...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Plasi, edhe një herë, hipokrizia: nga demagogët politikë te fetarët

Sot kremtohet Bajrami nga fetarët muslimanë. Lidhur me këtë kremtim, dhimbje të shkakton fakti se ndërsa fetarët përkatës krenohen për “sakrificën” gjatë ramazanit dhe kurbanin gjatë bajramit, demagogët e partive uruan...me Ramën të tregojë “kantieret e xhamive [që] po rilindin”...

SHJ

21/08/2018 - 12:38

Por ndërsa demagogët e partive (pushteti politik) kanë çdo arsye t’i pëdorin fetarët për vota dhe qendrat e huaja të feve përkatëse për ekspansion, vetë fetarët, e kanë kuptuar se shtiren kur na tregojnë se ndihmojnë të varfërit gjatë ramazanit dhe kur nuk na tregojnë se shkaktojnë dhimbje te kafshët që ‘kurbanizojnë’?

“Sakrifica” e agjërimit, për shembull, që kulmon me kasaphanën e kafshëve, çfarë synon? Shpërblim nga zoti, në këtë apo jetën tjetër – sepse gjatë kësaj faze fetarët kursejnë nga agjërimi dhe supozohet se kursimin nga agjërimi ia japin tjetrit – njeriut në nevojë…të varfërit. Por përtej faktit se tjetri nuk ndihmohet me lëmosha agjërimi të fetarëve –por me dije, punë dinjitoze dhe krijuese dhe jetë politike dhe sociale, shkurt, jetë virtuoze— dhe faktit tjetër se sa tepërica krijohen gjatë kësaj faze dhe se sa drejtë shpërndahen ato nga njerëzit e fesë, nëse ndonjë tepëricë krijohet, dhe se nuk kemi parë ndonjë ndryshim të madh në shëndetin e të tjerëve nga këto “sakrifica” dhe as do të shohim ndonjë herë, as te shëndeti i agjëruesit, sepse të rrishë pa ngrënë gjithë ditën dhe të ushqehesh në mbrëmbje dëmton shëndetin në vend ta ndihmosh atë...nuk është qëllimi përfundimtar i gjithë kësaj “sakrifice” ‘shpërblimi’ nga zoti?

Pikërisht për këtë arsye —se qëllimi përfundimtar është ‘shpërblimi’ dhe jo ‘mirësia’ – sepse njeriu i mirë vepron mirë për hir të mirësisë dhe jo për hir të shpërblimit—themi se gjithë “sakrifica” fetare e agjërimit është një tjetër hipokrizi! Njëlloj është kurbanizimi i kafshëve: sepse fetarët nuk konsiderojnë dhimbjen që shkaktojnë tek ato kur kulmon kremtimi. Sa kafshë u torturuan këto ditë në transport e thertore? Miliona! Pse? Sepse fetarët nuk shqetësohen për dhimbjen që shkaktojnë tek ato por veç për ‘shpërblimin’...

Gjykuar nga këta fakte dhe të tjerë të ngjashëm me këta, lind pyetja: çfarë festojnë fetarët: hipokrizinë apo mirësinë?   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA