...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Nëna me tre fëmijë lihet në qiell të hapur nga komuna “Dajt” e bashkisë “Tiranë”

Një Nënë me tre fëmijë dhe e ndarë nga bashkëshorti është lënë pa ndihmë nga komuna “Dajt” e bashkisë së Tiranës

SHJ

07/05/2020 - 10:33

Një Nënë me tre fëmijë dhe e ndarë nga bashkëshorti është lënë pa ndihmë nga komuna “Dajt” e bashkisë së Tiranës. Ajo na shkruajti pak ditë më parë se kishte nevojë për ndihmë. Më konkretisht, për një çadër, sepse rulota ku banon, të cilën ia kishin dhënë dy muaj më parë, fut “ç`bie jashtë - brenda”; dhe për ushqime. Nuk është Nëna e parë që na shkruan. Janë të shumta. Ne u kemi shkruajtur bashkive përkatëse për to dhe nuk e dimë se ç`kanë bërë.

Sidoqoftë, duke ditur se bashkitë veprojnë dhe nuk veprojnë, jemi munduar t`i drejtomë paralelisht në fondacionet “bamirëse”, meqënse na paraqiten si më të përshpirtshëm dhe më efiçentë. Njëri që na ka “bindur” deri diku për mirorganizimin e tij, “The Kokalari Foundation”, nuk ka vepruar: nuk u ka kthyer përgjigje!

Një mundësi të tillë e dyshoi Ylli Përmeti në faqen e tij duke ftuar fondacionin përkatës të mbante qendrim. Por reagimi i fondacionit ishte i pamatur meqënse ngatërroi ‘hamendësimin’ e Përmetit me ‘moral’ ndërsa u përpoq ta sfidonte atë lidhur me faktin se fondacioni ka shumë thirrje dhe se ai, krahasuar me Përmetin, kontribuon më shumë në shoqëri!

Sidoqoftë, “debati” u mbyll dhe Nëna kishte nevojë për ndihmë.  

Nëna ka kërkuar ndihmë në Komunën përkatëse por ata i kanë thënë të shkojë në Bashki. Dhe duke ditur se bashkitë janë më shumë “celula” korrupsioni se sa institucione që u përmbahen ligjeve, drejtësisë dhe detyrave institucionale, meqënse burojnë nga qeveri të korruptuara, denoncojmë këtë rast si një rast që ilustron edhe një herë natyrën e institucioneve tona me qëllim që të “skuqim” faqen e Komunës dhe Bashkisë!

Zonja banon në Komunën “Dajt”, Lanabregas 2, filiali ushtarak. Nr i saj tel është: 0682655042.

Shih videon:         

   

Video: 
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA