...lufta fillon me kuptimin e shkaqeve të krizave dhe ajo vazhdon me ndryshimin e mendësisë dhe praktikës...

Protesta studentore vazhdon të jetë e drejtë, spontane dhe e pjesshme

Protesta studentore —pas një viti­— nuk ka ndryshuar frymë: ajo vazhdon të jetë e drejtë (por dhe e padrejtë në një kërkesë, në shkaqe dhe efekte), spontane dhe pjesshme

Ylli Përmeti

24/11/2019 - 08:22

Mund të them, si mbështetës i protestave të studentëve por me rezerva dhe çdo proteste të drejtë, se protesta studentore —pas një viti­— nuk ka ndryshuar frymë: ajo vazhdon të jetë e drejtë (por dhe e padrejtë në një kërkesë, në shkaqe dhe efekte), spontane dhe pjesshme—  sepse ndërsa kërkesat janë të pjesshme ajo vazhdon ta ruajë spontanitetin e saj pa reflektuar për natyrën e këtij lloji spontaniteti (ai është i dëmshëm). Për shembull, lidhur me kërkesën që studentët të kenë të njëjtën fuqi vote me pedagogët në zgjedhjet universitare ndërsa nuk përmendet fare hapja e universitetit kundrejt shoqërisë!

Përtej plotësimit të kërkesave: si mund të marrë karakter vërtet revolucionar protesta e studentëve?

Por janë edhe problematikë, në kuptimin që nuk e lidhin reformën në arsimin e lartë me Deklaratën e Bolonjës të cilën e kanë nënshkruar të gjitha qeveritë anëtare të BE-së për arsyet që kam treguar në studim. Efekti i moslidhjes së reformës me Deklaratën e Bolonjës është se krijohet një iluzion mes studentëve por dhe pedagogëve dhe popullit se po të dalë një qeveri e re nga radhët studentore ajo do ta shpërnjohë Deklaratën e Bolonjës! Por fakti është se ajo nuk mund ta shpërnjohë për sa kohë që vendi ynë synon të integrohet në BE dhe globalizmin neoliberal.

Rezultati i këtij qendrimi është se një tjetër qeveri “e majtë” vjen që kur është në opozitë nuk i tregon të vërtetat e mëdha (por tregon të vërteta të vogla) dhe kur ngjitet në pushtet vepron njëlloj si pararendësit, sepse po e përsëris: se struktura ekonomike parapërcakton politikat e një qeverie. Aktualisht struktura jonë ekonomike është thuajse krejtësisht neoliberale dhe kaq vite supozohet se pedagogët të paktën e kanë kuptuar natyrën e saj në mos nga unë, nga studimet që zhvillojnë vetë. Por nuk po shoh të studiojnë dhe kuptojnë! Kështu, për shembull, qendrimi i Arlind Qorit se Rama “është i gatshëm të ndryshojë gjithçka në dukje por mos të ndryshojë asgjë në përmbajtje”, rrezikon që kur Arlindi të qeverisë, të veprojë njësoj si Rama!

Krahas strukturës së ekonomisë, nevojitet dhe kuptimi i drejtë i efekteve të integrimit në BE nga populli, të dobive dhe jodobive, përpara se të kërkojnë politika joneoliberale nga qeveria “Rama”: sepse nëse struktura ekonomike parapërcakton natyrën e politikave – mbështetja e popullit për t`u integruar në BE, luan rol vendimtar gjithashtu: sepse nëse vjen në pushtet një qeveri e re dhe befas kupton se Deklarta e Bolonjës është e drejtë në raport me realitetin e ri tregëtar që është krijuar dhe i thonë atij se fajin tani na e ka “Deklarata” përkatëse dhe jo qeveria…si do ta përligjin argumentin kur në opozitë nuk e përmendin si shkakun kryesor të natyrës së reformës në arsimin e lartë?!

Lufta kundër universitetit, dijes dhe popujve: nga Britania dhe Amerika në Shqipëri*

Të njëjtin efekt ka argumenti se në Shqipëri nuk ka ministra [të pavarur] por vetëm një kryeministër i cili dikton dhe firmat e tyre (po aty: Qori) kur vite tashmë tregoj se kryetarët e partive diktojnë gjithçka (jo hollësitë por orientimin tërësor të ministrive) si në parti ashtu dhe në qeveri dhe më kryesorja tregoj se pse diktojnë gjithçka dhe nuk kam ‘dyshime’ siç ka Arlndi por ‘bindje’ të plotë gjykuar nga faktet ekzistuese: ky qendrim i padrejtë në raport me realitetin partiak dhe qeveritar krijon efektin se qeveria e re do të jetë demokratike në qeverisje por pa treguar as realitetin e plotë të partive ekzistuese dhe pse është ashtu siç është as edhe një realitet të ri, në një qeverisje demokratike!          

   

Albania Web Design & Development by: WWW.FIT.ALFIT.AL WEB DESIGN ALBANIA