...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Ndërtohet rafineria e pasurimit të bakrit në Spaç nga turqit: pronarët e huaj - skllevër shqiptarët

Kujtojmë se Turqia është ndër vendet që ka vrarë më shumë minatorë në vendin e saj - dhe, kur s'janë të aftë për minierat e tyre, si mund të jenë për ne dhe punëtorët shqiptarë? Pa përmendur faktin tjetër se sa fitime do të sjellë për buxhetin e qeverive shqiptare...dhe shfrytëzimin barbar të shqiptarëve në tokën e tyre nga turqit e të tjerë si ata!

05/01/2018 - 16:38

Miniera e bakrit në Spac, e cila gjatë regjimit komunist shfrytëzohej me punën e ish të burgosurve, është riaktivizuar sërish.

Kompania turke Tete Albania, e cila ka me koncesion industrinë e bakrit në Shqipëri, ka përfunduar ndërtimin e fabrikës së pasurimit të bakrit në Spac, përmes një investimi i cili vetëm në fazën e parë ka kushtuar mbi 11 milionë dollarë.

Sipas projektit, fabrika ku do të punësohen mbi 300 vetë pritet të fillojë nga puna në shkurt ose mars të këtij viti për të pasuruar bakrin e nxjerr nga miniera pranë ish burgut famëkeq.

Projekti i kompanisë parashikon që ne minierën e Spaçit të prodhohen rreth 19.7 mijë tonë koncentrat bakri në vit për dhjetë vitet e ardhshme. E gjithë kjo sasi bakri do të pasurohet në fabrikën e sapondërtuar, një proces, i cili rrit vlerën për eksport duke sjellë më shumë përfitime për ekonominë vendase.

Spaci është miniera e dytë më e madhe e bakrit në Shqipëri pas asaj të Munellës. Ajo është ngritur që në vitin 1954 dhe gjatë periudhës së regjimit komunist është shfrytëzuar përmes punës së të burgosurve. Studimet e fundit tregojnë se, kjo minierë ka një rezervë të shfrytëzueshme bakri prej 2.8 milionë tonësh.

Gjatë viteve të fundit industria e bakrit është përballur me probleme për shkak të rënies së ndjeshme të cmimeve si pasojë e krizës globale. Por me rimëkëmbjen e ekonomisë botërore, industria minerare duket se ka nisur të rigjallërohet. Top Channel   

Më Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA