritjes së eksporteve dhe uljes së dëmit ekologjik, për të cilin kemi kryer studime dhe e kemi objektiv si qendër mediatike dhe, konkurrencës në tregun ndërkombëtar, në këtë analizë kemi veçuar disa ndërmarrje që meritojnë të përmenden dhe spikaten për punën e tyre dhe ndiqen si shembuj zhvillimor. Kujtojmë se ne kemi parashtruar disa kritere për vlerësimin e drejtë të përpjekjeve të ndërmarrjeve private dhe publike.[1] Kriteri kryesor i yni për të vlerësuar një ndërmarrje drejtë është ulja e kostos së prodhimit dhe mënyrat që realizojnë këtë objektiv, rritja e cilësisë së tij dhe administrimi demokratik i ndërmarrjes –me gjithçka që nënkupton ky lloj administrimi...- dhe, krijimi i risive.

Një ndërmarrje me karakter inovativ dhe orientim bio-organik në sektorin e bimëve mjekësore është krijuar në Shqipëri që në vitin 1992: ajo quhet “Natyral-atc.com” ose “Medical Herbs-atc” (www.albaniatrading.com). Ajo synon të kontribuojë në këtë sektor me dijen e saj përpunuese duke prodhuar erëza, çajra dhe esenca bimore. Prodhimet e saj gjenden thuajse kudo në tregun e dyqaneve dhe farmacive. Ky është një sektor me mjaft perspektivë: sepse Shqipëria ka shumë male dhe kushte klimatike të përputhshme për zhvillimin dhe kultivimin e tyre. Mirëpo, më shumë dije dhe miradministrim kërkohet në këtë sektor: sepse Shqipëria me të vërtetë është një vend që prodhon bimë dhe është ndër të parat për prodhimin e bimëve mjekësore duke gjeneruar rreth 18 milionë euro nga eksporti dhe duke e rradhitur sektorin në vendin e dytë më të madh në eksportin bujqësor të vendit por ajo po shkaktërron ekosistemin në të cilin ato zhvillohen në format e tyre të egra dhe në disa raste, po shkatërron bimë të rralla për të cilat asnjë përpjekje s’është bërë për të ndërgjegjësuar popullatën që ushqehet nga ky sektor. Në Greqi, për shembull, ndalohet me ligj vjelja e bimëve të egra që kërcënohen me zhdukje. Gjithashtu, bimët shkulen në vend të këputen në një lartësi që ato të rimbijnë. Shqiptarët, për më shumë, shkojnë në Greqi për të mbledhur bimë të ndaluara dhe janë bërë, me të drejtë, problem për shtetin fqinj. Parë nga një perspektivë afat-gjatë, sektori ka të ardhme vetëm nëse bashkërendon dy objektiva njëherësh: krijon një kulturë dashamjedisore dhe bashkëpunon ngushtë me legjislativin me qëllim që të hartohet një ligj për ruajtjen e bimëve të rralla –ato që kërcënohen me zhdukje– dhe të punohet për dijësimin e popullatës lidhur me këtë problematikë, dhe një kulturë tjetër paralele, për dijësimin e popullit për efektet kurative që kanë bimët mjekësore në shëndetin e njeriut dhe ekonominë tonë si të tërë. Nëse këta dy objektiva realizohen në një shkallë të lartë, kërkesa për bimë mjekësore do të rritet, bashkë me fitimet e njerëzve të përfshirë në të, dhe shëndeti i popullit gjithashtu. 

Një ndërmarrje tjetër është “Frutomania”, në sektorin e frutikulturës, e cila ka bërë një përpjekje të mirë për të kontribuar në mirëqënien e popullit dhe ekosistemit: ambalazhet e saj janë të natyrës qelqore për arsye se lëngu i frutave që bartin është thuajse ‘bio’ dhe jo plastike. Prodhimet e saj kanë mbushur raftet e dyqaneve vendor dhe të huaj. Por ajo ende nuk ka realizuar prodhime “bio”. Domethënë, kultivimin e pemë-frutoreve pa pesticide, plehra kimike ose inorganike dhe hormone për më shumë se 5 vjet nëse përputhemi me kriteret që ka vendosur BE-ja. Dhe siç na kanë komunikuar drejtuesit e ndërmarrjes, ata janë duke punuar në këtë drejtim - duke e kthyer ndërmarrjen në një ndërmarrje me prodhim kryekëput bio-organik. Ky do të ishte një lajm i mirë për të gjithë popullin meqënse në Shqipëri jemi mbytur nga prodhimet kancerogjene. Sidoqoftë, kjo përpjekje është e pamjaftueshme për të sfiduar tregun sidomos kur dihet se BE-ja po përgatit me fondet e saj plantacione me kritere ‘bio-organike’ në Kubë për nevojat e saj. Putini, gjithashtu, ka nxitur sektorët përkatës për të shkuar drejt prodhimeve bio-organike. Shumë më shumë përpjekje duhen nga prodhuesit tanë për të rigjallëruar bujqësinë, blektorinë dhe frutikulturën. Ne kemi publikuar një studim për këtë çështje dhe kemi treguar shkaqet se pse bujqësia, blektoria dhe frutikultura është shkatërruar dhe si mund të zhvillohet[2]...ndërsa ministria e bujqësisë vazhdon të bëjë të paditurën!

 

Një tjetër ndërmarrje me karakter kontribues në mirëqenien tonë, është “Albamer”. Kjo është një ndërmarrje që aktivizohet në sektorin e ndërtimit, veçanërisht në furnizimin e tregut me mermer. Vitin e kaluar ajo krijoi linjën e saj për prerjen e mermerit. Më parë, mermeri porositësh jashtë vendit, kryesisht në Itali, dhe vinte i prerë. Tashmë, prerja realizohet në vendin tonë. Në vetë-vete ky objektiv ul koston e prodhimit, krijon një tjetër ‘monopol’ në rajon dhe rrit fitimet për njerëzit e përfshirë në këtë sektor. Sidoqoftë, kujtojmë se në Shqipëri është krijuar një “ideologji” sipas së cilës po ndërtohen për vdekurit banesa me mermer duke shpenzuar miliona kur dihet se për të gjallët veprohet ndryshe! Ky ka qenë burimi kryesor i kërkesës vitet e fundit për sektorin. Por “ideologjia” në fjalë herët a vonë do të tronditet dhe “Albamer” duhet të ‘balancojë’ veten në treg. Përgjithësisht mund të thuhet se kërkesa do të bierë në afat-mesmë në këtë sektor jo vetëm për shkak të ‘tronditjes’ së ideologjisë mbizotëruese por kryesisht për shkak të rënies në vetë-vete të kërkesës – të fuqisë blerëse nga klasat e ulëta të shoqërisë. Por duke ditur se klasa e lartë do të vazhdojë ta blejë mermerin dhe ndërmarrja është monopol në rajon, ajo mund të balancojë veten.

Një ndërmarrje tjetër me karakter ‘revolucionar’ operon në sektorin e ndërtimit, vaçanërisht duke kontribuar në infrastrukturën rrugore. Ajo quhet “Shkëlqimi 07”. Megjithëse ka bërë shumë punë me kosto të ulët, për shkak se ka integruar teknologji të lartë, dhe ka shumë punë për të bërë —për ta çuar ndërmarrjen në kriteret që përmendëm më lartë— drejtori i saj, Çimi, siç e quajnë puntorët, nuk drejton duke udhëruar nga zyra por kryesisht duke vepruar në terren bashkë me punëtorët. Kjo është një “etikë komuniste” dhe ne e vlerësojmë shumë: sepse njeriu që drejton një ndërmarrje vetëm duke urdhëruar pa u përfshirë vetë fizikisht në procesin e prodhimit është një drejtues i keq: sepse as i ndihmon punëtorët në procesin e prodhimit as i kupton ata kur nuk kalon nga dhimbja e punëtorëve as edhe i udhëheq ata me veprime: si i tillë, ai do të jetë dhe i padrejtë me ta dhe herët a vonë do të krijojë kushtet për abuzime, protesta dhe dhunë. Sidoqoftë, kësaj përpjekje i mungon themelimi i vendimeve demokratike në vendin e punës ku vendosen objektivat bashkë me punëtorët, shqyrtohen rolet e punëtorëve në lidhje me objektivat dhe të gjithë bashkë veprojnë dhe punojnë. 

Këto janë disa nga ndërmarrjet që vlerësuam se meritojnë vëmendjen tonë në këtë rubrikë. Së shpejti do të vijmë me ndërmarrje të tjera. Ata që besojnë se meritojnë të vlerësohen sipas kritereve të mësipërme, të na kontaktojnë.              

 

[2]Shkaqet e shkatërrimit të ekonomisë sonë: bujqësisë, blektorisë dhe arrorëve.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA