...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Përqendrimi i pushtetit ekonomik dhe gazetarët shtyjnë punëtorët në metropole

Duke shpërnjohur rëndësinë e lëvizjeve demokrafike dhe shkaqet pse këto qytete ofrojnë më shumë mundësi punësimi, gazetarët e elitave e shtrojnë kështu problematikën: Jeni në kërkim të një pune? Ja emrat e dy qyteteve që ofrojnë mundësi më të mëdha!

Monitor

01/08/2017 - 15:47

Nëse jeni në kërkim të një pune, ka më shumë shanse që ta gjeni në Tiranë, ose në Durrës, teksa bizneseve që ndodhet në kryeqytet dhe qytetin bregdetar u ka ecur më mirë aktiviteti.

Tirana dhe Durrësi janë qarqet kryesore që kanë kontribuar në rritjen ekonomike të vendit në vitin 2015, të ndjekura nga Dibra, sipas të dhënave që raportohen nga INSTAT. Punonjësit e këtyre qarqeve kanë pasur më shumë punë dhe më shumë shanse se rajonet e tjera për të përfituar më shumë të ardhura. Ndërsa qarqet e tjera kanë parë një rënie të prodhimit, ose rritje minimale të tij.

INSTAT raportoi se në vitin 2015, kontributin më të madh në rritjen ekonomike për vitin 2015, e ka dhënë Qarku Tiranë me +2,1 pikë përqindje, pasuar nga Qarku Durrës me + 0,76 pikë përqindje dhe Qarku Dibër me +0,36 pikë përqindje.

Kontributin më të ulët në rritjen ekonomike e ka dhënë Qarku Fier me -0,81 pikë përqindje, i pasuar me Qarkun Elbasan me një kontribut prej -0,21 pikë përqindje dhe Qarkun Gjirokastër me një kontribut prej  -0,15 pikë përqindje.

Në Tiranë, sipas të dhënave të INSTAT, ekonomia u rrit me 5.51% gjatë vitit 2015. Kryeqyteti shqiptar kontribuon në gati 40% të ekonomisë totale të vendit, teksa pesha e tij është rritur me gati dy pikë përqindjeje në raport me një vit më parë.

Në kryeqytet veprojnë rreth 57 mijë bizneset, apo rreth një e treta e totalit të sipërmarrjeve në vend (përfshirë dhe ato fermere), nga të cilat 30% janë administratore femra. Sektori që ka peshën kryesore në ekonominë e kryeqytetit është “tregtia, hotelet dhe shërbimet”, me 22% të totalit, i ndjekur nga “administrata publike, arsimi, shëndetësia”, me 14.7% dhe i treti është ndërtimi, me 13.4%.

Në Durrës ka gjithsej rreth 14 mijë ndërmarrje, nga të cilat 20% janë me administratore femra. Durrësi kontribuoi me 9.3% të prodhimit të brendshëm bruto në 2015-n. Ekonomia e Durrësit u rrit me 8.2% në vitin 2015. Edhe në Durrës, aktiviteti kryesor është në fushën e tregtis,ë hoteleve e shërbimeve, me 24.4% të totalit, i ndjekur nga industria përpunuese me 16.7% dhe ndërtimi me 12%.

Qyteti surprizë që ka ndikuar i treti rritjen ekonomike është Dibra, që lidhet kryesisht me zhvillimin e industrisë minerare në atë zonë. Ekonomia e Dibrës u rrit me rreth 11% në vitin 2015. Në qarkun Dibër përfshihet dhe Bulqiza, e njohur për rezervat e kromit dhe ku kompania më e madhe AlbChrome raporti një rritje prej 25% të të ardhurave në 2015-s, sipas bilancit të saj zyrtar. Pavarësisht rritjes, kontributi i Dibrës në ekonominë e vendit mbetet minimal, në 3.3%, ndërsa sektori që jep peshën kryesore është bujqësia me rreth 44% dhe industria nxjerrëse me rreth 22%.

Fierakët kanë qenë më të pafatët në vitin 2015. Pasi ky qark kishte kontribuar me 0.59% të rritjes ekonomike në vitin 2014, në 2015-n, kontributi ka qenë negativ, me -0.81%. Ngadalësimi i aktivitetit të Bankers Petroleum, që shfrytëzon zonën me rezervat më të mëdha në tokë të naftës, atë të Patos Marinzës, si rrjedhojë e konjukturës së pafavorshme të çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Të ardhurat e Bankers Petroleum ranë me 46% në vitin 2015, sipas bilancit të saj zyrtar, çka ka ndikuar negativisht në kontributin e saj në rritjen ekonomike të 2015-s. Fieri kontribuon me 13.5% në PBB-në e vendit, ku sektorët me peshën kryesore janë bujqësia me 41% dhe industria nxjerrëse me 24%.

Ekonomia ka qenë në rënie në 2015-n edhe në qarqet e Vlorës, Gjirokastrës, Elbasanit dhe Kukësit, teksa ky i fundit rezulton dhe qarku më i varfër i Shqipërisë.   

Me Të Lexuar

  • Viewed
  • Past:
  • Dita
  • Java
  • Muaji
Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA