...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përmeti, nga “Qytet Hero” me dhjetra institucione në xhami, kisha dhe fasoneri

Përmeti bashkë me rrethinat e tij, kishte 8 shkolla të mesme, 36 shkolla 8-vjeçare, 112 kopshte, 58 muze, 2 shtëpi-muze, 112 biblioteka, 14 shtëpi kulture, 58 vatra kulture, 2 kinema, degën e Lidhjes së Shkqimtarëve dhe Artistëve, 3 spitale, 22 shtëpi lindjeje, 15 ambulanca, 19 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator klinik dhe baktereologjik

SHJ

14/06/2020 - 14:49

Përmeti u shpall “Qytet Hero” në gjysmëshekullin realkomunist dhe patjetër Enver Hoxha e nxiti këtë emërtim special, sepse këtu në maj 1944 u mbajt një kongres, i cili ngriti për herë të parë qeverinë e Partisë Komuniste Shqiptare. Gjithsesi sistemi politik i para nëntëdhjetës i njihte edhe merita të tjera Përmetit. Në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar” të vitit 1985 shkruhet dukshëm se në këtë qytet “zhvilluan veprimtari patriotike një varg figurash të shquara”.
 
Sipas këtij Fjalori, Përmeti bashkë me rrethinat e tij, kishte 8 shkolla të mesme, 36 shkolla 8-vjeçare, 112 kopshte, 58 muze, 2 shtëpi-muze, 112 biblioteka, 14 shtëpi kulture, 58 vatra kulture, 2 kinema, degën e Lidhjes së Shkqimtarëve dhe Artistëve, 3 spitale, 22 shtëpi lindjeje, 15 ambulanca, 19 klinika dentare, 9 farmaci, 1 laborator klinik dhe baktereologjik. Po ashtu në zërin “Përmet” të “Fjalorit Enciklopedik Shqiptar” të vitit 1985 thuhet se në këtë qytet “Janë zhvilluar beteja të rëndësishme kundër pushtuesve nazi-fashistë, të cilët e dogjën qytetin katër herë”.
 
Autorët e këtij Fjalori, profesorë dhe akademikë të shquar me në krye Aleks Budën, kanë fiksuar në letër edhe këtë detaj historik: ndërsa Shqipëria u çlirua në 29 nëntor 1944, qyteti i Përmetit këtë ngjarje të shënuar e gëzoi 14 muaj më parë: në 13 shtator 1943, pra me kapitullimin e Italisë.
 
Përmeti është i veçantë sepse vetëçlirohet më herët se të tjerët: e pati shkëputur veten prej Perandorisë Osmane pesëmbëdhjetë muaj para aktit ngadhënjimtar të Vlorës: në 14 gusht 1911. Këtë ditë në qytet u vendos një pushtet i përkohshëm lokal. Me këtë rast konsulli austrohungarez nga Janina njoftonte ministrin e jashtëm të perandorisë në Vjenë se ishte informuar, që banorët e Përmetit, pasi kishin dëbuar kajmekamin, patën shpallur dhe autonominë.   
 
Shkëputur nga një analizë e Ylli Polovinës, “Gazeta Shqiptare” në 4 tetor 2018
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA