Nga Karpanthos, Karaibe në Shqipëri: është e vërtetë se tërmetet nuk ndikojnë tek njëri-tjetri?
Argumenti i sizmolgëve është pjesërisht i vërtetë dhe pjesërisht i gabuar sepse i shohin tërmet të izoluar nga njëri-tjetri kur duhet se planeti ynë është ‘një trup e vetëm’ dhe si tillë, çdo “trazirë” në një kënd të tij mund të ndikojë në një kënd tjetër
Ylli Përmeti
29/01/2020 - 14:32
Pak ditë pas tërmetit në lindje të Turqisë, një tjetër u shënua në jug-lindje të ishullit grek Karpathos me magnitutë 5.2 dhe thellësi 23 km, për të cilin sizmologët grekë thanë se s`ka asnjë lidhje me tërmetin që goditi Turqinë...ndërsa një tjetër pasoi pas dy ditësh me magnitutë 5.9 të shkallës rihter; pak orë më pas u shënua një tërmet shumë i fuqishëm në ishujt Karaibe me magnitutë 7.7 pas të cilit pasoi një cunam i shkurtër, kryesisht sepse tërmeti ishte afër sipërfaqes (10 km); dhe pas pak minutash u shënua një tjetër tërmet në Shqipëri (me epiqendër në zonën e Fushëkrujës) me magnitutë 4.9 për të cilin Ormeni tha se ishte pjesë e pasgoditjeve të tërmetit të nëntorit dhe s`ka asnjë lidhje me tërmetin e Turqisë sepse ai ishte pasojë e pllakës së Anadollit e cila shtyhet me pllakën aziatike!
Por dimë se pllakat tektonike nuk shtyjnë vetëm njëra tjetrën por janë dhe të bashkuara jo vetëm me njëra-tjetrën por dhe me “zemrën” e tokës: në këto kushte do të ishte absurde të pretendosh se tërmetet nuk kanë lidhje me njëri-tjetrin. Ata s`kanë lidhje vetëm në një kuptim: se burojnë nga pllaka të ndryshme tektonike. Por ngaqë pllakat lidhen si mes tyre ashtu dhe poshtë tyre, tërmetet që shkaktohen në një pjesë të planetit, mund të ndikojnë në aktivizimin e një tërmeti tjetër. Kështuqë, argumenti i sizmolgëve është pjesërisht i vërtetë dhe pjesërisht i gabuar sepse i shohin tërmet të izoluar nga njëri-tjetri kur duhet se planeti ynë është ‘një trup e vetëm’ dhe si tillë, çdo “trazirë” në një kënd të tij mund të ndikojë në një kënd tjetër!
Cilësia e lartë gazetareske kërkon përkushtim dhe dashuri. Ju lutem ndajeni këtë artikull me të tjerë duke përdorur vjegzën/linkun përkatëse
- 24 reads