...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Pabarazia ulet këmbëkryq në Shqipëri: 99% e shqiptarëve pa kursime; 1% me miliona

Shumica dërrmuese e familjeve shqiptare kanë të ardhura vetëm sa për konsum dhe nuk ia dalin dot të kursejnë para

Top Channel

29/08/2018 - 08:48

Sipas një analize të Agjencisë së Depozitave, në total individët shqiptarë kanë 2.4 milionë llogari bankare. Por pjesa dërrmuese e tyre janë llogari pagash ose depozita të vogla dhe vetëm 24 mijë shqiptarë, ose më pak se 1% e totalit të popullsisë ka kursime bankare më të larta se sa 50 mijë euro.

Depozitat në banka janë forma kryesore ku familjet shqiptare ruajnë kursimet e tyre financiare, duke zënë 80% të totalit të kursimeve, ndërsa pjesa e mbetur janë fondet e investimeve dhe letrat me vlerë të qeverisë.

Sipas të dhënave zyrtare, në fund të vitit 2017 totali i depozitave që familjet kanë në banka arriti në 922 miliardë lekë ose rreth 7.5 miliardë euro. Por, siç tregojnë të dhënat nga Agjencia e Depozitave, vetëm 1% e individëve ia kanë dalë të kursejnë mbi 50 mijë euro, ndërsa pjesa tjetër ka më pak se kaq.

Numri i pakët e individëve që kanë më shumë se 50 mijë euro kursime tregon se pjesa dërrmuese e familjeve shqiptare ka të ardhura vetëm sa për konsum dhe e ka të pamundur të kursejë para’ mjaftueshëm për të qenë e mbrojtur nga situatat e vështira ekonomike.   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA